Daut Haradinaj: Mos hyn fell’ bre Rexhë! T’kam pasë mik të mirë

Periskopi.com Lajme

Deputeti i VV-së, Rexhep Selimi ishte mysafir në T7 u gjatë emisionit u përballë edhe  me një pyetje nga Daut Haradinaj, i cili pyeti Selimin se çfarë krimi mendon se ka fshehur Ramush Haradinaj kur ka zgjedhur të mbrohet në heshtje në Gjykatën Speciale, raporton Periskopi

Selimi është shprehur se kurrë nuk e ka thënë se Ramush Haradinaj ka bërë krime

“Kapja e fjalës për bishti nuk e nderon as atë që e thotë as atë që e dëgjon. Kurrë nuk mendoj se Haradinaj ka bërë krime, e as që nesër mund të ketë fakte kundër tij. Nëse është në dorën tuaj të kapeni për fjalën kapuni atëherë, kurrë s’kam menduar se ai ka pasur të fsheh diçka, kurrë nuk kam menduar se ai duhet të fshehë diçka”, ka thënë Selimi.

Para pak minutash, Daut Haradinaj ka reaguar në facebook.

“Mos hyn fell’ bre Rexhë! T’kam pasë mik të mirë”, ka shkruar Haradinaj para pak minutash në facebook. /Periskopi