Del studimi: Italianët e shekullit 15 e përqeshnin Leonardo Da Vincin

Periskopi.com Lajme

Italianët nuk krenoheshin dhe nuk e admironin gjeniun e jashtëzakonshëm, Leonardo Da Vinçin. E kundërta, e përqeshnin dhe e ngucnin për flokët e pazakonta të kuqe dhe seksualitetin jokonvencial.

Edhe pse vepra e italianit të madh ishte popullore në atë kohë, në një studim të fundit që do të publikohet gjatë kësaj jave, tregohen talljet që i bënin për të artistët e tjerë në Milanon e Rilindjes.

Shkrimtari Simon Hewitt ka zbuluar imazhin e rrallë që ishte në gjermani, me stripat kimik të bërë në vitin 1495 që ilustronin një poemë, e që tregonin se si Leonardo përqeshej, shkruan The Guardian, përkthen Periskopi.

“Imazhi i stripit komik është një dorëshkrim i errët në Berlin dhe s’është parë nga asnjë studiues i Leonardos më herët.”

Flokë-kuqët ishin të rrallë në shekullin e 15 në Milano, por jo të panjohur, dhe merreshin si njerëz të çuditshëm. Hewitt dyshon se Leonardo kishte prejardhje prej kazarëve, njerëz turkë të zbritur nga stepet e Azisë.

Po ashtu, Leonardo është përqeshur edhe për fascinimin e tij me trupat e gjysmë-zhveshur të burrave./Periskopi

Zhduket dorëshkrimi i Arkimedit, çfarë ide përmbante punimi misterioz?

Periskopi.com Lajme

Identifikimi i një dorëshkrimi në 1906, që përmban disa nga veprat e Arkimedit, duke përfshirë Metodën e Teoremave Mekanike, është pothuajse aq i shquar sa dhe vetë përmbajtja e tij. Në 1840-ën, një vizitor dhe studiues  i Varrit të Shenjtë në Konstandinopojë (tani Stamboll) iu hodhi një sy gjurmëve të simboleve matematikore të shkruara nën tekstin e një libri lutjesh.

Disa linja të transkriptuara u kataloguan si pjesë e koleksionit të bibliotekës. Pas mësimit të ekzistencës së këtij tekstit, arkitekti i Arkimedit Johan Heirberg, udhëtoi për të parë dorëshkrimin dhe më vonë e identifikoi atë si një nga  veprat origjinale të Arkimedit, shumica e të cilave konsideroheshin të humbura që nga viti 1906. Dorëshkrimi pastaj u zhduk, duke u rishfaqur në vitin 1998, kur një blerës anonim e bleu atë në ankand për dy milionë dollarë dhe e dhuroi më vonë  në Muzeun e Artit Walters në Baltimore, Maryland, ku është rivendosur dhe digjitalizuar.

Leonardo dhe Arkimedi

LEONARDO DA VINCI e ka shfaqur admirimin e tij për Arkimedin në disa raste të ndryshme. Dijetari i madh e Rilindjes u habit jo vetëm nga llogaritë e makinave luftarake arkimediane, por edhe nga aftësia e tij për t’iu përgjigjur pyetjeve gjeometrike dhe për të gjetur aplikime praktike për teoritë e tij.

I interesuar  në përmirësimin e armëve të zjarrit, Leonardo punoi me një top të posaçëm  avulli, të cilin e quajti aritronito, një pajisje e frymëzuar nga historiani i shekullit të parë. Leonardo e përcaktoi arkitroninën si një “Shpikje të Arkimedit” . . . një makineri prej bakri, e cila thuhej se i hidhte topat me zhurmë dhe më forcë të madhe.

Ashtu si shkencëtarët e tjerë që i përkasin historisë, Leonardo ishte gjithashtu i intriguar nga ideja e përdorimit të pasqyrave për të sulmuar nga distanca. Dëshmitë se Arkimedi e ka arritur një  gjë  të tillë mungojnë, por legjenda mbeti, mjaftueshëm sa ta nxistë Leonardon të provonte vetë një gjë të tillë./Bota.al