Zbulohet se çka folën Klopp e Mourinho pas ndeshjes

Periskopi.com Sporti

‘Të kuqtë’ e Liverpoolit mbrëmë fituan derbin ndaj Tottenhamit, duke ua rrëmbyer pozitën e parë Spurs, përcjell Periskopi.

Ekipi I Klopp e fituan këtë takim me rezultat 2:1, falë golave të Salah e Firmino, kurse golin e vetëm për Spurs e shënoi jugkoreani, Son.

Pas ndeshjes Mourinho e zbuloi bisedën me Klopp, ku i tha se ekipi më i mirë humbi.

 

“Unë i thashë Jurgen se ekipi më i mirë humbi, dhe ai nuk ishte dakord”, deklaroi Mourinho.