Vlora Çitaku nënshkruan marrëveshje për marrëdhënie diplomatike me Antiguas dhe Barbudas

Periskopi.com Lajme

Kosova dhe Antigua dhe Barbuda kanë nënshkruar marrëveshje për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike.

Lajmin e ka bërë të ditur ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku.

“Sapo nënshkruam vendosjen e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Kosovës dhe Antiguas dhe Barbudas”, ka shkruar ajo në Facebook.

Çitaku ka publikuar edhe një fotografi nga momenti i nënshkrimit të marrëveshjes.

Për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike mes Kosovës dhe Antiguas dhe Barbudas ka folur edhe ministri i Jashtëm i vendit, Behgjet Pacolli.

“Ky është një hap i madh për Kosovën në forcimin e pozitës tonë diplomatike në rajonin e Karaibeve”, ka shkruar Pacolli në Facebook.

Ai ka thënë se ka zhvilluar një telefonatë me Ministrin e Punëve të Jashtme të këtij shteti, Chet Greene, të cilin thotë ta ketë falënderuar atë për “këtë kapitull të ri në marrëdhëniet tona dypalëshe dhe e sigurova për gatishmërinë tonë për të punuar ngushtë në çështje të rëndësishme për dy vendet tona”.