Dardanët vazhdojnë me humbje, mposhten nga sllovenët me rezultat minimal

Periskopi.com Sporti

Përfaqësuesja e Kosovës ka vijuar serinë e rezultateve negative, pasi edhe sonte është mposhtur në shtëpi nga Kombëtarja sllovene, transmeton Periskopi.

Dardanëve nuk iu ka ndihmuar as fakti i të qenurit skuadër nikoqire në këtë përballje kundër sllovenëve, pasi këta të fundit realizuan qysh në minutën e 22-të përmes sulmuesit të tyre, Vuckic, gol ky që rezultoi të jetë i fitores për përfaqësuesen mysafire.

Megjithatë prej Dardanëve, Arbër Zeneli dhe Valon Berisha kishin disa kombinime të mira, derisa aty u përfshi edhe Benjamin Kololli, por pa ndonjë rezultat. /Periskopi

Mbyllet pjesa e parë: Kosova në disavantazh minimal kundër Sllovenisë, Zhegrova lojtari më i mirë te ‘Dardanët’

Periskopi.com Sporti

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes Kosovë – Slloveni, ku kjo e fundit është në avantazh prej 1:0, transmeton Periskopi.

Goli i parë për Sllovenët erdhi në minutën e 22-të të ndeshjes pas një kundërsulmi të shpejtë, ku ‘Dardanët’ mbetën me pak numra në zonën e tyre dhe këtë e shfrytëzuan për mrekulli sllovenët të cilët shënuan me anë të një goditjeje precize nga Vuckic.

Ndërsa në tërë ndeshjen, Kosova pati vetëm dy/tri goditje drejt portës dhe e vetmja pikë pozitive ishin disa raste individuale të Zhegrovës.

Kosova në renditjen tabelare në grupin C qëndron në vendin e tretë, ku ka arritur të grumbullojë vetëm një pikë. Ndërsa Kombëtarja e Sllovenisë ndan pikët e njëjta me Greqinë, respektivisht këto dy kombëtaret e fundit kanë nga katër pikë. /Periskopi

Me shpresën për fitore, ‘Dardanët’ fillojnë stërvitjet para ndeshjes

Periskopi.com Sporti

Kombëtarja e Kosovës kërkon që pas disfatës ndaj Maqedonisë së Veriut, ta gjejë rrugën drejt një fitore të mundshme sonte ndaj Sllovenisë, shkruan Periskopi.

Ndeshja starton në orën 20:45 dhe, tashmë ‘Dardanët’ kanë filluar stërvitjet.

Kosova në renditjen tabelare në grupin C qëndron në vendin e tretë, ku ka arritur të grumbullojë vetëm një pikë.

Shihni videon. /Periskopi

Këta janë gjyqtarët që do ndajnë drejtësinë në ndeshjen mes Kosovës dhe Sllovenisë

Periskopi.com Sporti

Kombëtarja e Kosovës kërkon që pas disfatës ndaj Maqedonisë së Veriut, ta gjejë rrugën drejt një fitore të mundshme ndaj Sllovenisë, ndeshje kjo që do të luhet me fillim nga ora 20:45, transmeton Periskopi.

UEFA ka caktuar gjyqtarët nga Anglia që të ndajnë drejtësinë në këtë ndeshje. Andrew Madley do jetë gjyqtari kryesor, kurse asistentët e tij do jenë Daniel Richard Cook dhe Constantine Hatzidakis, teksa Paul Tierney është caktuar si gjyqtar i katërt.

Kujtojmë se, Kosova në renditjen tabelare në grupin C qëndron në vendin e tretë, ku ka arritur të grumbullojë vetëm një pikë, ndërsa Kombëtarja e Sllovenisë qëndron në një pozitë të favorshme ku ndan pikët e njëjta me Greqinë.