Gjuriq e mohon për të dytën herë masakrën e Reçakut, bombardimet e NATO-s i quajti agresion

Periskopi.com Lajme

Drejtori i të ashtuquajturës ‘Zyre për Kosovë e Metohi’ në Qeverinë e Serbisë, Marko Djuric reagoi me të shara e fyerje dhe përbuzje të viktimave të masakrës në Reçak, pas njoftimit se Ivan Todosijevic, zyrtar i Listës Serbe është dënuar me dy vite burgim pas mohimit të masakrës së Reçakut.

Ish-ministri Ivan Todosijevic u dënua në Prishtinë me dy vite burgim për akuzën për veprën penale “nxitja e urrejtjes, përçarjes ose mos durimit kombëtar, racor, fetar apo etnik”

Edhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç ashtu si më herët përfaqësuesi i tij për Kosovën Marko Gjuriç, e ka quajtur trillim masakrën e Reçakut, pasi Gjykata në Prishtinë ka dënuar me dy vjet burg ish-ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Ivan Todosijeviç.

“Është e frikshme. Të gjithë anëtarët e Listës Serbe do të përsërisin të njëjtën gjë, dhe unë e përsëris tani – krimin e fabrikuar në Reçak, ku gjithçka u falsifikua nga ai mashtrues me flokë të bardhë, një mashtrues si Ëalker, një mashtures”, tha Vuçiç para gazetarëve, raporton b92.

Ivan Todosijeviç është gjetur fajtor për një deklaratë të dhënë vitin e kaluar me të cilën e quante trillim masakrën e Reçakut të 15 janarit 1999 ku forcat serbe vranë 45 civilë shqiptarë.

Në korrik të këtij viti, Prokuroria e Prishtinës kishte ngritur aktakuzë kundër ish ministrit të MAPL-së, Ivan Todosijeviç për nxitje të urrejtjes dhe përçarjes.

Sipas Prokurorisë Todosijeviç në cilësi të Ministrit me dashje, ka nxitur dhe përhapur publikisht urrejtje, përçarje dhe mos durim midis grupeve kombëtare, racore dhe etnike që jetojnë në Republikën e Kosovës.

Drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuric, edhe gjatë marsit të këtij viti kishte mohuar se ka ndodhur krim në Reçak.

Gjuriq një nga masakrat më të mëdha nga forcat serbe në Kosovë nuk e vlerëson se ka qenë krim.

“Nëse fillojmë me Reçakun, kemi nga atje analiza që nuk ka pasur krime që mund të kenë çuar në një agresion të tillë. Institucionet legale nuk e kanë konfirmuar kurrë dyshimin se në fshatin Reçak ndodhi diçka e tillë apo në ndonjë fshat tjetër të Kosovës’, kishte thënë ai.

Ai ka thënë se sulmet e NATO’s kanë qenë agresion ndaj një shteti të pavarur pa asnjë arsyetim.

‘Si dikush që ka qenë dëshmitar dhe e ka përjetuar se cilat kanë qenë pasojat e marsit 1999, mund të them se nuk kam asnjë dilemë se ky ishte një agresion ndaj një shteti të pavarur dhe që nuk kishte asnjë lloj arsyetimi për një intervenim të tillë”, ka thënë tutje ai.

Ai ka shtuar se NATO-s ka qenë edhe dobësimi gjeopolitik i Serbisë dhe popullit serb në Ballkan

‘Dikush tentoi të na i kidnapojë 10,887 kilometra katrorë të Serbisë duke tentuar të na aneksonte një pjesë të vendit. Jemi dëshmitarë se si muajve të fundit janë hequr kufijtë mes Kosovës dhe Shqipërisë dhe nuk është lëshuar asnjë zë si reagim ndaj këtij veprimi”, ka thënë Gjuriq.

I akuzuari për vjedhje rryme mohon fajin

Periskopi.com Lajme

Në Gjykatën Themelore në Pejë, dega në Istog, është deklaruar i pafajshëm i akuzuari për vjedhje të shërbimeve, Ujkan Haziraj.

Në seancën fillestare të mbajtur të mërkurën, pasi që paraprakisht është njoftuar me aktakuzën nga ana e prokurores Suada Hamza, i akuzuari e ka mohuar fajësinë.

I pandehuri Haziraj, ka thënë se ai nuk ka lokal në fshatin Rakosh të Komunës së Istogut, për ku i është ngritur aktakuza, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Unë kam pas vetëm një lokal tek shtëpia në Istog dhe tashmë as atë nuk e kam”, ka thënë i pandehuri Haziraj.

Ai ka shtuar se edhe fotografitë e njehsorit në shkresat e lëndës nuk janë fotografi të njehsorit që ai posedon në shtëpi.

Pas kësaj, gjykatësi Gani Rugova, ka caktuar seancën e shqyrtimit gjyqësor, më 27 nëntor 2019, në ora 13:00

Sipas aktakuzës së ngritur më 10 tetor 2019, nga Prokuroria Themelore në Pejë, Ujkan Haziraj, akuzohet se më parë e gjerë më 15 nëntor 2017, dhe në vazhdimësi, në fshatin Rakosh të Komunës së Istogut, pikërisht në lokalin e tij, përmes mënyrave tjera siguron shërbime për të cilat dihet se mundësohen vetëm në shkëmbim të kompensimit, duke shmangur pagesën për shërbime të tilla të furnizimit me rrymë elektrike.

Në aktakuzë thuhet, se pas vizitës së bërë tek i pandehuri, nga ana e komisionit të autorizuar të KEDS-it, në vendin e lartcekur, kanë hasur në njehsor të pabllombuar, e ku pas hapjes së kapakut të njehsorit, komisioni i KEDS-it, ka konstatuar se njehsori është shkyçur, daljet janë të larguara, si dhe është bërë anashkalimi i njehsorit.

Sipas aktakuzës, me këto veprime, i pandehuri i ka shkaktuar dëm material të dëmtuarës KEDS, në vlerë prej 393.47 Euro.

Po ashtu Haziraj, akuzohet se më parë e gjerë më 23 nëntor 2017, dhe në vazhdimësi, në vend dhe mënyrë të njëjtë si në dispozitivin e parë, është furnizuar direkt me energji elektrike, nga rrjeti elektrik përmes kabllos, duke e shfrytëzuar energjinë elektrike në mënyrë të paautorizuar.

Me këtë veprim, ai akuzohet se KEDS-it i ka shkaktuar dëm material në vlerë prej 17. 46 euro.

Për shkak të këtyre veprimeve, sipas Prokurorisë Themelore në Pejë, ai akuzohet se ka kryer veprën penale “vjedhja e shërbimeve”, nga neni 314 paragrafi 1, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. /BetimipërDrejtësi

Aida Doçi mohon aderimin në AAK

Periskopi.com Showbiz

Pas lajmit se dje në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës kanë aderuar dy këngëtaret e njohura, Adelina Berisha dhe Aida Doci kjo e fundit e mohoi një gjë të tillë.

Për portalin rtv21.tv, Aida ka thënë se ajo thjeshtë ka qenë e ftuar nga disa miq të brendshëm të AAK-së për të qenë pjesë dje në mbledhje.

Ajo ndër të tjerash ka pohuar se nuk e ka ndërmend të merret ndonjëherë me politikë sepse ajo i përket botës së Artit.

“Unë thjesht kam pasur ftese nga disa miq te brendshëm te Aak-s dhe e kam pranua ftesën me dëshirë te jem prezentë, por absolutisht nuk kam te beje me ndonjë parti politike dhe as qe mendoj te merrem ndonjëherë me politike sepse unë i përkas Artit dhe ashtu do mbetet gjithmonë“, ka thënë Aida.

Ndërkohë, mbrëmë këshilltari i ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, Erolld Belegu për portalin rtv21.tv ka konfirmuar “aderimin e tyre”.

Ndryshe, këngëtarja është duke punuar në video projekte të reja muzikore që do t’i sjell gjatë muajve të ardhshëm.

Mohon krimet në Kosovë, prifti nacionalist serb këndon në Durrës

Periskopi.com Lajme

Faqja ‘Albanian Orthodox – Shqiptar Ortodoks’ ka denoncuar Kishen Shqiptare të kapur nga grekët, të cilët kanë ftuar në Durrës, popin serb Igor Zirojevic, të këndojë në kishën shqiptare.

Dihet shumë mirë qëndrimi i Kishës Fashiste Serbe ndaj kombit shqiptar që nëprogramin e tyre prioritet kanë zhdukjen e shqiptarëve.

“Është antikishtare dhe antishqiptare që t’i lejohet një prifti nacionalist serb të këndojë në kishën tonë në Durrës, në meshën e sotme atje. Nuk është thjesht nacionalist, por klerik antishqiptar, sepse mohon krimet kundër shqiptarëve në Kosovë, siç duket në postimet që shpërndan në profilin e tij”, thuhet në deklaratën e faqes që ndjekë frymën e Fan Nolit.

Bayern Munchen mohon akuzat: Nuk dëshirojmë një Superligë Europiane

Periskopi.com Sporti

Bayern Munchen është skuadra e parë që e ka mohuar se është pro krijimit të një Super League Europiane.

Madje skuadra e madhe gjermane është e befasuar se si është gjendur emri i saj në dokumentin e nënshkruar nga 16 skuadrat më të mëdha evropiane dhe se si ata janë akuzuar se kanë qenë duke punuar mbrapa shpinës së klubeve tjera për ta krijuar këtë ligë, përcjell Periskopi.

Karl-Heinz Rummenigge ka thënë se sa të jetë ai president i skuadrës, nuk do të lejojë kurrë një plan të tillë.

“FC Bayern München qëndron në anëtarësimin e tij në Bundesligë dhe UEFA Champions League. Ne jemi kundër planeve për krijimin e një Super League. Madje, jemi të befasuar se si është gjendur emri i skuadrës tonë në një listë të publikuar në media” thuhet në reagimin e Bayern Munchen./Periskopi/