Tag: Merseyside

Dyshja e re mesfushore e Liverpoolit fillon stërvitjet në Melwood
Dyshja e re e mesfushorëve Naby Keita dhe Fabinho kanë filluar stërvitjet në kampin e Liverpoolit para fillimit të sezonës me Liverpooolin.
Të kuqtë janë kthyer në kompleksin e stërvitjeve në Melëood në mëngjesin e së hënës.
Keita dhe Fabinho kanë arritur në këtë verë për të përforcuar ekipin nga Merseyside.
Keita, i cili kishte qenë pjesë e ekipit gjerman RB Leipzig është fotografuar në një diskutim me menaxherin Klopp, raportoi “DailyMail”, transmeton Periskopi.
Ndërsa, Fabinho si një ish-lojtar i Monacos është parë në dhomat e fitnesit.
Dita filloi me një grup të shtrirë në fushë në atë që duket të jetë si një lloj i ushtrimeve yoga.
Lojtarët pastaj filluan të përdorin lloje të ndryshme të stërvitjeve për të përforcuar më shumë kondicionin.
Ekipi i Klopp do të ndeshet me Napolin dhe Torinon para se të luajë ndeshjen e parë kundrejt Ëest Hamit në Premierligën angleze./Periskopi/