Tërnava: Ligjëratat e xhumasë të jenë maksimumi 10 minuta

Periskopi.com Lajme

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, ka mbështetur të gjitha masat e ndërmarra nga Qeveria e Kosovës për mbrojtjen e coronavirusit.

Tërnva ka thënë se Bashkësia Islame e Kosovës me kujdes do të përcjellë situatën dhe me kohë do të marrë vendimet e duhura në institucionet tona fetare-arsimore.

Gjithashtu ai ka kërkuar nga imamët që ligjëratat e xhumasë të mbahen sa më shkurtë  dhe t’i kushtohet vetëm masave të mbrojtjes nga kjo sfidë me të cilën po përballet njerëzimi.

“Ka dashtë Zoti që deri më tash qytetarët tanë nuk janë prekur nga ky virus, por rreziku që edhe vendi ynë të preket nga ky virus, tashmë është real. Me këtë rast e gjej të udhës që të apelojmë te qytetarët tanë që të ruajnë qetësinë dhe të mos bien pre e panikut dhe të njëjtën kohë të bëjnë të gjitha përgatitjet për mbrojtje nga infektimi me këtë virus.

Njëkohësisht, mbështesim të gjitha masat e marra nga Qeveria e Kosovës për mbrojtjen nga Corona virusi. BIK-u me kujdes do ta përcjellë situatën dhe me kohë do të marrë vendimet e duhura në institucionet tona fetaro-arsimore. Kërkojmë nga imamët tanë që ligjërata e hytbes së xhumasë ta mbajnë sa më shkurtë (max. 10 min.) dhe t’i kushtohet vetëm masave të mbrojtjes nga kjo sfidë me të cilën po përballet njerëzimi. Zoti na ndihmoftë që këtë sfidë ta kalojmë sa më lehtë”, ka shkruar Tërnava në Facebook.

Periskopi pas vendimit të qeverisë ka dërguar pyetje në adresë të BIK’ut, nga të cila ka ardhur edhe ky reagim i Myftiut Tërnava:

Me vëmendje kam ndjekur situatën e krijuar me përhapjen e pandemisë globale të korona virusit në shtetet përreth nesh. Ka dashtë Zoti që deri më tash qytetarët tanë nuk janë prekur nga ky virus, por rreziku që edhe vendi ynë të preket nga ky virus, tashmë është real. Me këtë rast e gjej të udhës që të apelojmë te qytetarët tanë që të ruajnë qetësinë dhe të mos bien pre e panikut dhe të njëjtën kohë të bëjnë të gjitha përgatitjet për mbrojtje nga infektimi me këtë virus.
Njëkohësisht, mbështesim të gjitha masat e marra nga Qeveria e Kosovës për mbrojtjen nga Corona virusi. BIK-u me kujdes do ta përcjellë situatën dhe me kohë do të marrë vendimet e duhura në institucionet tona fetaro-arsimore. Kërkojmë nga imamët tanë që ligjërata e hytbes së xhumasë ta mbajnë sa më shkurtë (max. 10 min.) dhe t’i kushtohet vetëm masave të mbrojtjes nga kjo sfidë me të cilën po përballet njerëzimi.
Zoti na ndihmoftë që këtë sfidë ta kalojmë sa më lehtë.Myftiu i Kosovës Naim ef. Tërnava

 

Ky është mesazhi për Fiter Bajram nga Myftiu Naim Tërnava

Periskopi.com Lajme

Pas tridhjetë ditë agjërimi sot besimtarët myslimanë gjithandej botës festojnë Bajramin.

Manifestimi qendror për festën e Fitër – Bajramit për Republikën e Kosovës është mbajtur në Xhaminë e Madhe në Prishtinë.

Namazi i Fitër – Bajramit është falur në ora 05:36 minuta të cilit i ka prir Vedat ef. Sahiti-këshilltar i Myftiut të Kosovës.

Hytben e Fitër – Bajramit e mabjti Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava.
“Të gjithë jemi në dijeni për migërimin e vëllëzërve dhe motrave tona jashtë Kosovës, është shqetësuese dhe po bëhet për shkak të gjendjes ekonomike. Të mos migrojmë por të punojmë për ditë më të mira për atdheun tonë”, është shprehur Tërnava gjatë dhënies së mesazhit në Xhaminë e Madhe në Prishtinë.
Sipas tij, dashuria ndaj atëdheut nuk mjaftohet vetëm me fjalë.

“Por, krahas kësaj duhet sakrifica dhe mbrojtja. Mos të lejojmë që të depërtojë virusi”.