Stadiumin te dera: Ja ora në të cilën mblidhen ‘Dardanët’ në stadium

Periskopi.com Sporti

Përfaqësuesja e Kosovës do ta zhvillojë sonte ndeshjen më të rëndësishme në histori.

“Dardanët” do të përballen me Maqedoninë e Veriut në gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve në Shkup, transmeton Periskopi

Djemtë e Përfaqësueses kanë mberritur dje në Shkup, për t’u akomoduar në hotelin që kanë shumë afër stadiumit.

Kështu, Periskopi ka mësuar se ata do të mblidhen në stadium në orën 19:10, të cilin e kanë vetëm 10-20 metra larg hotelit ku po qëndrojnë.

Shihni videon. /Periskopi

 

Ky është postimi i veçantë i Ambasadorit të Italisë në Kosovë për ndeshjen Maqedoni e Veriut – Kosovë

Periskopi.com Sporti

Edhe Ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando, ka reaguar për ndeshjen e sotme të Dardanëve me Maqedoninë. Ai i ka uruar fat Kosovës.

Kosova do të luajë me shumë mungesa sonte kundër Maqedonisë, në ndeshjen historike për ‘Dardanët’ që kërkojnë t’i afrohen edhe një hap më shumë Kampionatit Evropian.

Fituesi i këtij takimi përballet me fituesin e takimit Bjellorusi – Gjeorgji në finalen e nëntorit për një vend në fazën grupore në Euro vitin e ardhshëm

Fatkeqësisht, për shkak dëmtimesh por edhe situatës me COVID-19, Kosova do të jetë pa portierin Samir Ujkani, kapitenin Amir Rrahmani, mesfushorët Hekuran Kryeziu, Idriz Voca dhe Besar Halimi, si dhe sulmuesit kryesorë Vedat Muriqi dhe Milot Rashica.

Ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando, ka reaguar para këtij takimi. Ai përmendi në veçanti lojtarët e Dardanëve që luajnë në Itali dhe mungojnë sonte, por beson se edhe pa ta – Kosova mund t’ia dalë dhe të shkruajë historinë.

“Kësaj radhe fatkeqësisht pa Amir Rrahmanin, Samir Ujkanin dhe Vedat Muriqin… por ende… Forca #Kosova!!”, ka shkruar ai në ‘Twitter’.

Kosova dhe Maqedonia e Veriut, të dyja në kërkim të pjesëmarrjes së parë historike në një kampionat evropian, e siguruan këtë mundësi të artë për kualifikim pasi i fituan grupet e veta përkatëse në Ligën D në edicionin e kaluar të Ligës së Kombeve.

Maqedonia e Veriut – Kosova: Me tifozë apo pa tifozë, kjo është përgjigja e UEFA-s

Periskopi.com Sporti

Ndeshja mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës do të luhet më 8 tetor në Shkup, e vlefshme për gjysmëfinalen e fazës play-off të Ligës së Kombeve.

Kombëtarja e Kosovës do të përballet me Maqedoninë e Veriut ndeshja e cila parashihet të luhet pa tifozë.

Kurse, gazetari i SuperSport, Arlind Sadiku, ua ka parashtruar një pyetje përmes adresës elektronike UEFA-s, rreth pranisë së shikuesve në këtë përballje.

“Në kushtet aktuale nuk do të lejohen shikuesit në stadium. Por vendimi mund të ndryshoj varësisht situates me koronavirus në Maqedoninë e Veriut. Disa javë para ndeshjes, në bashkëpunim me autoritetet shtetërore, mund të merret vendim tjetër, për lejimin e tifozëve”, thuhet në përgjigjen e UEFA-s.

Në rast fitoreje, skuadra e Challandes pret fituesin e ndeshjes Bjellorusi – Gjeorgji, për të luajtur në finalen e madhe më 12 nëntor.

Zyrtare: Ndeshja Maqedoni e Veriut – Kosovë luhet në këtë datë

Periskopi.com Sporti

Ndeshja mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës do të luhet më 14 tetor në Shkup, e vlefshme për gjysmëfinalen e fazës play-off të Ligës së Kombeve.

Shtëpia e futbollit evropian në mbledhjen e mbajtur sot, ka dalë me vendim që ndeshjet e play-off për kualifikim në Kampionatin Evropian të vitit të ardhshëm do të luhen në tetor, kurse finalet në nëntor.

Kombëtarja e Kosovës do të përballet me Maqedoninë e Veriut në Shkup më 14 tetor, ndeshja e cila parashihet të luhet pa tifozë.

Në rast fitoreje, skuadra e Challandes pret fituesin e ndeshjes Bjellorusi – Gjeorgji, për të luajtur në finalen e madhe më 19 nëntor.

Kujtojmë se shkaku i pandemisë së koronavirusit, ndeshja ishte shtyrë fillimisht për muajin qershor, ndërsa para fillimit të pandemisë, ndeshja ishte paraparë të luhej në muajin mars.