Çmenden serbët: Anulohet ndeshja Vojvodina-Brescia pasi vendoset flamuri kuqezi në rrethojë të stadiumit

Periskopi.com Sporti

Ndeshja miqësore mes Vojvodinës dhe Brescias është ndërprerë në minutën e 52-të për shkak se u shfaq një flamur kuqezi në tribunat e stadiumit të klubit italian.

Përballja është ndaluar në minutën e 52-të derisa Brescia ishte duke avancuar 2-1, raporton Periskopi.

Sipas raporteve, kjo ndodhi pasi në rrethoja të stadiumit u vendos një flamur kuqezi nga dikush, duke nxitur tërbimin e vendësve.

Madje, thuhet se fansat serbë u futën në fushë pasi panë flamurin dhe pas tollovisë së krijuar, gjyqtari nuk pati zgjidhje tjetër veç ta ndërprejë takimin. /Periskopi.com/