Aplikacioni më fantastik në vend nga Artmotion tani me ofertë promocionale

Periskopi.com Lajme

Në  prag të  festave të  fundvitit, Kompania Artmotion sjell ofertat promocionale të Aplikacionit më të  kërkuar në vend. 

Këtë radhë pakoja më  e kompletuar Premium e cila ofron deri 240 kanale televizive, ofrohet për të  gjithë  klientët me çmim promocional, për vetëm 5.99/1 muaj, 29.99/6 muaj, apo 49.99/12 muaj.

Pakoja Premium përfshin të gjitha ligat e Sporteve të cilat Artmotion transmeton si: Superliga Kosovare në  Basketboll, Superliga Kosovare në  Futboll, Champions League, Bundesliga, NBA, Formula 1, Moto GP e Judo. E gjithashtu kanale vendore dhe ndërkombëtare, ato ekskluzive si: ALSAT M, KLAN KOSOVA e deri në 30 kanale turke duke përfshirë kanalet më  të ndjekura si:  TRT1 dhe 2, Star TV, TV8,  Kanal D, e SHOW TV, e 14 kanale ekskluzive të  cilat vetë menaxhohen nga Kompania.

Çfarë e bën të veçantë Aplikacionin Artmotion përpos ofrimit të programacionit më unik, është qasja nga të  gjithë  operatorët e internetit në  vend, pra të  gjithë  abonuesit e këtyre ofertave promocionale do të  kenë  mundësi të  ndjekin kanalet e preferuara në  çdo vend dhe çdo kohë.

Aplikacioni Artmotion ofron një qasje në njërën nga pajisjet si: Telefon, Tablet, Laptop apo Smart TV.

E gjitha se çfarë  u duhet të  gjithë  klientëve të  cilët duan ta bëjnë përvete aplikacionin Artmotion , e të  përfitojnë nga çmimet promocionale është të  thërrasin në numrin pa pagesë  0800 20 60, apo të  vizitojnë  njërën nga pikat zyrtare të shitjes së  Artmotion.

Artmotion sjell ofertën më të re në bashkëpunim me Comodita Home

Periskopi.com Lajme

Risitë nuk kanë të ndalur, kësaj radhe kompania Artmotion në bashkëpunim me brendin ndërkombëtar për produktet e shtëpisë Comodita Home sjellin ofertën promocionale dhe më interesante të momentit në tregun vendor.

Të gjithë klientët e rinjë të cilët do të abonohen në njërën nga tri pakot egzistuese të kompanisë Artmotion do të përfitojnë kuponin në vlerë prej 49.90 euro, përmes të cilit do të kenë mundësi që në njërën nga pikat e shitjes zyrtare të Comodita Home, të shfrytëzojnë atë për blerjen e njërit nga dyshekët më kualitativ Comodita Memory i cili për momentin ka ofertën promocionale me zbritje prej 50%.

Kjo ndërlidhje e brendeve të shërbimeve dhe produktit të kompanive në fjalë e cila është e para e këtij lloji në Kosovë, kompania Artmotion dhe Comodita Home e cilëson si adekuat për plotësimin e nevojave të familjeve kosovare me cmime promocionale dhe kualitet të lartë.

Kompania Artmotion ofron pakot Dream, Standard dhe Premium me programacionin më atraktiv dhe internetin me infrasktrukturën më kualitative e cila ofron stabilitet të shërbimeve për nevoja familjare dhe biznesore.

Gjithashtu Kompania Artmotion gjatë kësaj vere ka lansuar Aplikacionin Mobil i cili ofron mbi 200 kanale televizive dhe VOD me qindra filma dhe seriale i cili mund të shfrytëzohet në tri pajisje në të njëjtën kohë. Aplikacionin Artmotion ju mund ta shkarkoni në my.artmotion.net duke përfituar qasje prej 1 muaj falas!