Haradinaj për pak sa nuk ia krisi këngës edhe sonte, por i nxorri problem mikrofoni (Video)

Periskopi.com Fun

Kryeministri Ramush Haradinaj për pak edhe sot ishte duke ia krisur këngës në një mbledhim gjatë  Ekspozitës së Artizanaleve nga Shajaku në Prizren.

Por mikrofoni ia prishi punën. Pati probleme me të kur doli në foltore.

‘S’ka me këndue sonte’’, tha kryeministri teksa tentonte të rregullonte problemin e mikrofonit.

Haradinaj kohëve të fundit ka lëshuar zërin duke kënduar vend e pa vend.

‘Kah po shkon moj zanë’’, ‘Xhamadani vija-vija’, janë dy këngët  e preferuara të tij, të cilët i këndon sa herë që i vie rasti./PERISKOPI/

https://www.facebook.com/portalikohanet/videos/452129965352782/

Shihni si ia rrëmben i biri Edi Ramës mikrofonin në mes të intervistës (Video)

Periskopi.com Fun

Kryeministri Edi Rama dhe bashkëshortja Linda ishin mbrëmë në Butrint për të qenë krah Nicolas Sarcozy-së në shkallët e amfiteatrit të Butrintit, ku u mbajt koncerti live i Carla Brunit.

Por, këtë herë lideri i vendit kishte zgjedhur të merrte me vete edhe të birin Zaho, siç tregoi edhe në një video në Instagram, të shoqëruar me një ikonë me sytë me zemra.

https://www.instagram.com/p/By-_ZCaj4_f/?utm_source=ig_embed

Pas përfundimit të koncertit, një prej gazetareve iu afrua kryeministrit për të marrë nga ati përshtypjen  mbi koncertin, mirëpo këtu ndodhi ajo që nuk pritej.

Teksa i ati përpiqet të flasë, Zaho ia rrëmben gazetares mikrofonin nga dora duke e ndërprerë kështu intervistën e të atit.

 

Zemaj flet pasi Haradinaj ia goditi mikrofonin: Nuk e di çka ka me mua

Periskopi.com Lajme

Deputeti i LDK’së, Armend Zemaj ka folur për “sulmin” që ia bëri dje në Kuvend, deputeti i AAK’së, Daut Haradinaj, duke ia goditur mikrofonin derisa ky po fliste në Kuvend.

Zemaj tha se nuk e kuptoi çka pati deputeti Haradinaj kur ia goditi mikrofonin dhe kur e akuzonte LDK’në për gjërat, që Zemaj thotë se nuk i kuptonte.

Deputeti i LDK’së thotë se Haradinaj mund të ketë pasur probleme personale ose të ketë qenë në gjendje të keqe emocionale, pasi fliste në Kuvend për tema jashtë diskutimit në seancë.

“Diçka nuk ka qenë mire gjendja e tij emocionale, sepse temat që i trajtoi nuk kishin të bënin me atë që po diskutohej”, ka thënë Zemaj në Frontal.

Zemaj ka thënë se partia e tij nuk është në konflikt me askënd edhe përkundër se sipas tij, është cak i sulmeve dhe gjuhëve të

“Jo rrallëherë deputetët e LDK’së janë ballafaqu me një gjuhë kërcënuese edhe nga kryeministri edhe nga zyrtarë tjerë të Qeverisë”, ka thënë ai.

Ndërsa veprimin e deputetit të AAK’së ndaj tij e quan si të pamoralshëm.

“Është veprim i pamoralshëm, por nëse e ka bërë pa ndonjë qëllim, ai duhet ta jap qëndrimin e tillë”.

Zemaj, i pyetur pse mund ta ketë bërë këtë veprim Haradinaj ndaj tij, thotë se nuk e di pasi nuk ka kurrëfarë komunikimi me të.

“Nuk kam raporte komunikimi ose shoqërore me deputetin Haradinaj.