Shqipëria përsëri barazon, përkundër lojës së bukur nuk arrin të shënojë kundër Lituanisë

Periskopi.com Sporti

Baltiku ishte ndalesa e radhës e Kombëtares së Shqipërisë, ku kuqezinjtë zhvilluan takimin e tyre kundër nikoqirëve lituanez, takim ky i vlefshëm për kompeticionin e Ligës së Kombeve, shkruan Periskopi.

Përkundër lojës së bukur, Kombëtarja e Shqipërisë nuk ia arriti të marrë më shumë së një barazim pa gol.

Kuqezinjtë bënë lojë të bukur, duke krijuar një mori rastesh pranë golit të kundërshtarit, por të cilat nuk arritën të konkretizoheshin.

Kështu pa fat dhe pa arritur të shënojë, Shqipëria u mjaftua vetëm me barazim në këtë ndeshje.