Kombëtarja kroate dhuron për bamirësi 24 milionë eurot e fituara nga Botërori

Periskopi.com Sporti

Botërori i përfunduar pak ditë më parë do të mbahet mend gjatë nga Kroacia që arriti deri në finale, një fazë të cilën nuk e kishte prekur kurrë më parë.

Pavarësisht se në finale u mundën nga Franca ata u pritën si heronj në vendin e tyre.

Rreth 500 mijë qytetarë e falënderuan ekipin në rrugët e Zagrebit për emocionet që i falën gjatë një muaji.

Së fundmi raportohet se ekipi kroat ka menduar që t’i bëj krenar bashkombësit e tyre jo vetëm për rezultatet sportive

Ata kanë vendosur që të gjithë paratë e fituara në Botëror t’i dhurojnë për bamirësi për fëmijët e varfër, që ata të kalojnë pushimet e verës si të gjithë njerëzit e zakonshëm.

Një gjest madhështor, duke patur parasysh që nuk janë pak para

Sipas gazetarëve të cilët iu referohen shpërblimeve të FIFA-s, Kroacia do dhurojë për bamirësi afër 24 mln euro.

Dalic: Nuk do ta ndërroja stolin e Kroacisë me atë të Brazilit, apo të Barcelonës

Periskopi.com Sporti

Zlatko Dalic tha se ai mund të trajnerojë Brazilin, ose Barcelonën, por stoli i Kroacisë do të mbetet gjithmonë puna e tij e preferuar, pas çuarjes së vendit të vet drejt finales së Kupës së Botës.

Kroacia bëri historinë nën drejtimin e trajnerit Dalic, pas paraqitjes së saj të parë në finalen e Kupës së Botës në Rusi, ku humbi 4-2 ndaj Francës.

Dalic dhe Kroacia fituan admirues në gjithë botën për futbollin e tyre, gjatë gjithë turneut, ndërsa kombi ballkanik u përshëndet nga rreth gjysmë milioni tifozë në rrugët e Zagrebit, duke iu rezervuar një pritje të jashtëzakonshme nënkampionëve të botës, pavarësisht humbjes në finale.

Duke reflektuar mbi atë që ndodhi në Botërorin e Rusisë, Dalic tha në një fjalim emocional: “Unë mund të jem trajner i Brazilit, apo i Barcelonës, por kjo gjithmonë do të jetë puna e preferuar, për të udhëhequr ekipin kombëtar kroat. Ende ka hidhërim, sepse duhej të fitonim trofeun, por nëse dikush më kishte ofruar që të isha në finale përpara Kupës së Botës, të gjithë do ta kishim marrë me vrap këtë pozicion”.

Dalic zëvendësoi Ante Cacic në tetor, ndërsa Kroacia luftoi gjatë kualifikimit të Kupës së Botës. 51-vjeçari mbikqyri një ndryshim në fat, duke e udhëhequr Kroacinë me sukses ndaj Greqisë, në “play-off”, para se vendi i tij të shënonte në “Rusia 2018”.

Kroatët fituan ndaj Argjentinës, Rusisë, Anglisë dhe Danimarkës, gjatë garës së tyre mbresëlënëse, me liderin e mesfushës, Luka Modriç, duke fituar nderimet më të larta individuale për shfaqjet e tij gjatë gjithë garës.

Gjokoviqit nuk i bëhet vonë për kërcënimet serbe, falënderon Kroacinë

Periskopi.com Sporti

Novak Gjokoviç ka qenë në qendër të kritikave gjatë javës së fundit në Serbi pasi ka mbështetur publikisht përfaqësuesen kroate.

Në mediat serbe është cilësuar “idiotësi” ajo që po bënte tenisti i njohur, i cili mbështeste një vend kundër të cilit Serbia kishte qenë në luftë disa vite më parë

Por Gjokoviç nuk është shqetësuar nga këto interpretime të mediave serbe dhe që dje, ka falënderuar përsëri publikisht Kroacinë për imazhin e mirë që ka dhënë të rajonit.<

Unë do të dëshiroja të falënderoja Luka Modriç dhe të gjithë ekipin kroat për një sukses të jashtëzakonshëm. Është diçka e madhe të shohësh vende kaq të vogla nga rajoni ynë që t’ia dalin në një aktivitet kaq të madh si Kupa e Botës”, tha Gjokoviç, i cili është i bindur se ka të njëjtën mbështetje kur ai zbret në fushë.

Ata janë tifozë të mi dhe unë i tyre”, ishin fjalët e tenistit serb.

Kolinda në Rusi. A ia siguroi vetes edhe një mandat presidencial në Kroaci?

Periskopi.com Lajme

Ajo veshi fanelën e ekipit të Kroacisë në Rusi. Shkoi për ta mbështetur ekipin kroat edhe në finale e Kupës së Botës. Më vonë, nën shiun e rrëmbyeshëm, Kolinda Grabar Kitarovic buzëqeshi, pranoi humbjen e ekipit të saj dhe përqafoi secilin lojtar të përfaqësueses kroate.

The Guardian shkruan se fituesja dhe ylli i Kupës së Botës, ishte presidentja kroate, Kolinda Grabar Kitarovic, trasnmeton Periskopi.

Një kompani hulumtimesh me seli në Zagreb, Mediatoolkit, ka gjetur se 25 % e fokusit të publikut ka qenë tek Kolinda Grabar. Me këtë përqindje ajo mori më shumë vëmendje edhe se vetë fituesi i trofeut si lojtari më i mirë i Botërorit, Luka Modric, por ishte shumë larg e pasqyruar mediatikisht edhe më shumë se Ivan Perisic dhe Mario Mandzukic.

Më shumë se 80 % e storieve për Kolinda Grabar Kitarovic, kanë qenë pozitive, THOTË Mediatoolkit transmeton Periskopi.

Për një grua që udhëtoi me ekonomi klas, me shpenzime personale dhe qëndroi në tribuna ku ulen tifozët e zakonshëm – s’ka si të ishte më mirë.

Për njohësit politik në Kroaci, Kolinda Grabar Kitarovic, kreu një fushatë parazgjedhore në Rusi.

“Prezenca e saj në Kupën e Botës, devinitivisht përshkruan një fushatë paraelektorale”, thotë Boris Desulovic, gazetar dhe analist politik në Kroaci.

“Ajo e ka përdorur strategjinë e saj të komunikimit publik, duke treguar se është një president e popullit. Por, ajo është duke bërë të njëjtën gjë edhe në Kroaci”, thotë ai.

Grabar Kitarovic është zgjedhur president e Kroacisë në vitin 2015. /Periskopi/

 

Festa e çmendur e tifozit shqiptar pas fitores së Kroacisë (Video)

Periskopi.com Botërori 2018

Festës së tifozëve kroatë pas kalimit të Kroacisë në finalen e Kupës së Botës, ku do të luaj përballë Francës, i janë bashkuar edhe shumë tifozë shqiptarë.

Një prej tifozëve më të zjarrtë të skuadrës kroate ka qenë edhe korçari më i famshëm në Shqipëri, Ilir Vrenozi.

Në videon e mëposhtme shihet se si Vrenozi e përjeton me mjaft emocion fundin e ndeshjes, e më pas feston si i çmendur.