I erdhi dakiku: Pogba tallet me Mourinhon pas shkarkimit të tij

Periskopi.com Lajme

Paul Pogba ka reaguar me një postim të bukur në rrjetet sociale pas shkarkimit të Jose Mourinhos nga posti i trajnerit të Manchester Unitedit, vetëm disa ditë pasi ai e la në bankën rezervë francezin.

Ndeshja e fundit e Mourinhos në Man United ishte në humbjen, 3-1 nga Liverpooli, ku Xherdan Shaqiri luajti rolin e heroit duke shënuar dy gola.

Pavarsisht mungesës së kreativitetit në skuadër, Pogba u la në bankën rezervë për 90 minuta, transmeton IndeksOnline.

Mourinho vendosi të startojë para tij me Ander Herrera, Nemanja Matic dhe Jesse Lingard, teksa në pjesën e dytë u inkuadruan edhe Marouane Fellaini, Juan Mata dhe Anthony Martial.

Nuk kanë shkuar shumë minuta para se Pogba ta tallte ish-trajnerin e tij me një postim të mrekullueshëm në rrjetin social, Instagram, dhe më pas e fshiu atë.

Kujtojmë se në baza të përkohshme, postin e Mourinhos te Man Unitedi do ta zë Michael Carrick.

Carrick ka disa fjalë për Mourinhon

Periskopi.com Sporti

Mesfushori i Manchester United, Michael Carrick thotë se nuk e ka në plan të ndryshojë stilin e lojës, ndërsa shton se trajneri Jose Mourinho do të njoh cilësitë e tij.

Veterani anglez shënoi mbrëmë një gol në sfidën kundër Northampton Toën në ndeshjen që United e fitoi me rezultat 3:1 në kuadër të Kupës së Ligës.

“Unë mendoj se trajneri e di se çfarë mund të bëj unë dhe unë nuk jam duke shkuar për të ndryshuar stilin tim të lojës”, deklaroi Carrick.

“Ai e di saktësisht se çfarë mund të bëj unë, i njeh pikat e forta të mia si dhe të çdo lojtari tjetër këtu”. /Periskopi.com