E kërcënojnë me thikë një fëmijë në Fushë Kosovë, pastaj ia vjedhin lodrën

Periskopi.com Lajme

Një fëmijë nga Fushë Kosova pasditen e djeshme ka raportuar në Polici se i është vjedhur një playstation.

Siç ka raportuar fëmija, persona të panjohur, duke e kërcënuar me thikë ia kanë grabitur playstation.

Policia njofton se fëmija ka pranuar edhe tretman mjekësor.

Njësia përkatëse e Policisë është duke e hetuar këtë rast.