Vetura bie në lumin Shkumbin, humb jetën 35-vjeçari

Periskopi.com Lajme

Elbasan- Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur në qytetin e Elbasanit ku si pasojë ka humbur jetën një person. Aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan-Peqin pranë fshatit Murras, ndërsa viktima është S.S 35-vjeç banues në Elbasan.

Sipas policisë 35-vjeçari ka qenë duke drejtuar mjetin tip “Benz” ku ka dalë nga rruga duke rënë në lumin Shkumbin, për pasojë ka ndërruar jetë.

Shërbimet e Policisë dhe të Zjarrfikëses bënë të mundur nxjerrjen e mjetit nga lumi ku brenda tij u gjet i pa jetë drejtuesi S.S.

Ndërkohë vijon puna për zbardhjen e plotë të shkakut të aksidentit./TCH

Detaje nga horrori në Francë: Dy fëmijët kosovarë u mbytën në lum para syve të nënës

Periskopi.com Lajme

Një tragjedi e madhe sot i ndodhi një familjeje kosovare në Francë. Dy fëmijë kosovarë, vëlla e motër u mbytën në një lumë sot pasdite.

Njëri dy viktimat kanë lindur në vitin 2014 njëri dhe tjetri në 2017. Tragjedia ka ndodhur në Moingt, ujërat e të cilit e kanë rritur nivelin kohët e fundit nga shiu i fortë.

Nëna 35-vjeçare nga Kosova ishte duke ngrënë me fëmijët në një restorant fast-food, përpara se t’i merrte me vete në fund të pasdites për të luajtur pranë lumit në Montbrison.

Sipas deklaratave të saj, fillimisht në ujë ka rënë vëllai, ndërsa motra e tij u përpoq ta kapte para se të rrëmbehej nga rrjedha por u mbyt edhe ajo.

Edhe nëna e tyre ka hyrë në ujë për t’i shpëtuar, por nuk ka arritur t’i kthente në jetë. Ajo ka lajmëruar njerëzit përreth që të njoftojnë shërbimet e urgjencës, por edhe këta nuk mund të bënin asgjë.

 

Aksident në Rugovë, vetura bie në lumë

Periskopi.com Lajme

Një aksident ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit afër fshatit Shtupeq i Madh në Rugovë të Pejës.

Një veturë ka rënë poshtë në lumin Lumbardh si pasojë e humbjes së kontrollit gjatë vozitjes.

Jo zyrtarisht mësohet se pesë persona janë lënduar nga ky aksident.

Gjendet i vdekur një 15-vjeçar në një lum në Kumanovë

Periskopi.com Lajme

Një 15 vjeçar është gjetur pa shenja jete në ujërat e lumit Pçinja në Kumanovë, njoftoi policia e Kumanovës.

Sipas informacioneve të para të SPB Kumanovë, djali është lindur në vitin 2004. Ai së bashku me një moshatar dhe dy fëmijë tjerë më të vegjël, gjatë ditës së djeshme rreth orës 16:15 kanë dëshiruar të freskohen në ujërat e lumit Pçinja dhe si pasojë ka gjetur vdekjen.

Për rastin në fjalë është njoftuar edhe prokurori publik.

 

 

Prapaskenat gjatë realizimit të videoklipit të Dafinës me Lumi B

Periskopi.com Showbiz

Dje u lansua kënga ‘Lule lule’ nga Dafina Zeqiri dhe reperi Lumi B.

Kënga u prit shumë mirë nga publiku, duke sjellë të gërshetuar një këngë të vjetër shqiptare në versionin modern.

Klipi ishte realizuar në Rahovec, duke përfshirë pamje nga bukuria e atij vendi.

Ishte këngëtarja Dafina Zeqiri që së fundmi publikoi pamje nga prapaskena e xhirimit të videoklipit të ri të cilën e ndau me fansat në llogarinë e saj në Instagram.

Ledri Vula dhe Lumi B publikojnë këngën ‘Kiss Kiss’ (Video)

Periskopi.com Showbiz

Ledri Vula dhe Lumi B e kanë publikuar këngën e tyre të re.

Ledri Vula dhe Lumi B i kanë bashkuar sërish idetë për projektin e ri muzikor, shkruan lajmi.net.

‘Kiss Kiss’ titullohet kënga e tyre e re e cila është realizuar edhe me videoklip. Për tekstin e këngës janë kujdesur të dy artistët.

Duke pasur parasysh se kjo nuk është hera e parë që ata bashkëpunojnë e edhe këngët solo të tyre janë shumë të pëlqyera, pritet që ky projekt të jetë një hit veror.

Pesë vjet nga heqja e barrikadës mbi lumin Ibër

Periskopi.com Lajme

Gjatë natës së 17 qershorit 2014 u largua barrikada mbi lumin Ibër, e cila që nga viti 2011 ishte simbol i ndarjes fizike së veriut të Kosovës.

Aksioni për heqjen e kësaj barrikade, që dikur ishte vendosur nga të ashtuquajturat “rojat e urës”, është hequr nga të njëjtit, dhe ka zgjatur rreth katër orë, ndërsa nuk është shënuar ndonjë incident.

Gjatë këtij aksioni, mbi urë janë vërejtur forca të shtuara të Policisë së Kosovës dhe karabinierëve italianë, të cilët nuk lejonin praninë e qytetarëve afër urës.

Ndryshe, heqja e barrikadës e cila prej shumë kohësh ka ndarë qytetin e Mitrovicës dhe ka penguar lirinë e lëvizjes u bë nga dy ekskavatorë që kanë ardhur nga veriu.

 

Gjendet i vdekur 4 vjeçari kosovar që u raportua i zhdukur në Zvicër

Periskopi.com Lajme

Policia e Kantonit të Aargaut ka njoftuar pasditen e të premtes se ka gjetur trupin e pajetë të vogëlushit të shpallur të humbur, Zenel M. Ai është nxjerrë në Wilnahern nga lumi Aare.

Policia Kantonale e Aargaut dhe forcat e shpëtimit e kanë kërkuar që nga mbrëmja e të enjtes vogëlushin shqiptar në Möriken-Wildegg AG.

Të enjten mbrëma u zhduk një djalosh 4-vjeçar, me emrin Zenel M. Kërkimet vazhduan deri në orët e vona të së enjtes dhe të premten.

Ai ishte duke luajtur në një shesh lojërash në Wildegg AG, së bashku me nënën e tij dhe papritur ishte zhdukur, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell albinfo.ch.

Aty afër ishte edhe një lumë dhe policia dyshonte se mund të kishte rënë në të, pasi nuk gjendej askund. Madje, ishin përdorur edhe helikopterët për të gjetur djaloshin 4-vjeçar.

Kërkimi vazhdoi të premten dhe është gjetur i vdekur nga punëtorët e shpëtimit,.

Detaje të tjera do të jepen më vonë.

 

Dy vetura bien nga ura në një lumë në Pejë (Foto)

Periskopi.com Lajme

Sot në orën 09:20 të mëngjesit, dy vetura kanë rrëshqitur nga një urë dhe kanë rënë në lumë.

Aksidenti ka ndodhur në fshatin Drelaj të Pejës, ku veturat kanë rënë poshtë si pasojë e ngricave.

Aksidentin për klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë në Pejë, Driton Rugova, që ka konfirmuar se nga ky aksident askush nuk ka lëndime.

“Aksidenti ka ndodhur në fshatin Drelaj dhe fatmirësisht nuk ka as të lënduar. Deri te aksidenti ka ndodhur si pasojë e rrugës së rrëshqitshme”, ka thënë Rugova përmes telefonit.

Fotofrafi e postuar nga Veton Mujaj, nga organizata Syri i Vizionit.

Gruaja e zhdukur gjendet e vdekur në Vjosë

Periskopi.com Lajme

Një 59-vjeçare e cila rezultonte e zhdukur që prej datës 2 nëntor, është gjetur e pajetë këtë të hënë nga autoritetet në Fier.

Burime zyrtare thonë se trupi i pajetë i 59-vjeçares M.N u gjet rreth orës 11:30 në fshatin Ferras, anës lumit Vjosë, raporton TvKlan.

Gruaja ishte larguar nga banesa të premten. Autoritetet thonë se paraprakisht në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune. Megjithatë, grupi hetimor po punon për dokumentimin ligjor dhe sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.

 

​Vdekje misterioze e dy motrave saudite në lumin Hadson

Periskopi.com Lajme

Dy motra nga Arabia Saudite janë gjetur të vdekura në lumin Hadson të Nju Jorkut, të cilat ishin të lidhura njëra pas tjetrës në formën e një kryqi.

Sipas hetimeve të para, ato ishin gjallë kur hynin në ujë dhe se kishin vdekur shumë kohë para se të gjendeshin trupat e tyre, shkruan “Daily Mail” i Londrës.

Autoritetet e sigurisë ende nuk kanë njohuri për rrethanat e vdekjes së tyre.

 

Shikoni si është bërë lumi Drenica në Komoran (Foto)

Periskopi.com Lajme

Lumi Drenica në Komoran ka marrë një pamje krejtësisht të gjelbër nga algat që e kanë mbuluar ujin.

Kjo shihet nga foto që i ka dërguar Halil Xani.

 

Por në lum shihet se janë hedhur edhe shumë mbeturina, të cilat e bëjnë më të pa këndshme pamjen e lumit.

 

Ky njeri i guximshëm rrezikoi jetën për të shpëtuar 70 vjeçaren e bllokuar në një lumë të ngrirë

Periskopi.com Video

E rëndë: 24 fëmijë mbyten në lumë, ishin duke shkuar në shkollë

Periskopi.com Lajme

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në veri të Sudanit në Afrikë ku 24 fëmijë janë mbytur në ujërat e lumit Nil pas varka me të cilin udhëtonin u përmbys.

Në varkë ndodheshin 40 fëmijë, por 16 prej tyre kanë arritur të shpëtojnë.

Viktimat janë nga mosha 6 deri në 17-vjeç.

Motori i varkës papritur u ndal dhe fëmijët i kapi paniku. Në lëvizjet e pakontrolluara nga frika u përmbys varka dhe ndodhi tragjedia.

Më së shumti viktima kanë mbetur bëjnë me dije mediat e huaja.

“një familje ka humbur 5 fëmijë”, shkruan Tgcom. Ndërkohë, ka nga ato familje që kanë humbur 3 apo dy fëmijë.

 

 

 

 

 

 

Humb jetën 14-vjeçari, u hodh nga ura për t’u larë

Periskopi.com Lajme

Një 14-vjeçar ka humbur jetën pasi u hodh nga ura për t’u larë në lumin e Matit.

Ngjarja ndodhi një ditë më parë, ndërsa trupi i pajetë i 14-vjeçarit është gjetur ditën e sotme.

Familjarë, banorë të zonës si dhe forca policie kanë kërkuar gjatë gjithë natës, ndërsa vetëm sot kanë arritur të gjejnë trupi e 14-vjeçarit pranë këmbëve të urës, raporton Tch.

Ky lum përdorët nga banorë të Milotit, Rrëshenit dhe fshatrave përreth edhe për t’u larë, por hedhja nga ura mendohet të jetë shkaku i kësaj ngjarje të rëndë.

Brenda dy ditëve shkon në 2 numri i të mbyturve, njëri në Shëngjin e tjetri në lumin Mat.