Deputetja e LDK-së që s’e votoi Konjufcën: Qaq ka meritu, qaq ka marrë

Periskopi.com Lajme

E vetmja nga Lidhja Demokratike të Kosovës që nuk i dha votën Glauk Konjufcës për kryetar të Parlamentit ishte deputetja, Lirije Kajtazi.

Në një prononcim për “Indeksonline”, ajo ka treguar arsyen se pse nuk ishte pro propozimit të Lëvizjes “Vetëvendosje”.

Sipas saj, Konjufca mori mjaftueshme vota nga deputetët e Parlamentit. “Jo, s’e kam votuar. Qaq ka meritu, qaq ka marrë. LDK ka votuar, kam konsideruar se qaq ka mjaftuar”, është shprehur ajo.

Më tej, Kajtazi foli edhe për mundësinë që të arrihet koalicioni qeverisë ndërmjet dy partive. “Ne e kemi menduar mirë, kemi bashkëpunuar si opozitë, e kemi menduar se mundemi… Nëse na konsiderojnë si partner jemi të gatshëm derisa ata janë serioz. E dini qëndrimin e LDK-së”, është shprehur ajo.

Ndryshe, Glauk Konjufca në seancën e sotme mori 65 vota nga deputetët e VV-së, LDK-së dhe minoriteteve. Ndërsa, PDK, AAK, Nisma dhe Srpska votuan kundër dhe apstenuan.

Keqpërdoret profili në Facebook i deputetes së LDK’së, kujdes mos u mashtroni

Periskopi.com Lajme

Ka disa ditë që deputetja Lirije Kajtazi në llogarinë e saj zyrtare në Facebook poston telefona mobil si dhe pajisje tjera teknologjike duke shkruar se janë në shitje, por një gjë e tillë po ndodh pa vetëdijen e saj, pasi deputetes i është thyer faqja zyrtare.

Kjo është faqja personale e deputetes së LDK, Lirije Kajtazit, e cila ka ditë që në llogarinë e saj në Facebook poston smartphone në shitje.

E gjithë kjo po ndodhë pa dijeninë e saj, pasi i është hakuar profili i saj në rrjetin social, Facebook.

Në këto postime, është vënë edhe një numër telefoni për kontakt, por siç duket, nuk është valid, pasi RTV Dukagjini tentoi disa herë, por qasja ishte e pamundur.

Vetëve deputetja, pranon se profili i saj në rrjetin social, po keqpërdoret. Ajo, edhe para kamerës, tentoi një gjë të tillë, por pa sukses.

“Po është e vërtet që më është hakuar adresa e Facebook-ut. I njoftoj të gjithë miqtë e mi dhe ata në Facebook, se unë tani nuk qëndroj prapa asaj faqe. Atë faqe e ka në dorë një keqpërdorues, i cili po bën komente në postimet e të tjerëve por mbi të gjitha po bën postime në faqen time me shitblerje. Unë e kam raportuar rastin, dhe po besoj që shumë shpejt do të zgjidhet ky problem, por disa persona tashmë kanë ra pre e këtij mashtrimi”, ka deklaruar deputetja Lirie Kajtazi.

Për këtë është e njoftuar edhe policia e Kosovës e cila po merret me rastin.