Pas Kampusit të UP-së, javën e ardhshme fillojnë gërmimet në Mitrovicë për gjetjen e mbetjeve mortore

Periskopi.com Lajme

Kanë përfunduar gërmimet në oborrin e Universiteti të Prishtinës, në të cilin lokacion u dyshua se mund të kishte mbetje mortore të të vrarëve nga lufta e fundit në Kosovë.

Udhëheqësi i zyrës së Komisionit për Persona të Zhdukur, Kushtrim Gara, tha se gërmimet kanë përfunduar dhe nuk ka gjetje të mbetjeve mortore dhe as pjesëve kockore.

“Jemi po thuajse në përfundim dhe puna që ka filluar të martën pastaj për të vazhduar edhe ditëve që janë diku 3 ditë punë veç se është duke përfunduar dhe rezultati është po i njëjti dhe nuk ka gjetje të mbetjeve mortore as pjesë kockore. Është bërë një punë e madhe personale nga ana kolegëve të policisë nga përkrahja e komisionit qeveritar e shumë të tjerë. Ka qenë një punë dhe përpjekje e përbashkët që të trajtohen më së miri. Mbi bazën e informacionet është një hapësirë diku rreth 2000 metra katrorë dhe janë diku rreth 12 kanale që janë hapur gjatë gërmimeve të realizuara gjatë tri ditëve”.

“Edhe te rasti në fjalë varësisht prej zhvillimeve sigurisht që institucionet e Kosovës mbesin në gatishmëri për t’i trajtuar me profesionalizëm dhe pastaj nga përmbajtja e informatave ne do të shohim se si do të vazhdojmë më tutje”, tha ai.

Gara ka përmendur edhe një rast në Mitrovicë ku nga java e ardhshme edhe aty do të fillojnë gërmimet dhe ato mund të zgjasin një deri në dy ditë.

“Kjo nuk do të thotë që do të përfundojmë punën vetëm në këtë lokacion pritet që në javën e ardhshme të vazhdojmë me gërmime në Mitrovicë dhe po shpresojmë shumë që të kemi edhe kushte të përshtatshme atmosferike që edhe javën e ardhshme të vazhdojmë me gërmimet. Të paktën gërmimet në Mitrovicë mund të zgjasin 1 deri në 2 ditë. Po gërmimet shumë herë edhe varen nga rrethanat e lokacionit. Rastin në Mitrovicë është për dy persona të zhdukur dhe më e rëndësishmja është që të gjenden mbetje mortore”, ka thënë Gara për Ekonomia Online.

Gërmimet në Kampusin e UP-së nisën të martën pas urdhrit të Prokurorisë Speciale se në bazë të dëshmitarëve në këto pjesë mund të kishte mbetje mortore të të vrarëve gjatë luftës.

Për tri ditë radhazi sa u gërmua në dy lokacione nuk u gjenden mbetje mortore.

Punëtori gjen mbetje mortore në Lipjan

Periskopi.com Lajme

Sot në rrugën ‘Haxhi Kleçka’ të Lipjanit janë gjetur mbetje mortore derisa po kryente punime një kompani ndërtimore atje. Eshtrat dyshohet të jenë të njeriut.

Rastin për Periskopin e ka konfirmuar  edhe zëdhënësi i Policisë, Agron Borovci.

“Me datë 08/04/2019 rreth orës 11:30 është pranuar informata nga ankuesi se përderisa ka qenë duke kryer disa punime ndërtimore dhe gropime të dheut ka marrë një kamion me dhe ne rrugën “Haxhi Kleçka” ne Lipjan për ta dërguar ne fshatin Konjuh te komunës se Lipjanit dhe pas zbrazjes se dheut ka vërejtur disa mbetje mortore që dyshohet te jene te njeriut”, ka thënë Borovci.

Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe  ka ftuar të gjitha njësitet e nevojshme për trajtimin e këtij rasti.

Kujtojmë që ka raste të shpeshta kur gjatë punimeve nëpër komuna të Kosovës, gjenden mbetje mortore./PERISKOPI/

 

 

Gjendet trupi i një 12 vjeçari në Zallq të Istogut, dyshohet se ishte zhdukur gjatë luftës

Periskopi.com Lajme

Në fshatin Zallq të Komunës së Istogut, është gjetur një trup i moshës 12 vjeçare gjatë gërmimeve për persona të zhdukur gjatë luftës.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Kryetari i Komisionit Qeveritar për të pagjeturit, Prenk Gjetaj.

“Sipas ekspertëve, trupi i përket një 12 vjeçari i cili ishte i mbështjellë me një batanije dhe kishte të mbathura një palë çorape. Identiteti i tij akoma nuk dihet dhe po pritet të bëhen analiza”, tha Gjetaj.

Ai ka bërë të ditur që gërmimet për të zhdukurit në këtë lokalitet, kanë përfunduar.

Kanë kaluar më shumë se tre muaj që kur një prej banorëve të Zallqit të Istogut, kishte gjetur mbetje mortore në varrezat e fshatit.

Në Gjilan gjenden mbetje mortore, dyshohet se janë që nga koha e ilirëve

Periskopi.com Lajme

Derisa po gërmonte tokën për ndërtimin e një garazhe, Ilaz Ramushi, nga fshati Llashticë e Gjilanit, ka hasur në disa mbetje të pazakonta.

Eshtra e kafka njerëzish, enë e gjësende të tjera, dyshohet se kanë mbetur në tokën e Ramushit, qysh nga kohërat e lashta, raporton KTV.

Sipas tij, shumë vite para luftës, këtë zonë e kanë vizituar edhe arkeologë nga Shqipëria, të cilët, atë kohë, i kishin thënë se në këtë vend mund të kenë jetuar ilirët.

Edhe vëllai i tij, tregon se kjo nuk është hera e parë që ata kanë gjetur të tilla mbetje mortore.

Por, një banor i fshatit tregon se mbetjet që po gjenden në këtë tokë mund të jenë edhe si shkak i manastirit që ka qenë më herët në këtë fshat.

Beqir Veseli, banor i fshatit Llashticë, ka treguar se edhe herëve të kaluara, kur në zona të tjera të fshatit janë gjetur mbetje mortore, zyrtarë nga Instituti Historik i Gjilanit nuk kanë shprehur interesim për to.

Ndërkaq, në komunën e Gjilanit nuk kanë njohuri në lidhje me këtë rast, por kanë thënë që do të interesohen për verifikimin e ADN-së së eshtrave të gjetura nga banorët.

Mbetje mortore që janë gjetur më herët, sipas banorëve të fshatit Llashticë, janë marrë për ekspozim nga Muzeu i Gjilanit.

Gabimet e rënda të EULEX’it, ngatërron mbetjet mortore të serbëve me ato të shqiptarëve

Periskopi.com Lajme

Në të paktën tri raste të identifikimit të mbetjeve mortore, misioni i EULEX-it ka dështuar ta kryejë me përgjegjësi detyrën e tij.

Bazuar në disa dokumente të cilat i ka siguruar Kohavisioni, misioni evropian për sundim të ligjit, në një rast, ka vënë mbetjet mortore të serbëve nën kodet e varrezave masive, me shqiptarë që janë gjetur në Serbi, raporton KTV.

Mbetje mortore të serbit me inicialet P.D., i gjetur në një varrezë në Malishevë, në raportet e ekspertëve të EULEX-it janë vënë nën kodin DSK1-RCAL3, kod ky i identifikimit të mbetjeve mortoreve të ardhura nga Peruçaci.

Ky fakt ka shqetësuar punëtorët vendorë të Institutit të Mjekësisë në Prishtinë, të cilët kanë kërkuar nga EULEX-i ndryshim dhe përmirësim të kodeve për shkak se një gjë e tillë mund të krijojë situata të paqena, pasi që, sipas tyre, në Peruçac ishin dërguar eshtrat e shqiptarëve të vrarë nga ushtria e policia serbe.

Edhe pse kërkesa e tyre ishte bërë në nëntor të vitit të kaluar, EULEX-i nuk i ka përmirësuar gabimet.

Bashkë me këtë rast, EULEX kishte kërkuar edhe mbylljen e dy rasteve të tjera pa dorëzuar fare raport të autopsisë dhe raport antropologjik.

Në një tjetër rast, EULEX kishte dështuar të identifikonte se cilit prej tre vëllezërve shqiptarë të vrarë gjatë luftës në Kosovë u takonin mbetjet mortore. Njëjtë ka vepruar edhe me mbetjet mortore të H.G.

EULEX-i nuk ka dhënë sqarime dhe në përgjigjen e tyre ka hequr përgjegjësinë nga vetja, duke thënë se janë vetëm ndihmës të Institutit që nga 15 qershori i këtij viti.

Nga ana tjetër, drejtori i këtij instituti, Arsim Gërxhaliu, Drejtor i Institutit të Mjekësisë Ligjore, ka pranuar që ka pasur një shqetësim nga punëtorët vendorë.

Kosova nuk ka ende antropologë dhe shumicën e shërbimeve i kanë kryer ekspertët e huaj në kuadër të misioneve të ndryshme që kanë punuar në Kosovë.

Antropologu i parë vendor do të nisë punën në qershorin e këtij viti.

Gjatë viteve 99-2000, 4 mijë e 19 persona janë varrosur në Kosovë pa analiza të ADN-së me metodën klasike të bërë nga Tribunali i Hagës.

Në vitet pasuese, 2002-2008, është identifikuar pjesa më e madhe e të pagjeturve që kanë ardhur nga tri varrezat masive në Serbi, përkatësisht Peruçac, Batajnicë dhe Bajnabashta.

Prej vitit 2008 deri në qershor të 2018, ky proces është udhëhequr nga EULEX-i. Gjatë kësaj kohe janë kthyer 53 trupa nga Rudnica.

Ndërsa familjarët kishin varrosur rreth 2 mijë persona pa kurrfarë analize. Prej 6 mijë personave që janë varrosur pa analiza të ADN-së, 20 përqind e tyre besohet se janë varrosur gabimisht.

Më 2018 u gjetën mbetjet mortore të gjashtë personave të zhdukurve

Periskopi.com Lajme

Komisioni Qeveritar për Persona të Pagjetur ka mbajtur takimin e fundit për këtë vit, me ç’rast kanë prezentuar një përmbledhje të punëve të kryera gjatë vitit 2018.

Gjatë këtij viti u deklarua se janë regjistruar vetëm dy raste të reja të personave të pagjetur me kërkesë të familjarëve, ndërkaq janë bërë gërmime në 14 lokacione në Kosovë.

Udhëheqësi i Njësisë së Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Kushtrim Gara, tha se nga këto lokacione vetëm dy prej tyre kanë rezultuar me mbetje mortore.

“Nga 14 lokacionet e proceduara, dy lokacione kanë rezultuar me gjetje dhe zhvarrosje të mbetjeve mortore të të paktën gjashtë personave, megjithatë, vetëm pasi të përfundojnë të gjitha ekzaminimet e nevojshme mjeko-ligjore, përfshirë edhe identifikimin përmes analizës së ADN-së, mund të konfirmohet numri i personave të zhvarrosur”, ka thënë Gara.

Njëherësh, ai tregoi se këtë vit, u janë dërguar për rivarrim mbetjet mortore të 45 rasteve të personave të pagjetur.

Po ashtu, Gara tha se gjatë këtij viti është rritur buxheti për përkrahjen e familjeve të të pagjeturve nga 250 euro në 400.

Gara ka thënë se dhe një nga sfidat që kanë komisionet dhe grupet punuese të këtyre rasteve, janë mbetjet mortore të paidentifikuara dhe mungesa e informacionit të besueshëm.

Kurse Jahja Lluka, këshilltar i kryeministrit Ramush Haradinaj, tha se çështja e personave të pagjetur është një ndër çështjet kryesore të dialogut Kosovë-Serbi. Ai tha se kjo çështje do po vazhdon të jetë çdoherë e më vështirë, sepse sipas tij, marrëveshjet rajonale nuk po zbatohen.

Ai premtoi përkrahje të vazhdueshme për familjarët dhe tregoi se për këtë çështje ka rritje të buxhetit për 12 përqind në vitin 2019.

Ai tha se nëse është e nevojshme, Qeveria do të japë jo 25 mijë euro, po edhe 25 milionë euro nëse garantohet zbardhja e këtyre rasteve, ndërkaq kritikoi mediat që sipas tij, gjatë raportimit, theksin e lajmit e kishin vënë te ndarja e buxhetit për këto raste.

Kurse,  kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Persona të Pagjetur, Prenkë Gjeta, tha se Komisioni është i hapur për bashkëpunim dhe sugjerime për zbardhjen e këtyre rasteve.

Një qytetar thotë se ka gjetur mbetje mortore me rroba ushtarake në Prizren

Periskopi.com Lajme

Një qytetar në fshati Plenaj të Prizrenit ka gjetur mbetje mortore me rroba ushtarake.

Ai ka lajmëruar njësitet kompetente të cilat kanë dal në vendin e ngjarjes dhe më pas pritet të dalin edhe njësitet për krime lufte.