Në muajin e ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, kontrolle falas

Periskopi.com Lajme

Me kontrolle falas Kosova po e shënon muajin e ndërgjegjësimit për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit. Kjo pasi Klinika e Onkologjisë po ofron kontrolle me ultrazë pa participim për të gjithë personat që vizitohen këtë muaj tek onkologu.

Këtë e ka konfirmuar në një intervistë për KosovaPress edhe Sonja Blakaj, onkologe, e cila ka thënë se është lajm i mirë që në Kosovë nuk ka rritje të personave të prekur me këtë sëmundje.Meqenëse tetori, në të gjithë botën është muaji i ndërgjegjësimit për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit, Blakaj i kushton rëndësi të posaçme kësaj çështje, duke i ftuar gratë që të vetëkontrollohen, të kryejnë ekzaminimin klinik të gjirit nga një personel shëndetësor, e në rast nevoje të bëjnë edhe ekon e gjirit dhe mamografinë.Ajo thotë se fakti se gjiri është organ që gjendet jashtë murit torakal, e bënë të lehtë për kontroll, meqenëse ndryshimet mund vërehen edhe në pamje.

Blakaj thotë se Klinika e Onkologjisë ofron të gjitha kushtet e nevojshme për diagnostifikimin e kësaj sëmundje dhe mjafton që gratë, të cilat janë më të prira të preken nga ky çrregullim i qelizave, të vizitohen me kohë tek mjeku.

Meqenëse tetori është muaji i ndërgjegjësimit për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit, ajo bënë të ditur se Klinika e Onkologjisë gjatë tërë muajit po ofron kontrolle falas për gratë që po kryejnë kontrollet në këtë klinikë.

Ajo thotë se Kosova nuk ka tendencë të rritjes së numrit të rasteve të reja të kancerit të gjirit.

Tetori në të gjithë botën është muaji i ndërgjegjësimit për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit.

Bazuar në të dhënat e Agjencisë Ndërkombëtare mbi Kërkimet mbi Kancerin në Botë (GLOBOCAN), kanceri i gjirit ka incidencën më të lartë ndër llojet e kancerit që prekin gratë kudo në botë.Ndërkaq pjesa më e madhe e vdekjeve nga kanceri i gjirit ndodhë në vendet me të ardhura të ulëta e mesatare, ku shumica e grave me kancer gjiri diagnostikohen në faza të vonshme apo kur mungon vetëdijesimi mbi rëndësinë e zbulimit me kohë.

 

Nga sot e deri në fund të muajit kontrolle falas në Klinikën e Dermatologjisë

Periskopi.com Lajme

Derisa maji ishte muaji i vetëdijesimit kundër kancerit të lëkurës, veçanërisht melanomës, qershori do të jetë muaji i kontrolleve pa pagesë në Klinikën e Dermatologjisë në Prishtinë.

Këtë e ka bërë të ditur kryetarja e Shoqatës së Dermatologëve të Kosovës, Mybera Ferizi, e cila tha se këto aktivitete sensibilizimi në këtë kohe bëhen për shkak se tani mund të ketë një frekuencë të paraqitjes së sëmundjeve të lëkurës.

Ajo porositë të gjithë qytetarët e Kosovës, veçanërisht ata të cilët vërejnë ndryshime në nishanet e tyre, që të konsultohen me dermatologun.

“Muaji qershor, do të jetë muaji kur gjatë tërë muajit do të pranojmë pacientë të cilët kanë ndonjë nishan dhe lirisht le të paraqiten. Në pankartën, e cila do të jetë e vendosur në qytet, është numri i Klinikës së Dermatologjisë, ku do të paraqiten dhe do të jenë kontrollimet falas për tërë muajin qershor, në mënyrë që t’iu ofrojmë një kontroll fillestare për të parë nëse dikush ka diçka të dyshimtë”, deklarohet Ferizi.

Për sot është paralajmëruar edhe një trajnim, ku do të ligjërojë dermato-kirurgja Merita Hajdini Zeqiri nga Gjermania, ku rreth 30 specializantët nga Kosova, do të kenë mundësinë që të bëjnë dermatoskopimin në mënyrë që të njohin më herët manifestimet e melanomës.

“Bashkërisht, të gjithë participantët do të shohim, do të shkëmbejnë përvojat tona dhe njëherësh do të bëjmë një trajnim për biopsitë e lëkurës, mënyrën se si merret, dhe cilat janë kriteret kryesore që të vendoset një biopsi e lëkurës”, thotë ajo.