Aktakuzë ndaj Nijazi Kryeziut për keqpërdorim të pozitës zyrtare

Periskopi.com Lajme

Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër N.K., në cilësinë e ish – Drejtorit të Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor, pranë Komunës së Prizrenit, për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 422 paragrafi 1 lidhur me paragrafin 2, nënparagrafi 2.2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Sipas aktakuzës, i akuzuari N.K, e që EkonomiaOnline mëson se është Nijazi Kryeziu, në periudhën kohore janar – dhjetor të vitit 2015, në cilësinë e Drejtorit të Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor, në Komunën e Prizrenit, duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar i tejkalon kompetencat e tij zyrtare, duke keqpërdorë pasurinë publike me qëllim që të përfitojë çfarëdo dobie për persona tjerë juridik TV Opinion, duke mos e përmbushur detyrën e përcaktuar me ligj.

Kështu që, pa ndonjë procedurë të tenderimit në kundërshtim me Ligjin e Prokurimit Publik, Ligjin mbi Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësive si dhe Rregulloren e Thesarit, lidh kontratë për emitimin e spoteve reklamuese në sensibilizimin e opinionit publik për legalizimin e objekteve të ndërtuara pa leje, për nevojat e Drejtorisë së Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor në Komunën e Prizrenit, ashtu që me TV Opinion vlera totale e kontratës arrinë shumën 7200 € (shtatë mijë e dyqind euro). Me këto veprime, ekziston dyshimi i bazuar mirë se i pandehuri N.K., ka përmbushur elementet e veprës penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” sipas KPRK-së.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që i pandehuri të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit, për veprën penale e cilat i vihet në barrë.

 

Kryeziu: Nuk e kam plan të pezulloj pozitën në PDK, ideja ka qenë veç në institucione publike

Periskopi.com Lajme

Ish-këshilltari i Kadri Veselit, Njazi Kryeziu, i përfshirë në aferën ‘Pronto’, ka thënë se ishte propozues që njerëz të përfshirë në aktakuza, të mos jenë pjesë e institucioneve publike, përfshirë edhe atë vetë.

Megjithatë, Kryeziu thotë se nuk do të largohet nga anëtarësia e PDK’së në Prizren, transmeton Periskopi.

‘’Procedurat janë normale të gjykimit. Nuk mund të largohem për 1 apo dy muaj. Nuk jemi më kurrfarë helmi dhe kurrfarë virusi. Nëse ndonjëri nga ne dënohemi me një proces krejt qesharak. Por ideja ka qenë tek institucionet publike më shumë, se sa në parti politike. Por në gjitha partitë tjera ka më shumë se sa në PDK.

‘’Nuk kam marrë vendim të pezulloj pozitën e anëtarit të PDK së në Prizren. Vec e respektoj parimine e PDK’së. 269 vota i kam pasë. Nuk e kam problemin tek dorëheqja. Edhe PRONTO ka elemente të gjenezës në PDK.

‘’Qysh me  na mbajt neve me muaj nën hetime. Edhe ne kemi fëmijë edhe ne kemi familje.Mundesh me mcu në burg, por jo kështu’’, shtoi Kryeziu./PERISKOPI/