Haradinaj-Stublla: Gjermania, krahu ynë i fortë në ruajtjen e integritetit territorial të Kosovës

Periskopi.com Lajme

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla deklaroi sot se Gjermania është aleat historik i Kosovës dhe krah i yni i fortë, duke qenë dhe shteg i lehtësimit të çdo procesi që Kosova ka pasur para vetes.

Ajo gjatë takimit me ambasadorin e Gjermanisë në Prishtinë, Christian Heldt, ka falënderuar këtë të fundit për kontributin që Gjermania ka dhënë në çdo etapë të shtet-ndërtimit të Kosovës.

“Dyert e hapura nga Gjermania për diasporën tonë atje, janë kthyer në rotorin ekonomik të shtetit tonë”, tha ministrja Haradinaj- Stublla.

Po ashtu, kryediplomatja e Kosovës ka shprehur mirënjohjen për këmbënguljen e Gjermanisë dhe kancelares Angela Merkel, në ruajtjen e integritetit territorial të Kosovës.

Meliza Haradinaj thotë se veç “xhinset” i kushtuan Kurtit 10 për qind të rrogës

Periskopi.com Lajme

Ish-këshilltarja politike e Ramush Haradinaj, Meliza Haradinaj-Stublla, ka hedhur disa dyshime mbi garderobën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Kurti ka postuar një foto duke shkuar nga shtëpia e tij deri tek puna në këmbë. Mesazhi i tij ishte që të ruhej ambienti dhe sa herë që është e mundur të mos përdorën makinat. Në foto ai shihej i veshur me xhinse.

“Era e ndryshimit i sjellë edhe xhinset e Kryeministrit ‘modest’ me çmim që kap rreth 10% të pagës së tij të zvogëluar. Xhinset ‘Diesel’ 130€, paga ‘modeste’ 1,450€”, ka shkruar Haradinaj.

Tutje, e njëjta hedh dyshime se vendimi i qeverisë Kurti për uljen e pagave të ekzekutivit, nuk do të zgjasë shumë. Ajo pretendon se Gjykata Kushtetuese do të marrë shpejt një vendim për Ligjin e ri të Pagave, dhe qeverisë do i rritet rroga përsëri, konform atij ligji. E atëherë, ish-këshilltarja thotë se xhinset do i marrin një përqindje më të vogël nga paga kryeministrit.

“Megjithatë, ka shpresë se do i kushtojnë më pak kur i rritet rroga në fund të muajit”, shkroi ajo.

Meliza Haradinaj thotë se Albin Kurtit nuk i intereson ta formojë Qeverinë: Maska politike ra

Periskopi.com Lajme

I pari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti bëri të ditur sot se nuk ka marrëveshje në mes partisë së tij dhe LDK-së.

Pas kësaj, Këshilltarja e kryeministrit në detyrë, Ramush Haradinaj, Meliza Haradinaj-Stublla tha se Albini nuk është i interesuar të formojë qeverinë.

Sipas saj, konfidenca arrogante e VV-së për fitore të thellë nëse mbahen zgjedhjet e reja, është treguar i saktë i angazhimit të tyre aktiv për bllokimin e suksesshëm të koalicionit me LDK.

Ajo theksoi se maska politike ra, e që fushata zgjedhore po vazhdon.

Postimi i plotë:

Albini nuk është i interesuar të formojë qeverinë!

Konfidenca arrogante e VV-së për fitore të thellë nëse mbahen zgjedhjet e reja, është tregues i saktë i angazhimit të tyre aktiv për bllokimin e suksesshëm të koalicionit me LDK.

Bixhozi i tyre me strategjinë ‘all-in’ (merr apo humb të gjitha) i jep kuptim qëllimit për kontrollin e plotë mbi institucionet e Kosovës, qoftë duke nënshtruar LDK-në qoftë duke fituar (sipas tyre) mbi 45%. Mosbesimi i tij në sistemin demokratik pluralist, do t’ia dështojë secilën herë projektin e tij.

Maska politike ra.
Fushata zgjedhore po vazhdon…

 

Këshilltarja e Haradinajt tregon versionin e saj se çfarë gjeste bënte Rama në takim me Makron dhe Merkel

Periskopi.com Lajme

Meliza Haradinaj, Këshilltare e Kryeministrit në largim, ka thënë se Edi Rama kur ishte në Berlin bënte veprime për të rënë në sy pavarësisht se kishte veshur patika.

Ajo këtë shpjegim e ka dhënë duke sqaruar skenat në Samitin e Berlinit ku Rama bashkë me Hashim Thaçin i kishin bërë presion Ramush Haradinajt të hiqte taksën ndaj Serbisë.

 

 

“Më pas vazhdoi pa ndonjë rol, duke ofsharë nëpër hollet e katit të 5të, e duke bërë gjestikulacione joserioze për një kryeministër për të shfaqur pakënaqësinë e tij për mungesë vëmendjeje, edhepse me mbathje atraktive”, ka shkruar Meliza Haradinaj, në një reagim në Facebook.

“E vërteta është një, si privatisht, ashtu edhe publikisht: që Kosova nuk është mall as tokë që mund të shkëmbehet nga tregtarë aksidental!”, ka shtuar ajo.

Ditë më parë, Edi Rama, kërcënoi Ramush Haradinajn se do ta padisë për shkak se akuzës së bashkë me Thaçin dhe Aleksander Vucicin kishin planifikuar shkëmbimin e territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ramush Haradinaj tha se qëndron prapa fjalëve të tij se Rama, Thaçi dhe Vucic kishin plane të tilla kundër Kosovës.

Reagimi i Meliza Haradinajt:

JA E VËRTETA E RAMËS

Domosdoshmëria e zgjidhjes së nyjes Kosovë – Serbi, nuk i jep rol paternalist Edi Ramës që të imponohet si ndërmjetësues. Megjithatë, ai provoi këtë rol edhe në diskutimet informale në Berlin, duke u afruar pa ftesë tek tavolina ku kancelarja Merkel dhe presidenti Macron i ftoi për pije liderët e Kosovës dhe Serbisë. KM Rama ‘kërcente’ në diskutimet që filluan aty – pa rend e pa respekt ndaj diskutuesve. Dikur filloi të kapte Presidentin Thaçi për krahu, duke tentuar ta tërhiqte më larg kryeministrit Haradinaj, për të gjetur një bashkëbisedues për dokrrat e tij gjeopolitike që si dëgjonte kush.

Dikur kur u bind që Kosova ka lider që zëshëm dhe logjikshëm e argumenton realitetin e Kosovës, dhe atë madje edhe në anglisht edhe në frëngjisht, u spostua në kolltuqet anash hollit të Zyres së Kancelares, duke pozuar para fotoaparatit të Ministrit të tij në detyrë. Më pas vazhdoi pa ndonjë rol, duke ofsharë nëpër hollet e katit të 5të, e duke bërë gjestikulacione joserioze për një kryeministër për të shfaqur pakënaqësinë e tij për mungesë vëmendjeje, edhepse me mbathje atraktive.

Në fakt, do të ishte shumë më mirë nëse Rama do preokupohej me rrugën eurointegruese të Shqipërisë, e mos të humbte kohën e mundësinë duke fshehë dështimet e tij qeverisëse prapa këshillave ‘kreative’ që ia jepte Kryeministrit Haradinaj se si të zgjidhej çështja Kosovë – Serbi, apo si të veprohej me taksën 100%.

E vërteta është një, si privatisht, ashtu edhe publikisht: që Kosova nuk është mall as tokë që mund të shkëmbehet nga tregtarë aksidental!

Veprimet specifike të shqiptarëve që i përgjigjen agjendës serbe, do të kenë kualifikim të veçantë në historinë kombëtare… e kjo s’është punë e kësaj gjenerate!

Ma thuani cilit shqiptar i duhet ‘e vërteta’ e Ramës me dëshmitar Vuqiqin e Thaçin?!

Berisha i reagon këshilltares së Haradinajt: Kur gëzohem unë e Albini dridhet toka, mos u bë idiote  

Periskopi.com Lajme

Analistja Kimete Berisha, në një publikim në rrjetin social “Facebook” i është përgjigjur këshilltares së kryeministrit Ramush Haradinaj, Meliza Haradinaj Stublla, e  cila sot shkroi se duket se lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, i është gëzuar thirrjes nga Specialja për kryeministrin Ramush Haradinaj – raporton Periskopi. 

Berisha e ka quajtur ‘strincë’ këshilltaren e Haradinajt, për të cilën thotë se nuk mund t’i ndihmojë Haradinajt më shumë se ajo.

Ajo i ka thënë tutje këshilltares së kryeministrit se as Kurti nuk gëzohet siç po mendon ajo.

“Unë nuk gëzohem për Ramushin. Mos të lodhen këshilltaret e tij me më sha me emra anonimë se e di kush janë (dhe se nuk e ka gjet kishën ku mu kryqu) e m’u mundu me m’tutë se edhe unë e kam pa ‘vdekjen me sy’, mundesh me m’vra por s’mundesh me m’tutë. Njëherë po u tutshme për vdekje e pastaj po u bëjshe ‘zanzi’. Se edhe 100 vjet ymer m’i pas ajo ‘strinca’ e tij këshilltare, nuk mundet m’i ndihmu Rambos më shumë se unë. Thjesht nuk ndjej as gëzim as më të voglin idhnim, as Albini nuk gëzohet, mos na raft m’u gëzu palidhje (kur gëzohemi unë e Albini, dridhet toka, e merrni vesh), pse bëhesh idiote, i shtini fminë me na sha, shani deputetët shqiptarë që po ju çojnë në Hagë, ju e mbytët njëri-tjetrin, e jo ata (ne) që kanë shkruar dhe folë kundër kësaj gjykate. Ose shaj more bëj çfarë të duash, e di se s’din ti me jetu vet, pa të mbajt ‘heronjtë’ përdore…S’mundesh m’u shty me neve që ecim tehut me sy mshel”, ka shkruar Berisha ndër të tjerash.

Ajo ka përmendur edhe ftesën që i është bërë kryetarin të këshillit kombëtar të Nismës, Jakup Krasniqit.

Lexojeni të plotë reagimin e saj:

Repriza e mërzisë.

E paskan ftu’ edhe Jakup Krasniqin. Le ta merr me vete edhe Orbitrekun. Po bëj hajgare…por m’u kujtu ajo shpija e tij gjigande me dhomën e fitnesit…në vend se me pas atë dhomë naj trashalluk nafakpremë.

…anipse e kam antipati me arsye (kam qenë me familjen dhe UÇK-në gjatë luftës në mal, kur ky hero e ka pas shpall mobilizimin e shqiptarëve (16-55 vjeç), dhe të nesërmen në Smrekovnicë policia serbe i vrau e masakroi mbi njëqind meshkuj shqiptarë ‘të mobilizuar’ por duarthatë.

S’kishim gurë, dru, hu, stupc, bukë, ujë, s’kishim gjë t’gjallë krye shpirti, shkoj lufta tuj hëngër ‘kompira’ t’mërdhimë të Dobërllukës, por ishim ‘të mobilizuar’.

Natën mbuloheshim me letra gazete vend jorganit, ujin e ruanim për më të rinjtë, tre muaj jetë kemi fjetur në ahurin e lopëve, por ishim ‘të mobilizuar’.

E pamë gruan që u vra nga snajperistët serbë, kur lëvizi vendit në fshatin Shtitaricë për të lyp bukë për fëmijën që po qante nga uria; e nga qielli piknin vërejtet me shkrim nga aeroplanët e NATOs ‘kujdes, e dimë që po mbani popull duarthatë si mburojë e gjallë’, por ishim ‘të mobilizuar’.

I pamë kur në sallën e sporteve në Vushtrri i ndan nga gratë burrat me duar lidhur pas qafe, por ishin ‘të mobilizuar’.

Prandaj, antipatia ime ndaj tij është racionale sepse kur e shpalli mobilizimin nga hoteli i Tiranës, ai e dinte se as ushtarët e ngratë s’kishin armë se lë me populli.

Nuk i gjen gjë, mos u mërzitni.

Unë besoj thellë thellë në pafajësinë e tyre.

Pasha besën, unë nuk gëzohem qe një kohë, mos u bëni merak ju, se nuk gëzohem unë lehtë, se ma kisha dasht m’u gëzu edhe ‘për keq’, nashtë, veç m’u qefu pak, por jam e sigurt se do të isha gëzu veç nëse ftesa do t’i shkonte njanit që gjithmonë u përmend se ua ka la flamën shqiptarëve…por kurrë asnjë ftesë nuk i ka shku…

Nuk gëzohem për Thaçin, as për Kadri Veselin, (për arsye se ata gjithmonë kanë shfaq respekt për mu), por ama nuk gëzohem as për Jakupin, as për Ramushin…s’ndjej gjë.

Të gjithë ju që jeni të mërzitur sot, do të qeshni nesër dhe anasjelltas. Mos u idhno o i idhnum.

Ramushi e di se kur është dorëzuar herën e parë në Hagë, unë jam e para që pasi kam pas kajt me lotë (dëshmitare e kam një zyrtare amerikane të UNMIK-ut), e kam shkruar editorialin ‘Kush do ta akuzojë Karla del Ponten’…

Nga rrethi i tij familjar më ka ardh mesazhi falenderues se më shumë i ka ndihmuar ai shkrim sesa avokatët e paguar me miliona.

Unë nuk gëzohem për Ramushin. Mos të lodhen këshilltaret e tij me më sha me emra anonimë se e di kush janë (dhe se nuk e ka gjet kishën ku mu kryqu) e m’u mundu me m’tutë se edhe unë e kam pa ‘vdekjen me sy’, mundesh me m’vra por s’mundesh me m’tutë.

Njëherë po u tutshme për vdekje e pastaj po u bëjshe ‘zanzi’.

Se edhe 100 vjet ymer m’i pas ajo ‘strinca’ e tij këshilltare, nuk mundet m’i ndihmu Rambos më shumë se unë.

Thjesht nuk ndjej as gëzim as më të voglin idhnim, as Albini nuk gëzohet, mos na raft m’u gëzu palidhje (kur gëzohemi unë e Albini, dridhet toka, e merrni vesh), pse bëhesh idiote, i shtini fminë me na sha, shani deputetët shqiptarë që po ju çojnë në Hagë, ju e mbytët njëri-tjetrin, e jo ata (ne) që kanë shkruar dhe folë kundër kësaj gjykate.

Ose shaj more bëj çfarë të duash, e di se s’din ti me jetu vet, pa të mbajt ‘heronjtë’ përdore…

S’mundesh m’u shty me neve që ecim tehut me sy mshel ?.

…por ama mos shihni kusur, mos na imtoni m’u mërzit dy herë për të njejtën ‘temë’ nuk është e realizueshme në skenë kjo lloj drame, veç kush të rren.

Është thjesht ‘Repriza e mërzisë’.

Lajm nuk është Ramushi (i msumë), lajm është Jakupi dhe kush e ka njet m’u mërzit për të, le t’ja nis menjëherë pa humbur kohë, se e ka mërzi sefte, se herën e dytë pastaj nuk ndjehet njësoj.

Pse nuk thonë dashuria në shikim të dytë, por thonë dashuria në shikim të parë.

Njësoj është edhe me mërzinë. Herën e dytë, mërzia nuk është risi.

E citoj veten: Është shumë e dhimbshme se si këta njerëz nuk i dhimbsen askujt jashtë klanit të tyre.

P.S. ‘Çdo gjë ndodh një herë-të tjerët ta përsërisin fatin’ (TD).