Tjetër talent kosovar drejt Evropës, Mark Bushaj transferohet te Hajduk Spliti

Periskopi.com Sporti

Djaloshi i ri nga Gjakova, Mark Bushaj, ka nënshkruar me klubin e njohur kroat, Hajdukun e Splitit.

Mark Bushaj ishte për disa ditë në prova tek skuadra e madhe kroate, transmeton Periskopi.

Aty, djaloshi gjakovar tregoi cilësitë e tij dhe kaloi me sukses provat në akademinë e Hajdukut të Splitit.

Pas kalimit të provave, 18-vjeçari ka arritur marrëveshje për të nënshkruar kontratë dyvjeçare me mundësi vazhdimi.

Bushaj vjen nga akademia e klubit të njohur nga Gjakova, Vëllaznimi, ndërsa ka qenë edhe reprezentues i moshave të Kosovës.

Provat dhe transferimin e tij në Kroaci e ndihmoi agjenti Elvjer Raca. /Periskopi.com/