Pas humbjes së 85 milionëve gjatë vitit të kaluar, TRUST tani lavdërohet me të arriturat e janarit

Periskopi.com Lajme

Kursimeve pensionale të kontributdhënësve kosovarë janë rritur për 3,2 për qind ose shprehur në shifra, 55 milionë, brenda muajit të parë të këtij viti.

Gjatë vitit 2018, kursimet pensionale të kontribuuesve kosovarë të menaxhuara nga Trusti Pensional pësuan rënie prej 5,2 për qind. Shprehur në shifra janë humbur rreth 85 milionë euro për shkak të rënies së vlerës së aksioneve në tregjet financiare ku janë të investuara kursimet e kosovarëve.

“+55 milionë euro nga investimet vetëm në janar 2019! Çmimi i aksionit në Trust u ngrit për +3.2%”, thuhet në një deklaratë të Fondit Pensional të lëshuar në Facebook.

“Pas një dhjetori të dobët, janari ishte jashtëzakonisht pozitiv për tregjet financiare dhe kjo u reflektua në performancën e institucionit”, thuhet në deklaratë.

A janë të sigurta kursimet pensionale

Periskopi.com Lajme

Kthimi i akumuluar i investimit të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës në tregjet financiare ndërkombëtare është rreth 465 milionë euro, me një rritje të çmimit të njësisë prej 70 për qind që nga viti 2009, bëjnë të ditur zyrtarë të këtij institucioni.

Trusti i Kursimeve Pensionale aktualisht menaxhon mbi 1.7 miliard euro me rreth 600 mijë kontribuues.

Jeton Demi, zëdhënës në Trustin e Kursimeve Pensionale të Kosovës, thotë se analizuar në periudha të ndryshme kohore rezulton se Trusti ka njohur lëvizje pozitive në të gjithë treguesit nga investimet e bëra.

“Në fund të vitit 2017, kthimi i akumuluar bruto prej fillim vitit 2009 ishte rreth 465 milionë euro dhe me një rritje të çmimit të njësisë prej 70 për qind nga atëherë. Po ashtu, për 5 vjetët e fundit (e deri në fund të 2017-s) kthimi nga investimet ishte rreth 305 milionë euro dhe çmimi i aksionit ishte ngritur për rreth 50 për qind”.

Artikullin e plotë mund ta lexoni në Radio Evropa e Lirë