“Do marrim hak për ty Kostandinos”. Shpërthen racizmi në rrjetin social të ekstremistit grek

Periskopi.com Lajme

Në profilin e rrjetit social të Kostandinos Kaçifas kanë plasur akuzat kundër shqiptarëve, me tone raciste e madje dhe kërcënuese.

Në profilin e 35 vjeçarit kanë komentuar dhjetëra persona, njerëz të njohur me të por edhe persona që nuk kishin lidhje me të riun i cili u vra këtë të dielë pas të shtënave me armë mes tij dhe forcave speciale të policisë në fshatin Bularat të Gjirokastrës.

Mes komentuesve ka dhe nga ata që thjesht shprehin trishtim dhe urojnë që shpirti i 35 vjeçarit të gjejë paqe, por ka edhe komente nga më racistet për shqiptarët

Madje në njërin prej komenteve, një shtetas grek poston foton e një flamuri shqiptar të djegur. Në disa të tjea shkruhet se për 35 vjeçarin do të merret hak.

Kujtojmë se disa orë më parë në ambientet pranë ambasadës shqiptare në Athinë u dëgjuan plot thirrje raciste për shqiptarët nga ana e protestuesve që bllokuan për disa orë rrugën. Protestuesit vinin nga rradhët e partisë ekstremiste greke Agimi i Artë. Gjuajini me gurë e digjini qentë shqiptarë ishin disa nga thirrjet e protestuesve në Athinë.

Më parë ka patur dhe një nxehjte të “gjakrave” përmes deklaratave që Greqia zyrtare dhe ajo Shqiptare përcollën përmes Ministrive respektive të Jashtme. Athina kërkoi sqarimin e plotë të ngjarjes duke e cilësuar si të papranueshëm vrasjen e marrjen e një jete nga policia e shtetit shqiptar. Nga ana tjetër Ministria e Jashtme reagoi duke e kufizuar deklarimin grek si zhgënjyes dhe që nuk përcjell aspak mesazhe qetësuese, në një klimë e cila u nxeh papritmas.

Kostandinos Kacifa shqiptar. I veshur si ushtar i Greqisë qëlloi 31 herë mbi policinë

Periskopi.com Lajme

Disa orë pas ngjarjes në Bularat të Gjirokastrës, ku mbeti i vrarë shtetasi Kostandions Kaçifa, 35 vjeç policia e shtetit ka sqaruar të gjithë dinamikën.

Sipas policisë, 35-vjeçari i cili sulmoi me armë policinë nuk është një shtetas grek, por është nga fshati Bularat. Ai ka qëlluar mbi policinë për gati 30 minuta.

Në vendin e ngjarjes u gjet një armë automatike, model Kallashnikov, dy karikatorë municioni, një çantë me fishekë luftarakë, si dhe 31 gëzhoja. Në banesën e shtetasit Kaçifa u sekuestrua edhe një uniformë kamoflazh.

Ngjarja në orën 10:00 –Gjatë ditës së sotme datë 28.10.2018, rreth orës 10.00, në fshatin Bularat të Bashkisë Dropull të Rrethit Gjirokastër ka pasur të shtëna me armë zjarri. Punonjësit e Policisë të cilët ishin të planizuar me shërbim në fshatin Bularat kanë shkuar menjëherë në drejtim të vendit nga u dëgjuan të shtënat me armë.

Ishte i veshur ushtarak-Në momentin e mbërritjes në vend, punonjësit e Policisë janë sulmuar me armë zjarri nga një person i veshur me uniformë ushtarake. Nga zjarri i hapur kundër personelit të policisë u godit dhe u dëmtua automjeti i policisë.

Të ndodhur përballë kësaj situate, punonjësit e policisë kanë kërkuar mbështetje me efektivë shtesë si dhe janë vënë në ndjekje të autorit të sulmit me armë. Në ndihmë të punonjësve të policisë kanë mbërritur shërbime të tjera të Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër dhe grupi hetimor.

Kacifa hapi zjarri ndaj policisë-Gjatë ndjekjes nga forcat e ardhura të policisë, shtetasi i armatosur ka hapur përsëri zjarr në drejtim të Policisë duke rrezikuar seriozisht jetën e tyre. Nisur nga rrezikshmëria që paraqiste shtetasi, i identifikuar si Kostandions Kaçifa, 35 vjeç, lindur dhe banues në Bularat Gjirokastër, policia vendore ka kërkuar menjëherë ndihmën e forcave speciale për të bërë të mundur përballimin e situatës së pazakontë për forcat vendore.

Policia kontrolle për kapjen e KacifasMe mbërritjen në vendngjarje, kanë ushtruar kontroll në banesën e të dyshuarit. Nga kontrolli i ushtruar në banesë nuk është bërë e mundur gjetja e tij dhe në këtë kohë ka nisur krehja e zonës. Forcat speciale kanë bërë të mundur lokalizimin e tij në një shpat mali mbi fshatin Bularat. Në momentin e zbulimit nga forcat e policisë, Shtetasi Kostandinos Kaçifa , ka hapur menjëherë zjarr ndaj tyre.

Qëlloi për 30 minuta mbi policinëForcat speciale janë pozicionuar për të mbrojtur jetën e tyre dhe nëpërmjet megafonit i kanë bërë thirrje të herëpashershme shtetasit që vijonte të qëllonte me armë që të dorëzohej dhe të hidhte armën e zjarrit.

Shtetasi Kaçifa ka vijuar të qëllojë kundër forcave speciale për gati 30 minuta, duke rrezikuar seriozisht jetën e tyre. Në kundërpërgjigje, të forcave speciale gjatë shkëmbimit të zjarrit ka mbetur i vrarë shtetasi Kostandinos Kaçifa.

Iu sekuestruan armë dhe fishekë luftarakNë vendngjarje u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë automatike, model Kallashnikov, dy karikatorë municioni, një çantë me fishekë luftarakë, si dhe 31 gëzhoja. Në banesën e shtetasit Kaçifa u sekuestrua edhe një uniformë kamoflazh

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër si dhe të Prokurorisë së Krimeve të Rënda po kryejnë veprimet në vendngjarje .