Tahiri: Koalicioni me PDK-në është ëndrra që Isa Mustafa e sheh çdo natë

Periskopi.com Lajme

Ministri i Drejtësisë në dorëheqje, Abelard Tahiri, ka reagur ndaj shkrimi të liderit të LDK’së, Isa Mustafa, i cili ka thënë se nuk ka ‘arnim të Qeverisë me PDK’në’, shkruan Periskopi.

Tahiri i është kundërpërgjigjur duke i thënë se këtë arnim të Qeverisë, Isa Mustafa e sheh çdo natë në ëndërr.

“‘Arnimi i qeverisë’ me PDK-në është ëndrra që Isa Mustafa e sheh çdo natë, por zgjedhjet që po na presin, do t’ia shkundin edhe këtë ëndërr”, ka shkruar Tahiri.

Shkrimi i plotë në FB:

Që kur ka arritur demokracia, Isa Mustafa është mësuar me humbjen e zgjedhjeve. Këto që janë në prag, s’janë asgjë tjetër veçse zgjedhjet e katërta me radhë që do t’i humbë si Kryetar i LDK-së. Paniku për t’i ikur realitetit që e pret, po ia shpërfytyron racionalitetin, duke e marrë PDK-në si referencë. Isa Mustafa dhe LDK-ja në tërësi, duhet ta kuptojnë që ka jetë edhe pa PDK-në dhe nuk është nevoja që të kapen pas PDK-së pafundësisht. “Arnimi i qeverisë” me PDK-në është ëndrra që Isa Mustafa e sheh çdo natë, por zgjedhjet që po na presin, do t’ia shkundin edhe këtë ëndërr.