Lutfi Haziri godet Vjosa Osmanin: S’po i kuptoj ata qe po lypin azil te Kurti

Periskopi.com Lajme

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka komentuar për kryetaren e Kuvendit, Vjosa Osmanin, duke thënë që LDK-ja nuk e ka në kulturën e vet që t’ia mbyll dyert askujt e as linçimin e njerzëve përmes rrjeteve sociale.

Haziri ka thënë nuk po e kupton të tjerët që po lypin azil politik të Albin Kurti, duke aluduar për një kalim të mundshëm të Vjosa Osmani në Vetëvendosje.

“Këta po i kuptoj, por nuk po i kuptoj do tjerë që po lypin azil politik te Albin Kurti”, ka shkruar ai./Periksopi/

Shkrimi i Hazirit:

LDK nuk e ka në kulturën e saj çeljen e dyerve, largimin e njerëzve përmes dritareve, linçimin e njerëzve përmes rrjeteve sociale, pushkatimin e njerëzve me deklarata e komunikata të masdarkës e me metoda denigruese.

Opurtonistët politikë, që dje kanë dalë në foltore, njerëzit që kanë ndërruar shumë parti, mundohen me e fshi pluhnin e harresës tek njerezit e Kosovës, duke dashur që ta mbulojnë vetën nën çadrën lidershipit të Albin Kurtit.

Këta po i kuptoj, por nuk po i kuptoj do tjerë që po lypin azil politik te Albin Kurti.

Kushdo që rritet nën hije, nuk e ka kualitetin e dritës!

 

Haziri: Taksa të largohet, duhet dhënë shansi dialogut

Periskopi.com Lajme

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se qëndrimi i subjektit të tij është që taksa të largohet.

“Kërkesa e SHBA-së të trajtohet me seriozitet, tarifa të largohet, duhet dhënë shansi dialogut”, ka thënë ai në RTK.

Sipas tij, paralajmërimi për largimin e trupave amerikane është shuplakë për të gjithë.

“Mostrajtim serioz i kërkesave të partnerit. Kjo shuplakë diplomatike na përfshinë të gjithëve. Duhet në mënyrë urgjente të ulemi dhe të tejkalojmë dallimet”, ka thënë ai.

Lutfi Haziri: Shqiptarët e Kosovës Lindore t’i bashkohen atdheut të tyre

Periskopi.com Lajme

Nënkryetari i LDK-së, njëherit kryetar i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka njoftuar se prej 4 deri në 11 mars do ta shënojnë 30-vjetorin e themelimit të partisë së Ibrahim Rugovës.

Haziri po ashtu në shkrimin e publikuar në Facebook, ka theksuar se ka ardhur koha që shqiptarët e Kosovës Lindore t’i bashkohen atdheut të tyre.

“Rapublika jonë është kompromisi i dhimbshëm i zgjidhjes së drejtë të çështjes shqiptare në Ballkan. Ka ardhur koha që shqiptarët e Kosovës Lindore t’i bashkohen atdheut të tyre!”, ka shkruar Haziri.

Postimi i Hazirit në Facebook:

Javë e bardhë për Gjilanin. Prej 4 deri në 11 mars do ta shënojmë 30-vjetorin e themelimit të partisë së Ibrahim Rugovës. Gjatë kësaj jave, do të ketë manifestime politike, kulturore e sportive, me theks të veçantë, vlerësimin e lartë për rolin e gruas dhe të rinisë.

Falënderim deri në gjunj ëzim brezave tanë që nuk janë në jetë, por që kontribuan për Degën e LDK’së, në rezistencën politike e paqësore, e në fund edhe me kryengritje, duke arritur deri te Liria, Pavarësia dhe Demokracia.

Rapublika jonë është kompromisi i dhimbshëm i zgjidhjes së drejtë të çështjes shqiptare në Ballkan. Ka ardhur koha që shqiptarët e Kosovës Lindore t’i bashkohen atdheut të tyre!

Haziri: Dallimet për taksën me VV’në do të shkrihen së shpejti

Periskopi.com Lajme

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se dallimet rreth heqjes së tarifës ndaj produkteve serbe, do të shkrihen shpejt.

LDK-ja do që të hiqet plotësisht tarifa, ashtu siç e kërkojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kryeministri Kurti ka shpalosur planin e tij me faza të heqjes së saj.

Haziri ndërkaq thotë se këto dallime do të shkrihen sepse miqtë, sipas tij, asnjëherë nuk e kanë lënë Kosovën të gabojë.

“‘Dallimet’ do të shkrihen së shpejti. Kosova ka qenë ‘e ngufatur’ shumë gjatë nga tarifa. Por ne të gjitha kemi punuar shumë që ‘ta heqim’ tarifën dhe të lejojmë normalizimin. Miqtë e Kosovës kurrë nuk na kanë lejuar të bëjmë ‘gabime’ ose të vonohemi në procese të reja, të rëndësishme në Kosovë”, ka shkruar Haziri.

Ai thotë se janë të detyruar të marrin vendim të vështirë, por të nevojshëm për të ardhmen e vendit.

“Ne jemi të detyruar t’i drejtojmë këto procese të vështira. Shumë i vështirë, por vendim i nevojshëm për të tashmen dhe të ardhmen e Kosovës”, thuhet më tutje në postimin e Hazirit.

Lutfi Haziri vazhdon të jetë aleati më i mirë i Kurtit nga LDK: Kurti nuk u ngut e nuk u vonua për taksën

Periskopi.com Lajme

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se partia që i përket (LDK) dhe Lëvizja Vetëvendosje kanë pasë të njëjtin qëndrim sa i përket tarifës 100 përqind ndaj mallrave serbe.

“Besoj që Kryeministri duhet të veprojë në përputhje me frymën që përfaqëson interesat e qytetarëve dhe ta ruajë partneritetin me SHBA-në deri në pikën e fundit. Reciprociteti si politikë, është masë në harmoni të plotë me parandalimin e veprimeve të politikës serbe jo vetëm në raporte diplomatike”, ka thënë Haziri, njofton Klan Kosova, transmeton Periskopi.

“Mbështes hapin edhe frymën që kjo të shkohet në shkallë graduale si politikë e reciprocitetit. Nga momenti që Qeveria e vendos suspendimin dhe largimin e tarifës, pjesa tjetër është kalendarike-ditore. Janë bërë përgatitje të mëdha tash e disa muaj për largimin e tarifës”.

Haziri ka theksuar përmes telefonit në Zona e Debatit se nga procesi i dialogut nuk do të ketë fitues të mëdhenj.

“Daljen e Kurtit e kam pritë këtë javë. Është ambient politik ku Kurti si Kryeministër ka bërë veprime politike të pritura, as nuk është vonuar as nuk është ngutur në nxjerrjen e vendimit”.

Ndryshe, Lutfi Haziri në muajt e fundit ka qenë aleatë më i mirë i Albin Kurtit nga ana e LDK-së, duke e thyer oponencën e mëhershme që e kishte pasur me këtë parti politike./Periskopi/

Veliu për vizitën e Grenell: Miqësia me SHBA’të është besim

Periskopi.com Lajme

Nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu ka folur për takimin e sotëm me përfaqësuesin special të SHBA-ve për dialogun Kosovë-Serbi, ambasadorin Richard Grenell.

Veliu përmes një postimi në Facebook ka shkruar se miqësia me SHBA-të, është njëkohësisht besim.

“Miqësia është njëkohësisht besim; besim i plotë që bashkërrugëtimi ynë, i cili këto 100 vitet e fundit ndërtoi dy shtete shqiptare, do të sigurojë edhe suksesin tonë në shekujt e ardhshëm”, ka shkruar Veliu.

Haziri: LDK po angazhohet për një President konsensual

Periskopi.com Lajme

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, në një intervistë për ABC News ka dhënë detaje për marrëveshjen me Lëvizjen Vetëvendosje lidhur me formimin e qeverisë së re.

Ngërçi mes dy forcave politike në koalicion është Presidenti. Ndërsa Haziri shprehet optimist se do të arrihet një marrëveshje me VV ndonëse kanë mbetur vetëm dy ditë kohë.

Haziri zbulon se një mundësi për të arritur marrëveshjen është edhe dakordësia me VV për ta shtyrë për një moment tjetër çështjen e Presidentit.

I pyetur nëse ka LDK një emër për kreun e shtetit në Kosovë, ai tha se nuk e ka një të tillë, por preferojnë një President konsensual.

Ka një ngërç për bisedimet dhe ka të bëjë me çështjen e Presidentit, VV thotë që LDK është barrikaduar dhe ky barrikadim i LDKsë ka shkatuar këtë situatë. Ndërkohë që jemi vetëm tre ditë para se të mblidhet Paralmenti i ri. A është barrikadim kërkesa juaj për të pasur Presidentin?

Haziri: Në asnjë mënyrë nuk mund të trajtohet si barrikadim politik është e kundërta LDK ka treguar gatishmëri dhe vullnet të mirë që të arrihet një marrëveshje, e cila në shkallë ose në masë shumë të madhe të marrëveshjes është përfunduar. Ka mbetur të pjesëtohet roli jonë kushtetues në institucionet qendrore.

Ne duhet të punojmë bashkarisht që një emër i përbashkët do të përfundonte marrëveshjen. Unë mendpjs se po harxhohet oksigjen politik, është një zotim, një formulim i ri në marrëveshje e re që mund t’i japë zgjidhje kësaj ështje. Po mundohemi të arrijmë një marrëveshje që jep frymë. Pritja është e madhe. Ne do të punojmë që të arrihet kjo marrëveshje. Po punojmë që pa ndërmjetësues të brendsëm dhe pa ndërmjetësues të jashtëm për herë të parë në Republikën tonë me arritur një marrëveshje, e cila i jep frymë demokracisë në këtë vend. Ne do të punjmë që të arrihet kjo marrëveshje sa më shpejt.

A keni juve një emër për Presidentin?

Haziri: Nuk kemi emër, sepse në traditën tonë politike emri nuk paragjykohet jashtë kohës kur duhet me u zgjedh. Presidenti pritet për të qenë në detyrë në mars, mandati është shumë i qartë. Pa u dakorduar të dy palët për një emër nuk mund të ketë as nominim të partnerëve. Nëse kjo nuk ndodh atëherë janë dy rreziqe. Rreziku i parë është që partitë e koalicionit do të punojnë për një emër ose me mbështetë presidentin aktual, duke pretenduar për të krijuar shumicë. E dyta është që do të vijmë në një krizë politike që na çon në zgjedhje të hershme për shkak të paaftësisë për të zgjedhur Presidentin.

Sepse rrezikon rënien e qeverisë.

Haziri: Natyrisht. Paftësia e Kuvendit për të zgjedhur Presidentin është shpërbërje e Kuvendit.

Me kërkesën tuaj bëhet fjalë që LDK të propzonë një kandidat nga radhët e veta apo për një emër konsensual nga nga bota akademike ose njerëz me vlera të njohur?

Haziri: Ne besojmë se emri i LDK ka për t’i bërë nder nominimit. Ne kemi dhënë dy presidentë, Ibrahim Rugovën dhe Fatmir Sejdiun. Praktikisht angazhimi i LDK është për të ofruar president konsensual. Presidentët e kaluar kanë qenë politikë, por format historik. Tani ne do të ofrojmë emra që me partnerët do t’i diskutojmë dhe do ndërtojmë një konsensus.

Duket që VV nuk është fare e gatshme në kuptimin që të pronojë këtë kërkesë të LDK dhe thotë që kur të vijë koha për Presidentin e disktojmë, ju që kërkoni që kjo çështje të futet tani në paketë dhe që VV kërkon që të lihet ose të ketë një paragraf që të bini dakord në parim dhe do diskutoni, çfarë ndodh?

Haziri: Mosbesimi politik është një prej hendeqeve që po na ndan më shumë. Nëse kryeministri është i pranueshëm për të gjithë ne, edhe një President duhet me ardh në sensin e njëjtë. Edhe unë angazhohem për një president përtej kornizës së koalicionit

Çfarë ndodhen nëse nuk arrini të merreni vesh?

Haziri: Do të arrijmë në një definicion dhe do të tejkalohet edhe çështja e Presidentit. Kjo mund të përballohet në ditët në vijim. Është kohë e mjaftueshme.

Nëse nuk bini dakord për këtë çështje do tërhiqeni?

Haziri: Ne jemi të qartë ose koalicion me VV ose opozitë.

Jeni të përgatitur nëse të enjten nuk arrihet marrëveshja të mblidhet një Kuvend që të shërbejë veten e vet

Haziri: Unë besoj se deri aty nuk do vihet, nëse vihet LDK nuk ka propozim për kryetar të Kuvendit. Besoj shumë se 2-3 opsionet që janë në tavolinë të definohet plani.

Cila ofertë do ishte?

Haziri: Mund të mbetet edhe më vonë zgjidhja e definicionit për Presidentin.

Haziri: Është arrogancë politike kërkimi i zgjedhjeve të reja

Periskopi.com Lajme

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se me Lëvizjen Vetëvendosje kanë arritur që të ndërtojnë politika sektoriale të harmonizuara 100 përqind.

“Kjo është bërë në mes të dy rivalëve historik, në dy vitet e fundit – veçanërisht në dy muajt e fundit kanë hapë një kaptinë të re të bashkëpunimit, një marrëveshje e madhe. Dallimet kanë ekzistuar, historiku është i dallueshëm, ideologjia është e dallueshme, duke qenë forca politike që nga opozita marrin mbështetjen qytetare, na ka obliguar ai besim dhe ajo votë që ta hapim kaptinën e bashkëpunimit duke injoruar dallimet dhe rezistencën që kemi pasë”, ka thënë Haziri.

Në Info Magazine ai ka theksuar se kërkesa për zgjedhje të reja është e gabueshme nga individë prej të dy anëve.

“Ne po negociojmë. Është fazë negociatash. Ne negociojmë për çdo pozitë. Nuk është mirë që të tregohet paaftësi në impelemtim zgjedhjesh. Jemi në fazën e implementimit të zgjedhjeve. Është arrogancë politike kërkimi për zgjedhje të reja. Sovrani nuk mund të vendosë sa herë t’i dëshiron të mbash zgjedhje në këtë vend”.

“Asnjë qeveri nuk e ka kryer mandatin e rregullt. Ka ardhë koha të vendoset stabilitet”.

“LDK as nuk ka punuar me kushtëzime, as nuk ka qenë kushtetuese, as nuk pranon kushtëzime. Kemi thënë se do të punojmë me besim, besimi fitohet duke bashkëpunuar dhe nëse ka çështje që na dallojnë aq shumë duhet lënë anash. Kemi arrit të punojmë bashkërisht një dokument 25 faqesh që do të qeverisin ndryshe. Është hapi i fundit”.

“Takimi i fundit është zhvilluar në dy raunde, ekipet mbështetëse e kanë bërë të vetën që të kryhet pjesa e fundit e marrëveshjes dhe ajo që i ka sjellë shije të keqe është intervista publike, komunikimi publik. Nuk ka asnjë dallim”.

Për çështjen e Presidentit, Haziri ka thënë se nuk është dallim por insistim i tyre.

Haziri: Nëse LDK do të dilte e para, emri i kryeministrit do të kalonte nga zyret e VV’së

Periskopi.com Lajme

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka folur për deklaratat e fundit të tij të cilat nxitë reagime të shumta nga zyrtarë të Vetëvendosjes, shkruan Periskopi.

Haziri ka thënë se deklarata ishtë qëndrim politik dhe jo provokim

“Nuk është provokim, më shumë militantët partiak mund të provokohen, ka qenë qëndrim poltik, ne e respektojmë njëri-tjetrin”

“Kam thënë se kalon nëpër zyrat e LDK-së, sepse realisht kalon nëpër zyrat e LDK-së. Natyrisht se nëse certifikohet nesër rezultati, për ne është e qartë – partia që ka më shumë vota e ka kryeministrin”, ka thënë Haziri në Ktv.

Sipas Hazirit nëse LDK do të kishtë vota më shumë se VV atëherë emri i kryeministrit do të kalonet nga zyret e Vetëvendosjes.

“Nëse ne do të dilnim partia e parë, emri i kryeministrit të LDK-së do të kalonte nëpër zyrat e Vetëvendosjes”, ka thënë ai/Periskopi/