Katër vjet që kur Kosova shkroi historinë me debutimin historik në Lojërat Olimpike

Periskopi.com Sporti

Ekipi Olimpik i Kosovës shkroi historinë duke parakaluar për herë të parë në cermoninë hapëse të Lojërave Olimpike, sot katër vite më parë.

Ekipi Olimpik i Kosovës për herë të parë e kishte bërë këtë parakalim në Lojërat Olimpike ‘Rio 2016’, në stadiumin Marakana dhe ishte paraqitur me tetë sportistë dhe trajnerë, me bajraktaren Majlina Kelmendi.

Vlen të theksohet se në këto lojëra, Majlinda Kelmendi kishte arritur ta fitonte medaljen e artë në xhudo

Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) ka kujtuar këtë ditë, duke shkruar: “Sot katër vjet më parë ekipi Olimpik i Kosovës shkroi historinë duke parakaluar për herë të parë në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike.

Ekipi prej tetë sportistëve dhe trajnerëve me bajraktaren Majlinda Kelmendi, defiloi në stadiumin Marakana të Rios ku u hapën LO Rio201.

 

Zyrtare: S’ka Lojëra Olimpike këtë vit

Periskopi.com Sporti

Është arritur marrëveshja që Lojërat Olimpike Tokio 2020 të shtyhen deri në verën e vitit 2021.

Lajmi është dhënë nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (KON), të cilët përmes një komunikate për media, shpjeguan pajtueshmërinë e arritur pas një bisede telefonike mes presidentit të KON-it, Thomas Bach dhe kryeministrit të Japonisë, Shinzo Abe.

Të dy udhëheqësit Bach dhe Abe, ranë dakord se bazuar në informatat e dhëna nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, u pajtuan që Lojërat Olimpike të XXXII-ta, të mbahen në një datë tjetër pas vitit 2020, por jo më vonë se vera e vitit 2021, në mënyrë që të ruhet shëndeti i sportistëve, dhe të gjithë atyre që janë të përfshirë në Lojërat Olimpike.

Udhëheqësit ranë dakord po ashtu që Lojërat Olimpike dhe Paralimpike të quhen Tokio 2020, ndërsa Flaka Olimpike të qëndrojë në Japoni.

Sipas njoftimit të KON-it, Lojërat Olimpike në Tokio do të shërbejnë si një fener shprese për botën gjatë këtyre kohërave të vështira dhe se Flaka Olimpike mund të bëhet një dritë në fund të tunelit.

Shtyrja vjen pas panemisë së koronavirusit Covid-19, që ka kapluar botën.

Kanadaja dhe Australia nuk do t’i dërgojnë atletët në Lojërat Olimpike

Periskopi.com Sporti

Kanadaja dhe Australia nuk do t’i dërgojnë atletët në Lojërat Olimpike të vitit 2020 në Tokio për shkak të rreziqeve që lidhen me shpërthimin e koronavirusit, thanë në deklarata të ndara komitetet olimpike të të dyja vendeve.

Komitetet Olimpike të të dy vendeve gjithashtu bënë thirrje që lojërat të shtyhen deri në vitin 2021.

“Ndërsa ne i njohim kompleksitetet e natyrshme rreth një shtyrje, asgjë nuk është më e rëndësishme sesa shëndeti dhe siguria e sportistëve tanë dhe komunitetit botëror,” tha Komiteti Olimpik kanadez dhe Komiteti Paralimpik kanadez në një deklaratë të përbashkët të dielën.

“Kjo nuk ka të bëjë vetëm me shëndetin e atletëve – ka të bëjë me shëndetin publik”, vijoi deklarata.

Bordi ekzekutiv i Komitetit Olimpik australian u takua të hënën me telekonferencë. Aty u tha se “sportistët tanë tani duhet t’i japin përparësi shëndetit të tyre dhe të familjeve të tyre”.

Lojërat Olimpike Verore do të mbahen, e konfirmon kryeministri japonez

Periskopi.com Sporti

Kryeministri i Japonisë, Shnzo Abe, ka thënë se, ashtu siç është planifikuar, Lojërat Olimpike Verore do të mbahen në muajin qershor, me gjithë shqetësimet se koronavirusi mund të ndikojë në shtyrjen e tyre.

Por Abe nënvizoi se Komiteti Olimpik Ndërkombëtar do ta thotë fjalën e fundit për zhvillimin apo jo të Tokio 2020.

“Ne do ta tejkalojmë shpërndarjen e sëmundjes infektuese dhe do t’i organizojmë Lojërat Olimpike pa problem, ashtu siç është planifikuar”, tha Abe.

Japonia i ka më shumë se 1.400 raste dhe 28 të vdekur nga koronavirusi.

Kosova synon të jetë pjesë e këtyre lojërave, me xhudon sportin primar që mund t’i sjellë vendit medalje.

Publikohet orari i Lojërave Olimpike, ja kur mund të garojnë kosovarët

Periskopi.com Sporti

Lojërat Olimpike Tokio 2020, po afrohen. Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (KON) ka publikuar orarin e garave, kur kanë mbetur edhe 15 muaj deri në fillimin e tyre.

Lojërat Olimpike Tokio 2020, do të mbahen prej 24 korrik deri më 9 gusht të vitit të ardhshëm në kryeqytetin e Japonisë.

Për Ekipin Olimpik të Kosovës, Tokio 2020 do të jenë Lojërat e dyta Olimpike, pas debutimit në Rio 2016, ku fitoi medaljen e artë me xhudisten Majlinda Kelmendin.

Pikërisht në sportin e xhudos, momentalisht pesë garues – Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova, Distria Krasniqi, Loriana Kuka e Akil Gjakova – janë brenda normës Olimpike.

Sipas orarit të publikuar, xhudo do të zhvillojë gara në katër ditë të ndryshme.

Gjithnjë nëse arrijnë të kualifikohen, kategoria e Distria Krasniqit (-48 kg) do të garojë më 25 korrik, e Majlinda Kelmendit (-52 kg) më 26 korrik, ndërsa Akili e Nora Gjakova do të garojnë më 27 korrik. Loriana Kuka me kategorinë e saj (-78 kg), do të garojnë më 30 korrik.

Ceremonia hapëse e LO Tokio 2020 zhvillohet më 24 korrik 2020.

Orarin e garave mund ta gjeni duke klikuar në këtë link: ORARI

Koretë arrijnë marrëveshje për të organizuar bashkë Lojërat Olimpike

Periskopi.com Sporti

Sporti konfirmohet si mënyra më e mirë për të arritur paqen mes Koresë së Veriut dhe asaj të Jugut.

Të dyja vendet kanë konfirmuar tashmë dëshirën e tyre për të organizuar së bashku Lojërat Olimpike të vitit 2032, një vullnet që u shpreh edhe në muajin shtator nga udhëheqësit e dy vendeve, Kim Jong-un e Moon Jae-in, në takimin mes tyre.

Gjithçka u vendos pas një takimi mes dy delegacioneve të autoriteteve sportive të Koresë së Veriut dhe asaj të Jugut, në qytetin e Kaesongut që është në territorin koreano-verior, ndërkohë që për këtë çështje është njoftuar edhe Komiteti Olimpik Ndërkombëtar.

Bashkëpunimi në aspektin sportiv mes dy Koreve nisi në Lojërat Olimpike të Pyeongchangut, kur këto dy vende sfiluan në ceremoninë e hapjes nën të njëjtin flamur, ndërkohë që në turneun e hokejit në akull konkurruan me një skuadër të përbashkët.

Ndërkohë, këto dy vende po punojnë që të marrin pjesë si një ekip i vetëm në kampionatin botëror të hendbollit për meshkuj.