Alarmojnë ambientalistët:Toka mund të mbetet pa oksigjen dhe ta pësojë për pesë sekonda

Periskopi.com Lajme

Nëse Toka do të mbetej pa oksigjen qoftë edhe për pesë sekonda, gjatë asaj kohe në planetin tonë do të ndodhnin ndryshime të mëdha negative, paralajmërojnë ambientalistët.

Në kuadër të fushatës globale për mbrojtjen e mjedisit, ambientalistët theksojnë se 21 për qind e oksigjenit është në atmosferë, që është një përbërës shumë i rëndësishëm. Nëse nuk do të kishte oksigjen, kjo do të thoshte se nuk do të kishte njerëz, bimë apo kafshë, transmeton Telegrafi.

Gjatë këtyre pesë sekondave pa oksigjen, planeti ynë do të pësonte ndryshime të mëdha. Pa këtë element themelor jetësor, të gjitha ndërtesat e ndërtuara nga betoni, në të cilat oksigjeni është bazë lidhëse, do të shndërroheshin në pluhur.

Probleme të ngjashme do të kishin edhe objektet me konstruksione të metalta, pasi që do të mungonte shtresa e oksigjenit që parandalon metalet të përplasen me njëra-tjetrën që do të shpinte deri te zhdukja.

Njerëzit do t’i ekspozoheshin rrezatimit të drejtpërdrejtë të diellit, meqë shtresa e ozonit përbëhet nga atomet e oksigjenit. Do të ndodhnin djegie shumë të rrezikshme, por do të vinte edhe deri të shpërthimi i pjesës së brendshme të veshit të njeriut për shkak të ndryshimeve të papritura të presionit të ajrit.

Mungesa e papritur e oksigjenit do t’ua krijonte përshtypjen njerëzve se papritmas kanë gjetur veten në dymijë metra nën ujë. Pa oksigjen nuk do të punonin as motorët e veturave, kështu që miliona vetura do të ndaleshin, ndërsa aeroplanët do të binin në tokë.

Qielli do të merrte ngjyrë të zezë, për faktin se drita e diellit pasqyron grimca të ndryshme në atmosferë, para se të arrijë në Tokë. Sipas ekologëve, në të njëjtën kohë korja e Tokës që përbëhet nga 45 përqind e oksigjenit, gjithashtu do të shkatërrohej. /Periskopi