Zbulohet shuma e grumbulluar nga ndeshja e yjeve në ‘Air Albania’ për të prekurit nga tërmeti

Periskopi.com Sporti

Në një njoftim në faqen zyrtare në “Facebook”, SFSH-ja bën me dije se shuma përfundimtarë e arkëtuar është 5.591.775 lekë të reja, të cilat do të bëhen transparente për publikun.

Këto para do të ndihmojnë në rikonstruksionin e banesave të shkatërruara nga tërmeti.

Nëpërmjet turneut të bamirësisë të organizuar në 10 janar në “Air Albania” ku u përballën veteranët e Shqipërisë, Italisë, Turqisë dhe Greqisë u grumbulluan një sasi monetare për familjet e prekura nga tërmeti më i fuqishëm në gati 40 vite në vendin tonë.

Njoftimi i Sindikatës së Futbollistëve Shqiptarë:

Sindikata e futbollisteve profesioniste Shqiptare informon me shume kenaqesi se ka perfunduar procesi I arketimit te te ardhurave nga shitja e biletave per turneun miqesor qe zhvilluam kete janar ne kuader te mledhjes se fondeve per bamiresi me qellim ndihmen e komunitetit te prekur nga termeti I rende qe ra na vendin tone ne nentor. Shuma totale e perftuar nga ata qe ishin ate dite te pranishem ne stadium eshte 5.591.775 leke te reja. Duke dashur te falenderojme edhe njehere ate pjese e publikut qe e ndjeu dhe qendroi ate dite neper shkalle, nje falenderim I ngrohte I shkon te gjithe sindikatave homologe qe erdhen e morren pjese, ashtu sikunder duhet te pershendesim te gjithe ish lotjaret e Kombetares qe kontribuan ne kete event me shpenzimet e tyre dhe padiskutim Federaten Shqiptare te Futbollit qe mundesoi impiantin per te ofruar nje mbremje sa me komode.

Sindikata e Futbollisteve kerkon te informoje te gjihe opinionin publik qe transparenca ne lidhje me fondet do jete nje detyrim kryesor I yni dhe ne ditet ne vijim do informojme zyrtarisht se ne cilen zone dhe konkretisht ne cilat ndertesa do ndimojme me rindertim apo rikonstruksione te ndryshme.

Duke e ditur fort mire se ndoshta mungesa e pervojes na ka bere te mos jemi brilane ne kete organizim te pare, pemtojme qe do jemi gjithnje e me te kujdesshem per te mos prodhuar polemika e diskutime, por njeherazi kerkojme nga te gjithe ju me shume mirekuptim duke pasur parasysh qe ne fund te fundit ishim aty per te dhene dhe ne kontributin tone per nje pjese te popullit qe ende vuan dhe lengon nga dhimbja, qe shkaktoi ajo fatkeqesi natyre.

Zoti na bekofte!

Kështu duken fanellat e ndeshjes Xhaka-Rashica

Periskopi.com Sporti

Disa prej yjeve më të mëdha shqiptare të futbollit, përfshirë përfaqësuesin e Zvicrës Granit Xhakën dhe atë të Kosovës Milot Rashicën, do ta luajnë një ndeshje futbolli bamirësie për familjet nevojtare, sonte në stadiumin Fadil Vokrri në Prishtinë.

Ylli i Arsenalit Xhaka, me ekipin e tij, kundër ekipit të yllit të Werder Bremen Rashicës do ta zhvillojnë një ndeshje bamirëse për familjet nevojtare sonte. Tani janë zbuluar edhe fanellat që do t’i kenë të veshura këta lojtarë, raporton Periskopi

Biletat do të jenë falas për tribunat jug dhe veri, ndërkohë ato në lindje kushtojnë 2 euro copa dhe 3 euro copa për ato në tribunën perëndimore. Të gjitha të hyrat nga shitja e biletave do t’u ndahen dhjetë familjeve nevojtare.

Përveç futbollistëve si Granit Xhaka e Milot Rashica, do të jenë edhe emra të tjerë nga Përfaqësuesja e Kosovës, ajo e Zvicrës si dhe Kombëtarja shqiptare.

Ermir Lenjani, Mërgim Mavraj, Arlind Ajeti, Albian Ajeti e Visar Bekaj që janë aktiv nëpër përfaqësueset respektive. Emrat tjerë janë edhe Armend Dallku, Shefki Kuqi, Xhevdet Llumnica, si dhe këngëtaret Ledri Vula e Mc Kresha.

Në këtë ngjarje të kryeqytetit kosovar do të luajnë edhe emra tjerë nga kultura e sporti. Kjo ndeshje pritet të startojë me fillim nga ora 20:00 në stadiumin Fadil Vokrri në Prishtinë.

Kjo ndeshje është organizuar dhe mbështetet nga Federata e Futbollit e Kosovës dhe Komuna e Prishtinës.  /Periskopi.com/

 

Image

Image

Në këtë kanal mund ta shikoni ndeshjen e yjeve

Periskopi.com Sporti

Sot nga ora 20:00 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë pritet të zhvillohet një ndeshje miqësore, që ka qëllim humanitar.

Në këtë ndeshje prezent do jenë edhe dy yjet e mëdha të futbollit, Milot Rashica e Granit Xhaka.

Këtë ndeshje do mund ta shikoni në kanalet e platformës Art Motion. /Periskopi.com/

Image