LDK e zgjedh kryetarin e degës në Zvicër, atje procesi u zhvillua pa karrige

Periskopi.com Lajme

Lidhja Demokratike e Kosovës është duke vazhduar procesin e zgjedhjeve të brendshme.

Një proces të tillë kjo parti sot e ka mbajtur edhe në Zvicër, fatmirësisht pa ndonjë incident.

Bëhet e ditur se kryetar i degës në Zvicër është zgjedhur Ahmet Kosumi

“Procesin zgjedhor sot, e ka mbyllur edhe LDK Dega në Zvicër. Kuvendi zgjedhi kryetar z. Ahmet Kosumi. Kryetarit dhe Kryesisë së re, punë të mbarë”, thuhet në një postim të LDK-së në Facebook.