Tag: Kurvelesh

40 të rinj çekë në Kurvelesh për të shënjuar shtigje të reja
40 të rinj çekë nga disa universitete të ndryshme, po bashkëpunojnë me Agjencinë Kombëtare të Bregdetit në Malet e Kurveleshit duke shënjuar shtigje të reja.
Tashmë një shteg i ri mund të përshkohet nga Nivica drejt Finiqit, kryeqendra e Epirit antik si dhe Butrintit duke ringjallur kështu përsëri rrugët e karvanëve dhe shtigjet antike.
Kjo rrugë e shënjuar dhe e hedhur në koordinatat GIS, shumë shpejt do të jetë një atraksion i ri, ku të apasionuarit me ngjitjet apo rrugëtimet në male mund të ecin nga Butrinti drejt Finiqit, Qafa e Skerficës, Fushë-Bardhë, Zhulat-Kaparjel, Golem, Nivicë.
Nga kjo rrugë kaluan edhe ushtritë normane të udhëhequra nga Bohemundi, Princi i Antiokut, i cili sipas përshkrimeve të Anna Kommnenës (e bija e perandorit Aleks Kommneni), ishte një prej prijësve legjendarë të kryeqytetaseve që mbërritën në Kostandinopojë.
Ndoshta ky shteg mund të promovohet si Shtegu i Normanëve dhe shumë shpejt do të ketë tabelat orientuese si dhe tabelat historike./ATSH