Gashtë gola në pesë ndeshje: Kosovare Asllani shpallet ‘Futbollistja e Muajit’ për muajin nëntor

Periskopi.com Sporti

Kosovare Asllani e ka fituar një çmim tejet të rëndësishëm gjatë ditës së sotme.


Falë paraqitjeve të mira në muajin e kaluar, ajo e fitoi çmimin e futbollistes më të mirë të muajit nëntor.

Gjatë këtij muaji, ajo shënoi gjashtë gola në pesë paraqitje.

Ndryshe, futbollistja mitrovicase është bërë protagoniste me skuadrën e Real Madridit.

Ndeshje pas ndeshje, ajo vazhdon t’i shënojë skuadrave kundërshtare.

Kosovare Asllani vazhdon të shkëlqejë me Real Madridin, shënon golin e radhës

Periskopi.com Sporti

Futbollistja nga Kosova, Kosovare Asllani, po vazhdon me formën e lartë te skuadra e Real Madridit.

Reprezentuesja e Kombëtares së Suedisë ka arritur që edhe sot të gjej rrugën për te goli, duke shënuar kështu golin e nëntë sezonal.

Në ndeshjen e vlefshme për javën e 11-të në Primera Division, skuadra madrilene shënoi fitore të thellë në udhëtim te Espanyoli, me rezultatin 1-8.

Kosovare Asllani ishte autore e golit të katërt, gol i cili u shënua në minutën e 53-të.

Ndryshe, Real Madridi renditet në pozitën e dytë me 25 pikë, një më pak se skuadra lidere e Tenerifes.

Tetë gola në dhjetë ndeshje: Mediet serbe shkruajnë për Kosovare Asllanin

Periskopi.com Sporti

Ndonëse përfaqëson Suedinë dhe Real Madridin, gjithçka që duhet të bësh është ta lexosh emrin dhe mbiemrin e saj për të zbuluar se prej nga vjen ajo.

Po flasim për Kosovare Asllanin, aktualisht njëren prej futbollisteve më të mira në Evropë.

Për shkak të stilit të lojës dhe rrënjëve ballkanike, shumë në Suedi e quajnë atë si “Zlatan Ibrahimoviqi femër”.

Në lidhje me karrierën e saj ka shkruar edhe mediumi serb “Mondo.rs”, i cili mes tjerash e përshkruan Asllanin:

“Ajo ka lindur në Kristianstad në vitin 1989 nga prindërit e saj nga Kosova. I kanë vendosur emrin ‘Kosovare’ për t’ia kujtuar prejardhjen. Një dedikim të ngjashëm ka pasur edhe në këmbën e djathtë, shqiponjën nga flamuri shqiptar, simboli që ka provokuar futbollistët serb në futboll më herët”.

Pas karrierës në Linkoping, Chicago, Kristianstad, PSG dhe Manchester City, Asllani u trensferua në Real Madrid në verën e vitit 2019.

Në dhjetë ndeshje këtë edicion, ajo ka shënuar tetë gola.

Kosovare Asllani, futbollistja e parë në Suedi që do të ketë statujën e saj

Periskopi.com Sporti

Sulmuesja e Real Madridit, Kosovare Asllani do të jetë futbollistja e parë që do të bëhet me statujë.

Pa një suksesi të madhe me klubin Kombëtare të Suedisë dhe Real Madridin kategoria e vajzave, Asllani do të shpërblehet.

Futbollistja shqiptare, këtë fillim sezon është paraqitur në nëntë ndeshje për Realin, ku ka shënuar plotë 8 gola, ajo ka edhe paraqitje me Kombëtaren e Suedisë, ku nga 7 ndeshje këtë edicion ka realizuar një gol.

Nuk është Ronaldo, por Kosovare Asllani – shënon dhe feston si Cristiano

Periskopi.com Sporti

Futbollistja me prejardhje shqiptare, Kosovare Asllani, po vazhdon të shkëlqejë me fanellën e Real Madridit, anipse klubi nuk është se është në formën më të mirë, transmeton Periskopi.

Reali humbi me përmbysje në udhëtim te Tenerife, teksa Asllani shënoi nga pika e bardhë për 0-1 në minutën e 55’, për ta kaluar Realin në epërsi.

Megjithatë, përveç vëmendjes që mori goli, Asllani u pa duke festuar ngjashëm sikur ylli portugez, Cristiano Ronaldo.

Shihni golin më poshtë.

 

Kosovare Asllani bëhet mbretëresha e Real Madridit, shënoi dy gola ndaj Deportivos

Periskopi.com Sporti

Tjetër ndeshje me fanellën e Real Madridit, tjetër paraqitje fantastike.

Kosovare Asllani ka shkëlqyer në fitoren e radhës të Real Madridit të femrave.

Ajo ka shënuar dy gola në fitoren 3-0 kundër Deportivos.

Asllani shënoi golin e dytë dhe të tretë, në minutat 28’ dhe 85’.

Futbollistja shqiptare tashmë ka shkuar në kuotën e 4 golave në po kaq paraqitje me Realin, sinjale se është sezoni i saj.

Shënoi sot golin e parë ndonjëherë në historinë e Real Madridit, vjen reagimi i Kosovare Asllanit

Periskopi.com Sporti

Kosovare Asllani ka arritur të shënojë golin e parë në histori të kategorisë së femrave te Real Madridi.

Lojtarja shqiptare ka postuar një fotografi në llogarinë e saj në Twitter, duke u shprehur shumë krenare për këtë moment historik për të.

“Një moment vërtetë krenar për të shënuar sot golin e parë ndonjëherë në historinë e @realmadridfem”.

“Edhe pse të dëshpëruar që morëm një pikë. Ne do të vazhdojmë të punojmë dhe të zhvillohemi”, ka shkruar Asllani.

 

Kosovare Asllani shkruan historinë me Real Madridin

Periskopi.com Sporti

Futbollistja nga Kosova, Kosovare Asllani, ka shkruar historinë me klubin e femrave të Real Madridit, duke u bërë futbollistja e parë në histori që shënon për këtë klub. 

Klubi i femrave të Real Madridit nga ky sezon (2020/21) ka filluar garat në Primera Divison, pasi është ribashkuar dhe ka blerë të drejtat e klubit Tacon.

Pas humbjes në ndeshjen e kaluar nga Barcelona, vashat madrilene kanë arritur të fitojnë pikën e parë në ndeshjen e vlefshme për javën e dytë të zhvilluar ndaj Valencias.

Kjo ndeshje u mbyll me rezultatin 1-1, teksa golashënuese për ‘galaktiket’ ishte Kosovare Asllani, e cila realizoi golin historik në minutën e 22’të.

Ndryshe, ekipi i femrave të Real Madridit momentalisht renditet në pozitën e 13’të me vetëm një pikë nga dy xhiro të zhvilluara.

Kosovare Asllani shënon gol fantastik për Real Madridin në stërvitje

Periskopi.com Sporti

Kosovare Asllani e cila luan për klubin e femrave të Realit, sot ka treguar aftësit e saj “vrastar” në stërvitje.9

Asllani e cila luan edhe për Kombëtaren e Suedisë, po tregon se është futbollist e zoja dhe me shumë përvojë.

Kështu, faqja zyrtare e klubit të femrave të Realit ka publikuar një video nga goli i Asllanit në stërvitje, që padyshim që ishte fantasitk.

 

Kosovare Asllani pas prezantimit te Real Madridi: Asgjë nuk është e pamundur

Periskopi.com Sporti

Real Madrid ka kompletuar skuadrën e femrave, duke u bërë gati për pjesëmarrje në gara.

Pjesë e ekipit të Real Madrid do të jetë edhe futbollistja me prejardhje nga Kosova, Kosovare Asllani.

Asllani është deklaruar shumë e lumtur që është pjesë e Real Madrid

“Historia është shkruar”, ka shkruar Kosovare Asllani në Facebook.

“Urime për të gjitha vajzat e reja që një ditë ëndërrojnë të luajnë për ekipin e tyre të preferuar. Nuk është më e pamundur”.

01/07/2020 History written. Congratulation to all the young girls that one day dreams of playing for their favorite team, it’s NOT impossible anymore. Hala Madrid ⚪️

Gepostet von Kosovare Asllani am Dienstag, 14. Juli 2020

 

Realizohet dokumentar për futbollisten kosovare të Real Madridit, do të shfaqet sonte në Suedi

Periskopi.com Sporti

Një dokumentar është realizuar për futbollisten Kosovare Asllani.

Poashtu vetë futbollistja ka treguar se ky dokumetar do të shfaqet sonte për herë të parë në Suedi.

“Ju do të mund të ndjekni rrugëtimin tim që nga fëmijëria e deri më tani”, ka thënë Asllani.

Poashtu Asllani e ka cilësuar këtë dokumentar si inspirim për gjeneratat e ardhshme.

Kujtojmë se, futbollistja Kosovare Asllani ka publikuar një video në të cilën duket se mbanë veshur fanellën e klubit madrillen.

Kosovare Asllani është diçka tjetër: Shënon supergol në stërvitje me Real Madridin

Periskopi.com Sporti

Kosovare Asllanit po i mungon me të madhe futbolli.

Futbollistja kosovare i ka postuar dy video në rrjetet sociale, duke e shfaqur aftësinë dhe saktësinë e saj.

Sulmuesja e ekipit CD Tacón, i cili nga sezoni i ardhshëm do të quhet Real Madrid, shihet duke shënuar në stërvitje.

 

View this post on Instagram

 

Morning football 🤍 Miss playing games. Until then aiming for those corners 🎯 #nikefootball

A post shared by Kosovare Asllani (@asllani9) on

Kosovare Asllani në mesin e 10-të grave më të fuqishme në Suedi

Periskopi.com Sporti

Futbollistja shqiptare Kosovare Asllani, është zgjedhur në mesin e 10-të grave të fuqishme në Suedi.

Asllani është pjesë shumë e rëndësishme e kombëtares suedeze duke dhënë një kontribut të çmuar në ndeshjet e kategorisë së femrave në botërorin e 2019-tës.

Ajo ka realizuar tre gola të rëndësishme ndaj Kilit, Tajlandës, dhe në ndeshjen për vendin e tretë ndaj Anglisë, duke e fituar kështu medaljen e bronztë, shkruan Sweden.se përcjell Klan Kosova.

Artikulli i shkruar tregon se Kosovarja ka prejardhje shqiptare.

30-vjeçarja ishte edhe në mesin e të nominuarave për çmimin e “Topit të artë”, në konkurrencën e femrave në vitin e kaluar. /Periskopi.com/

 

Zbulohet renditja e Kosovare Asllanit në garën për ‘Topin e Artë’, bëri shqiponjën në Paris

Periskopi.com Sporti

Në gala-mbrëmjen e mbajtur sonte në Paris nga ‘France Football’, sonte është shpallur fituesi i ‘Topit të Artë’.

Sulmuesi i Barcelonës Lionel Messi është shpallur fitues duke lënë pas vetes Virgil van Dijk dhe Cristiano Ronaldon.

Përveç ‘Topit të Artë’, sonte u shpall edhe fituesja e ‘Topit të Artë’ për femra, çmim i cili i takoi Megan Rapinoes, futbollistes amerikane.

Për këtë çmim ishte e nominuar edhe futbollistja nga Kosova, Kosovare Asllani, e cila luan për Real Madridin në konkurrencën e femrave.

Asllani u rreshtua në vendin e 16-të nga 20 kandidatet e nominuara për këtë çmim.

Si gjithnjë, edhe sonte, Asllani nuk e harroi prejardhjen e saj.

Në tapetin e kuq, Asllani pozoi me shqiponjën dy-krenare.

Topi i Artë: Kosovare Asllani arrin në Paris

Periskopi.com Sporti

Kosovare Asllani dhe Sofia Jakobsson janë të parat që mbërrijnë në tapetin e kuq të Parisit.

Sonte nga ora 20:00 do të mbahet ceremonia e çmimit të Topit të Artë, ku do të mësohen lojtari dhe lojtarja më e mirë e vitit të kaluar.

Asllani dhe Jakobsson ishin femrat e para që arritën në tapetin e kuq në Paris.

Vlen të theksohet se Kosovare Asllani është e nominuar për ta fituar Topin e Artë për femra.

 

Kosovare Asllani fiton çmimin ‘Sulmuesja e Vitit’ në Suedi

Periskopi.com Sporti

Kosovare Asllani zyrtarisht është shpallur “Sulmuesja e Vitit” në ceremoninë gala të ndarjes së çmimeve në futbollin suedez, shkruan Periskopi.

Asllani së bashku me bashkëlojtaren tjetër te CD Tacon, Sofia Jakobsson u nominuan edhe për çmimin “Futbollistja e Vitit”.

Aktualisht, CD Tacon pozicionohet në vendin e parafundit në Primera Division me vetëm pesë pikë të grumbulluara nga tetë ndeshje të luajtura. /Periskopi.com/

Kosovare Asllani nominohet për ‘Topin e Artë’

Periskopi.com Sporti

Ditën e sotme, përveç listës me 30 emrat që publikohet për “Topin e Artë” për meshkuj, janë bërë publike edhe emrat për “Topin e Artë” që do jepet për femrat.

Mes 20 femrave që kanë spikatur këtë vit në futboll, ku dallohen Aleks Morgan, Megan Rapino apo Marta, gjendet edhe një shqiptare.

Bëhet fjalë për Kosovare Asllanin, mesfushoren bukuroshe me origjinë nga Kosova, por që është lindur në Suedi dhe përfaqëson ekipin suedez.

30-vjeçarja është mes 20 femrave që luftojnë për këtë trofe, një vlerësim i madh për të. Më poshtë, lista e plotë me 20 emrat për “Topin e Artë” për femra.

Kosovare Asllani, Sarah Bouhaddi, Lucy Bronze, Nilla Fischer, Pernille Harder, Ada Hegerberg, Tobin Heath, Amandine Henry, Sofia Jakobsson, Sam Kerr, Rose Lavelle, Dzsenifer Marozsan, Marta, Lieke Martens, Viviane Miedema, Alex Morgan, Megan Rapinoe, Wendie Renard, Sari van Veenendal, Ellen White. /Periskopi.com/

Kosovare Asllani mbush 30 vjet: Asnjë ëndërr nuk është e madhe

Periskopi.com Sporti

Futbollistja me prejardhje shqiptare, Kosovare Asllani, sot ka mbushur të 30-tat.

Ajo nëpërmjet një fotoje ka falënderuar fansat dhe miqtë për urimet.

Me këtë rast ajo në Facebook ka shkruar:

“Faleminderit për urimet e ditëlindjes. 29 vjet dhe 265 ditë. Asnjë ëndërrimtar nuk është i vogël dhe as një ëndërr nuk është e madhe”, ka shkruar Asllani.

Së fundmi “Kosse” ka nënshkruar me skuadrën e femrave të Real Madridit.

Ajo ka dhënë një kontribut të madh edhe për Kombëtaren e Suedisë, duke mundësuar kështu vendin e tretë në Kampionatin Botëror në futboll për femra.

Zyrtare: Kosovare Asllani kompleton transferimin te Real Madridi

Periskopi.com Sporti

Tashmë është zyrtare, Kosovare Asllani është futbollistja më e re CD Tacon, që së shpejti do të quhet Real Madrid.

Asllani do të jetë pjesë e skuadrës CD Tacon, klub që është blerë nga Real Madridi dhe do të jetë ekipi i femrave të Real Madridit nga viti 2020, transmeton Periskopi.

Reali në muajin qershor konfirmoi se e ka blerë klubin e femrave CD Tacon për një shumë të gjysmë milioni eurove. Kjo shitje do të kompletohet më 1 korrik, 2020.CD Tacon është themeluar në shtator të vitit 2014, derisa në maj të 2019-tës për herë të parë u inkuadrua në Primera Division.

“Krenare të njoftoj se do të jem blerja e parë e Real Madrid/CD Tacon. E emocionuar të shkruaj historinë, të ndërtoj dhe të jem pjesë e rrugëtimit të këtij ekipi që nga fillimi.

Do të jetë ëndërr që ta vesh fanellën më të bukur në botë duke filluar nga sezoni i ri. HALA MADRID”, ka shkruar Asllani në rrjete sociale.

Futbollistja 29-vjeçare në të kaluarën ka qenë pjesë e PSG-së e Manchester Cityt, derisa së fundmi ishte pjesë e Linköpings FC për dy sezone.

Në Kupën e Botës për femra, Asllani me Suedinë ishte fituese e medaljes së bronztë. /Periskopi.com/

Kosovare Asllani pritet të jetë përforcimi më i ri i Real Madridit

Periskopi.com Sporti

CD Tacon ka paraqitur një ofertë zyrtare për shqiptaren që luan për Suedinë, që aktualisht është pjesë e Linkopings FC, Kosovare Asllanin.

Klubi CD Tacon nga viti i ardhshëm 2020/21 do të quhet Real Madrid, transmeton Periskopi.

Lojtarja shqiptare që cili shkëlqeu në Kupën e Botës të fundit që u mbajtë në Francë, pritet të jetë “Galaktikja” e parë e ekipit të ri të Real Madridit. Vetë lojtarja sot ka shkruar se është koha për një sfidë të re, duke shkruar në rrjetet sociale.


Real Madridi me klubin e ri pritet tu bëjë konkurrencë emrave tjerë të klubeve të femrave si Barcelona, Atlético Madrid, Levante, Granadilla, Athletic, Betis dhe Real Sociedad, shkruan AS.

Asllani, është lojtare e lirë pas skadimit të kontratës me Linkoping, ndërsa ka luajtur për klube të njohura si PSG dhe Manchester City.

Në Suedi ajo njihet si “Zlatani femër” për shkak të aftësisë së saj teknike. /Periskopi.com/