Avionët ushtarakë Sukhoi të Sirisë futen në territorin izraelit, ushtria hebreje i shkatërron

Periskopi.com Lajme

Izraeli ka shkatërruar avionët ushtarakë sirian Sukhoi, sipas një deklarate të Ministrisë së Mbrojtjes izraelite, i cili kishte hyrë në zonën ajrore të Izraelit.

“Dy raketat Patriot kanë kapur aeroplanin luftarak Sukhoi. Aeroplani ishte nën menaxhimin e vëzhgimit ajror izraelit, që kishte hyrë brenda dy kilometrave në territorin e Izraelit dhe është shkatërruar”, shkruan Forca Mbrojtëse e Izraelit në profilin e rrjetit social Twitter.

Radioja e Ushtrisë izraelite deklaroi se aeroplani u rrëzua mbi lartësitë e Golan, por mund të ketë rënë në anën që kontrollohet nga Siria, raporton “Reuters”, transmeton Periskopi.

Ndërkohë, banorët vendas në Izraelin e veriut i thanë Haaretz se panë që raketat interceptuese u qëlluan nga zona e qytetit Safed./Periskopi/