A e nxori Kurti incizimin nga Munih, për ta arsyetuar uljen në një tavolinë me Vuçiqin?

Periskopi.com Lajme

Fjala e Kryeministrit Albin Kurti, në panelin e mbajtur në Munih, ka rrjedhur në opinion si incizim, duke thyer kështu rregullat Chatham House Rule, sipas të cilave pjesëmarrësit nuk kanë të drejtë t’i nxjerrin ato që fliten në tryezë.

Incizimi i fshehtë dhe publikimi i videos së Kurtit ishte i vetmi që ka ndodhur nga kjo konferencë me dyer të mbyllura dhe përbën një skandal diplomatik.

Video është transmetuar live në Facebook nga llogaria e një personi të quajtur Brahim Demaku, të cilën ai e ka fshirë sot.

Diskutimi i Kryeministrit të Kosovës u zhvillua në margjinat e Forumit Ndërkombëtar të Sigurisë, i cili nisi punimet të premten në Munih, me pjesëmarrjen e 35 udhëheqësve të shteteve dhe qeverive.

Në këtë tryezë, i pranishëm ishte edhe Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic.

Kurti, sa ishte në opozitë, kishte deklaruar se nuk do të pranonte të ulej në tavolinë me përfaqësuesit e Serbisë, pa kërkuar falje Serbia për krimet ndaj Kosovës. Këtë qëndrim, ai e ndërroi gjatë intervistës së kësaj jave në Rubikon, kur tha se do të pranonte të ulej në tavolinë me ta edhe pa kërkuar falje.

Kryeministri Kurti edhe u ul në një tavolinë me Vucic, të premten.

Incizimi i fjalës së Kurtit, në të cilën ai ishte i ashpër me Vucic, dhe rrjedhja e tij në media duket se e kishte pikërisht këtë qëllim, që ai të arsyetohej për uljen në një tavolinë me Presidentin e Serbisë, si dhe për t’u mbrojtur nga sulmet e mundshme që kishte mbajtur “takim të fshehtë”, meqë konferenca ishte me dyer të mbyllura.

Vetë Kurti, në një intervistë për Evropën e Lirë, ishte kujdesur të thoshte se nuk e konsideron takim me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vucic, pjesëmarrjen e përbashkët në një tryezë në Munih.

“Unë nuk jam takuar me Vucicin. Kemi qenë në një tryezë të rrumbullakët, ku kanë qenë të ftuar të gjithë udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor”, ka thënë ai.

I pyetur të komentojë debatin me dyer të mbyllura, për të cilin Vucic tha se ishte “i ashpër”, Kurti ka deklaruar se nuk dëshiron të japë detaje, duke u thirrur në rregullat e organizatorit të panelit, që nuk lejojnë të bëhen publike pikëpamjet e pjesëmarrësve, Chatham House Rule.

Megjithatë, Kryeministri Albin Kurti pohoi se Vucic kishte ndjerë shumë presion, për shkak të asaj që kishte thënë.

Incizimi i fshehtë dhe shpërndarja e fjalës së Kurtit në këtë konferencë, përkundër rregullave që e ndalojnë një gjë të tillë, po shihet si një lojë tjetër e tij në vazhdën e manipulimit të opinionit me qasje populiste.

Pjesëmarrësit në Konferencën e Munihut kanë qenë të akredituar, dihet saktësisht kush ishte i pranishëm në sallë dhe është e mundshme që të hetohet nga organizatorët se si ka rrjedhur ky incizim

Në aksidentin tragjik në tunel mbrëmë humbi jetën vëllai i deputetes shqiptare

Periskopi.com Lajme

Aksidenti i tmerrshëm që ndodhi mbrëmjen e së shtunës në tunelin që lidh Tiranën me Elbasanin, i ka marrë jetën një 42 vjeçari.

Pas mesnatës duke hyrë e diela, policia njoftoi se viktima u identifikua si Elton Maçolli, 42 vjeç.

Mësohet se ai është vëllai i deputetes së Partisë Socialiste, Blerina Gjylameti.

Tragjedia rrugore ndodhi gjatë natës ndërsa i ndjeri ishte duke udhëtuar në autostradë. Teksa ndodhej në hyrje të tunelit duket se ka kryer një parakalim të gabuar dhe për pasojë është aksidentuar rëndë.

Përplasja ishte aq e fuqishme sa mjeti u bë copë-copë.

Pas përplasjes madje makina ka hyrë poshtë kamionit dhe më tej u përfshi nga flakët.

Megjithëse kanë ndërhyrë punonjësit e sigurisë së tunelit, për të ndjerin nuk ka pasur asnjë mundësi shpëtimi.

Ai është dërguar në morgun e spitalit të Elbasanit ku dhe më pas u identifikua.

Elton Maçolli punonte në bazën ushtarake të helikopterëve në Farkë sikundër shikoni dhe fotot.

 

Policia jep detaje për aksidentin në afërsi të urës së Ibrit

Periskopi.com Lajme

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmë në Mitrovicën e Veriut afër fshatit Suhodoll.

Rreth kësaj Indeksonline kontaktoi me Zëdhënësin e Policisë në Mitrovicën e Veriut, Bane Radovic, ai na konfirmoi se nga ky aksident kanë mbetur tre persona të lënduar.

“Në rrugën lokale të Mitrovicës, afër urës së Ibrit, tek fshati Suhodoll pati një aksident trafiku ku pësuan lëndime tre persona. Tipat e veturave të përfshira janë një Golf 7 dhe një Tuaran.”, u shprehë ai.

Rama pas mbledhjes urgjente të qeverisë: Jemi në gatishmëri me kapacitet të plotë

Periskopi.com Lajme

Kryeministri shqiptar, Edi Rama u kthye nga Gjermania sapo ndodhi  filluan lëkundjet e tokës gjatë pasdites së djeshme në Shqipëri, shkruan Periskopi.

Ai mbajti një mbledhje urgjente me qeverinë dhe sot planifikoi të mbledh edhe PArlamentin, bashkë me ministrat dhe kryebahskiakët..

Pas përfundimit të mbledhjes mbrëmë ai tha se janë të gatshëm me kapacitete të plota që të përballen me ngjarjet.

“Një mirënjohje e thellë për bluzat e bardha për punën e bërë. Edhe pse isha larg, kam marrë në kohë reale çdo informacion, kjo edhe falë grupeve të whatsappit”- tha kryeministri i vendi.

“Fatmirësisht nuk ka asnjë viktimë dhe kjo është një arsye për të marrë frymë në mënyrë të lehtësuar. Ka pasur persona të plagosur dhe ata kanë marrë ndihmë mjekësore, urojmë që të gjithëve shërim të shpejtë.

Do të jemi me kapacitet të plotë. Dua të falënderoj jo formalisht, të gjithë trupën e bluzave të bardha dhe të gjithë trupën e kujdesit shëndetësor për organizmin e mirë për gjatë gjithë orëve pas ngjarjes”- tha Rama.

Tjetër tërmet në Shqipëri, lëkundjet zgjasin disa sekonda

Periskopi.com Lajme

Një tjetër tërmet është ndjerë në Shqipëri, pak minuta pas mesnatës së mbrëmshme, shkruqan Periskopi

Lëkundjet ishin të forta dhe zgjatën disa sekonda.

Raportohet se këto janë postlëkundjet që vijnë pas lëkundjes së madhe që kanë ndodhur në orën 16:05. Sipas raportimeve lëkundjet ishin me magnitudë 4.9.