Nisin hetimet për shkakun e zjarrit në “Notre-Dame”

Periskopi.com Lajme

Zjarrfikësit kanë vazhduar që të hedhin ujë mbi rrënojat e shkrumbuara të “Notre Damet” të martën në mëngjes pasi që flakë të rrëmbyeshme e kapluan këtë katedrale gotike në zemër të Parisit, ndërkohë që hetuesit ende nuk e kanë përcaktuar shkakun e zjarrit.

Qindra zjarrfikës kanë qenë të angazhuar për shuarjen e zjarrit, që përfshiu çatinë e kësaj katedrale të shekullit të tetë, për më se tetë orë, para se t’i fusnin flakët nën kontroll, duke e shpëtuar kullën e saj dhe muret e jashtme.

Zyra e prokurorit të Parisit ka bërë të ditur se kanë nisur hetimet rreth shkakut të zjarrit. Disa burime policore kanë thënë se tani për tani supozohet se zjarri ka qenë i rastësishëm, transmeton “Reuters”.

“Është simboli i shtetit tonë që rrezikon të shkatërrohet”, ka thënë për televizionin CNews, Ministri francez i Kulturës, Franck Riester.

Zjarrfikësit që hynë në katedralen në flakë shpëtuan shumë prej thesareve të saj, ka thënë Riester, ndonëse disa piktura kishin mbetur brenda.

Fiket tërësisht zjarri në Katedralen e Parisit

Periskopi.com Lajme
Pas nëntë orësh zjarrfikësit francez e kanë shuar zjarrin në katedralen Notre Dame në Paris.

Zjarrëfikësit ia dolën ta merrnin në kontroll duke punuar me aftësi dhe saktësi për të shmangur dëmtimin e mëtejshmë të monumentit mesjetar, raporton CNN.

Ata arritën të shpëtojnë strukturën kryesore të gurit të ndërtesës gotike, të vjetër 850 vjet, përfshirë dy kullat e saj, porse maja dhe çatia iu shembën.

Katedralja Notre Dame u përfshi gjatë ditës së djeshme nga zjarri derisa ende nuk dihet shkaku i zjarrit.

Megjithatë zyrtarët thonë se kjo mund të lidhet me punën e renovimit.

Vitin e kaluar, Kisha Katolike në Francë filloi një thirrje urgjente për fonde për të shpëtuar katedralen, e cila po fillonte të shkatërrohej.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, u zotua se do ta rindërtojë katedralen mesjetare Notre-Dame, pasi një zjarr i madh shkatërroi pjesërisht simbolin e Parisit.

Katedralja e Notre-Damit është atraksioni turistik më i vizituar në Paris. Të gjithë e mendojnë se Kulla Eiffel, është më e vizituara, por sipas të dhënave, Notre-Dami është ndërtesa më e vizituar në tërë Francën.

 

“Palohet” Serbia: Nuk do të protestojmë kundër Francës për vendosjen e flamurit të Kosovës

Periskopi.com Lajme

Serbia nuk do të protestojë ndaj Francës rreth vendosjes së flamurit të Kosovës në katedralen e Notre Damit.

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq ka shpjeguar mungesën e një reagimi nga Beogradi me vizitën e paralajmëruar të presidentit francez në Serbi.

“Duke pasur parasysh vizitën e ardhshme nga Emmanuel Macron, vizita e parë e presidentit francez në Serbi pas 18 vjetësh, mendimi im është se kjo duhet të diskutohet” tha ai për gazetën “Politika”.

Flamuri i Kosovës është vendosur për herë të parë në katedralen Notre Dame të Parisit — në kuadër të shënimit të100-vjetorit të përfundimit të Luftës së Dytë Botërore