Medalisti i artë në Olimpiadë dënohet me tetë vite pasi doli pozitiv në testet për doping

Periskopi.com Sporti

Notari kinez, Sun Yang është dënuar me tetë vite nga të gjitha aktivitetet, pasi theu rregulloren anti-doping dhe do të mungojë në Lojërat Olimpike të Tokios më 2020.

Gjykata e Arbitrazhit Sportiv e shpalli fajtor tre herë kampionin Olimpik që refuzoi të bashkëpunonte me testuesit gjatë një vizite në shtëpinë e tij në shtator të vitit 2016, duke u konfrontuar me ta, transmeton Periskopi.

Sun, kinezi i parë që fitoi medaljen e artë Olimpike, shpeshherë ka qenë figurë kontraverse në pishinë.

Rivalët e konsideruan atë si mashtrues në Lojërat Olimpike të vitit 2016 dhe refuzuan të qëndronin me të në podium, siç mund ta shikoni në videon e mëposhtme.

Atëbotë, ai e kishte quajtur notarin rival “humbës”, ndërsa veten “fitues”. /Periskopi.com/

Kosova sot theu dy rekorde të reja në not, por nuk arriti të futet as në top 40-she

Periskopi.com Sporti

Në ditën e tretë e Kampionatit Evropian të Notit në pishina të shkurta (25m), që po zhvillohet në Glasgou të Britanisë së Madhe, reprezentuesit kosovarë vazhduan me paraqitje shumë të mirë duke përmirësuar edhe dy rekorde të Kosovës.

Sportistët që u paraqiten sot arritën këto rezultate:

Dren Ukimeraj u paraqit në disiplinën 50m Krol, u rendit i 69 me kohë 00:25:51

Arti Krasniqi u paraqit në disiplinën 200m MIX, u rendit i 48 me kohë 02.04.35 rekord i ri i Kosovës.

Federata e Notit e Kosovës ka lajmëruar se notarët kosovarë do të garojnë edhe në dy ditët në vazhdim.

Kosova thyen tri rekorde në Kampionatin Evropian, por nuk arrin të futet as në top 20-she

Periskopi.com Sporti

Dita e dytë e Kampionatit Evropian të Notit në pishina të shkurta (25m) që po zhvillohet në Glasgow, reprezentuesit tanë vazhduan me paraqitje shumë të mirë duke përmirësuar edhe tri rekorde absolute të Kosovës.

Sportistët që u paraqiten sot arritën këto rezultate:

Dren Ukimeraj u paraqit ne disiplinën 100m Shpinë u rendit i 62-ti me kohë 01:00:59.

Olt Kondirolli u paraqit në disiplinën 200m Krol u rendit i 56-ti me kohë 01.57.81, rekord i ri i Kosovës.

Arti Krasniqi u paraqit në disiplinën 400m MIX u rendit i 28-ti me kohë 04.26.01, rekord i ri i Kosovës.

Fjorda Shabani u paraqit në disiplinën 100m Krol u rendit e 61-ta me kohë 01.01.34, rekord i ri i Kosovës. /Periskopi.com/

Putin noton në ujin e akullt (Video)

Periskopi.com Lajme

Presidenti rus, Vladimir Putin, e kremtoi me një zhytje në ujrat e ngrira epifaninë ortodokse.

Në shumë vende të botës, festa e ujit të bekuar mbahet në 6 janar, por mjaft rusë ortodoksë e shënojnë këtë ditë me zhytje në ujrat e akullta të lumenjve dhe liqeneve në 19 janar. Qyteti i Moskës mori masat për të organizuar zhytje në 60 vende të saj në kuadër të këtij eventi këtë vit.

Putini nuk e sqaroi se ku e bëri kredhjen e tij, por tha vetëm se ajo ishte në zonën e Moskës.

Zhytja në ujë në ditën e epifanisë kujton pagëzimin e Jezu Krishtit në lumin Jordan. Skena të ngjashme me ato të Rusisë pati edhe në Beograd, ku besimtarët janë hedhur në ujrat e ftohta të lumit Sava për të marrë kryqin e drunjtë.

Ceremoninë e shkurtër në breg me muzikë e gra të veshura në rroba që kujtonin ato mesjetare, e organizoi grupi i quajtur “Urdhri mbretëror kalorsiak”, përgjegjës edhe për festivalin e rëndësishëm me tematikë Mesjetën që mbahet çdo verë në Serbi.

Kredhja në ujë në ditën e epifanisë është një traditë e ripërtërirë në Serbi dy dekada më parë me bekimin e patriarkut serb e përgjatë këtyre viteve është organizuar në pothuajse të gjithë lumenjtë e vendit.

Me not përreth Britanisë, 33-vjeçari përshkruan 1800 milje

Periskopi.com Fun

Aventurieri Ross Edgley, 33 vjeç u bë personi i parë që noton përqark ishullit Britanik duke përshkruar rreth 1800 milje.

33-vjeçari e nisi gjithcka në 1 qershor duke notuar për rreth 12 orë çdo ditë.

Ross Edgley përllogaritet të ketë shpenzuar 500 mijë kalori në këtë aventurë, ndërsa pati jo pak probleme shëndetësore dhe kryesisht me gojën dhe gjuhën për shkak të ujit të kripur.

Atij iu rezervua një pritje prej kampioni.