Kroatët të ekzaltuar nga mikpritja ruse: Titujt kundër Rusisë janë propagandë, rusët janë njësha

Periskopi.com Botërori 2018

Një tifoz kroat i cili është duke e ndjekur Kupën Botërore në Rusi e ka përshkruar si “propagandë” kritikat e fundit që i janë drejtuar shtetit rus.

Duke folur për mediumin rus “RT”, Marko, një tifoz kroat i cili jeton në Australi tha se ishte i frikësuar para se të vinte në Rusi, por vendi dhe mikëpritja e njerëzve i ka tejkaluar pritshmëritë e tij, transmeton Periskopi.

“E kam me të vërtetë: Kampionati Botëror më i mirë ndonjëherë, numri një i Kupës Botërore”, tha Marko, i cili i ka shikuar ndeshjet ku i ka zhvilluar Kroacia.

“Njerëzit më të mirë në planet. Por unë isha paksa i frikësuar para se të vija, dhe pasi erdha këtu, kam përjetuar shumë gjëra të mira, të bukura, njësha janë rusët”, shtoi ai.

“Titujt kundrejt shtetit rus janë propagandë. Këto tituj propagandistikë i ndajnë njerëzit njëri me tjetrin, por futbolli është numër një që i lidh të gjithë njerëzit së bashku”, tha ai.

Australia është shtëpia e rreth 133, 000 kroatëve, përfshirë edhe ish sulmuesin e kombëtares australiane Mark Viduka./Periskopi/