Arsenali nuk ka kontakte me Mourinhon

Periskopi.com Sporti

Arsenal nuk ka kontakte me ish-trajnerin e Manchester United, Jose Mourinho.

Trajneri Unai Emery, është në presion të madh dhe ka qenë e sugjeruar që Jose Mourinho të jetë zëvendësimi adekuat i tij.

Mirëpo sipas disa mediave angleze, nuk është arritur asnjë marrëveshje dhe nuk ka pasur diskutime me teknikun portugez, transmeton KosovaPress.

Kjo nuk kupton se “Topçinjtë” nuk e kanë në radar Mourinhon, por për momentin nuk ka ndodhur ndonjë ofertë.

Arsenal këtë sezon është në vendin e shtatë me 17 pikë, 17 më pak se Liverpool që nuk di për humbje në kampionatin anglez.