MTI iu informon për procedurat që duhet ndjekur kur ankoheni për kompani ajrore

Periskopi.com Lajme

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ndau informata të rëndësishme për procedurat e ankimit për të gjithë personat që udhëtojnë nëpërmjet Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

Për të dytin vit, në objektin e aeroportit, e gjeni edhe Zyrën e MIT për Ankesa dhe Kërkesa të Pasagjerëve.

MIT në rast të mohimit të embarkimit, vonesave të gjata, apo anulim fluturimi ju fton të ndiqni procedurat e ankimimit.

Mbrojtje për të gjitha këto u siguron Rregullorja 2008/5 për mbrojtjen e udhëtarëve, që është e njëjtë me Rregulloren 261/2004 të Bashkimit Evropian.

Të gjithë udhëtarët që kanë ankesa për një kompani ajrore, duhet ta plotësojnë formularin e BE-së të cilin mund ta gjejnë në ueb faqen e MIT dhe të njëjtën ta paraqesin në kompaninë në fjalë.

Në rast se ajo brenda 6 javëve nuk u përgjigjet ose nuk jeni të kënaqur me përgjigjen e tyre, atëherë formularin duhet ta dërgoni në Departamentin e Aviacionit Civil në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Transportit nëpërmjet e-melit [email protected], ose në adresën Bulevardi Nënë Tereza, ish Ndërtesa e Gërmisë 10000 Prishtinë, Republika e Kosovës.

Ju kujtojmë, se MIT nuk bënë kompensim të udhëtarëve që mashtrohen nga kompanitë ajrore, por ndërmerr masa ligjore kundër këtyre të fundit. Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit është e gatshme të pranojë dhe shqyrtojë ankesat e juaja për udhëtimet përmes Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” .