Usyk-Chrisora: Shkëmbime tensionuese para supermeçit, u desh t’i ndanin pasi grushtet ishin të paevitueshme

Periskopi.com Sporti

Usyk-Chrisora: Shkëmbime tensionuese para supermecit, u desh t’i ndanin pasi grushtet ishin të paevitueshme

Dereck Chrisora u maskua mara meçit të Halloëeenit kundër Oleksandr Usyk, të shtunën mbrëma, transmeton Periskopi.

Në gjoksin e boksierit britanik shkruante ‘luftë’, derisa të dy u matën para duelit, për të vazhduar më pas me shikimet sy më sy.

Chrisora u konfrontua me Usyk, nën vëzhgimin e vazhdueshëm të sigurimit dhe dyshja shkëmbeu fjalë, para se të ndaheshin dhe të eskalonte situata.

Shikoni më poshtë. /Periskopi.com/

Anthony Joshua e konsideron fitore të sigurtë meçin me Usyk, mendon për Wilderin dhe Furyn qysh tash

Periskopi.com Sporti

Kampioni në fuqi i peshave të rënda në botë, Anthony Joshua thotë se meçi me Tyson Furyn dhe Deontay Wilderin “duhet të ndodh në vitin 2020”.

Kampioni i WBC, Deontay Wilder pritet të ndeshet në rimeçin e shumë-pritur me Tyson Furyn më 22 shkurt, transmeton Periskopi.

“Ndjehem sikur te ‘Lord of the Rings’, unaza e fundit, të vazhdojmë, le të bëjmë histori,” tha Joshua, 30-vjeçar.

Mëtej, ai shtoi: “Duhet të ndodh në 2020, jemi në të njejtin divizion, në të njejtën epokë, nëse këta djelmosha duan të bëjnë historinë, sidomos Wilder sepse ai ka rripin e fundit.”

Sidoqoftë, Joshua së pari duhet ta mposht ukrainasin Oleksandr Usyk, për të arritur te Wilder ose Fury, por siç duket ai po e konsideron punë të kryer meçin me ukrainasin. /Periskopi.com/

Ukrainasi i frikshëm në meçin e fundit e detyroi kundërshtarin të dorëzohej qysh në rundin e shtatë

Periskopi.com Sporti

Oleksandr Usyk debutoi në kategorinë e peshave të rënda më 12 tetor të këtij viti, derisa mposhti Chazz Witherspoonin në Çikago.

Në përballjen e radhës, ai do të ndeshet me Anthony Joshuan, i cili së fundmi triumfoi kundër Andy Ruiz Jr, transmeton Periskopi.

I pyetur nëse ishte i gatshëm pas meçit me Witherspoon për ndeshjen me Joshuan dhe Deontay Wilderin, ai tha:

“Kjo tregon se unë jam i gatshëm të ndeshem me ta.

Ukrainian boxer Oleksandr Usyk (right) lands a punch on Chazz Witherspoon (left)

“Natyrisht se nëse do të më lejonin, do të ndeshesha me ta.”

Përndryshe, Usyk startoi meçin kundër ëitherspoon me kujdes, para se të fillonte ta shpartallonte amerikanin me goditje të fuqishme.

Ai ishte afër ta ndalte meçin në rundin e gjashtë, por Witherspoon u mbajt.

Usyk e kërkoi nokautin në të shtatin por, edhe pse nuk e arriti, Witherspoon nuk mundi ta vazhdonte meçin pas përfundimit të rundit duke u dorëzuar.

Ky meç e çoi ecurinë e Usykut në boksin profesionist në 17 fitore nga po aq ndeshje, 13 prej të cilave i ka mbyllur me nokaut. /Periskopi.com/

Meçi i Joshuas kundër ukrainasit të frikshëm përfundon me nokaut në rundin e gjashtë në simulim

Periskopi.com Sporti

Pasi Anthony Joshua riktheu titujt kundër Andy Ruiz Jr të shtunën, me shumë gjasë ai do të ndeshet me boksierin nga Ukraina, Oleksandr Usyk.

Dhe tashmë është bërë simulimi i meçit në YouTube, falë kanalit të famshëm me emrin “Boxing Fight Simulations”, shkruan Periskopi.

Videoja e publikuar në YouTube është simulimi i asaj se si mund të shkojnë gjërat në meçin e vërtetë, dhe bëhet me anë të video-lojës “Fight Night Champion”.

Dhe nëse ky simulim është për t’u besuar, na pret një meç fantastik.

Siç mund ta shihni në videon e mëposhtme, të dy boksierët dhurojnë spektakël, por është Joshua ai që triumfon me një nokaut në rundin e gjashtë. /Periskopi.com/

Kundërshtari i ardhshëm i Joshuas është tmerri i çdo boksieri: Pamje nga nokautet brutale të tij

Periskopi.com Sporti

Pasi Anthony Joshua riktheu titujt e humbur nga Andy Ruiz Jr, të shtunën, me shumë gjasë ai do të ndeshet me ukrainasin Oleksandr Usyk.

Usyk ishte kampion i padiskutueshëm në një kategori tjetër deri në korrik të vitit 2018, derisa ai hoqi dorë nga titujt në mars të këtij viti për t’u ngritur në kategori, raporton Periskopi.

Në procesin e dominimit ndaj kundërshtarëve, ai u bë boksieri i parë në histori në kategorinë “cruiserëeight” që mbajti katër tituj botëror – WBA, WBC, IBF dhe WBO.

Oleksandr Usyk v Tony Bellew - Cruiserweight World Title Fight

32-vjeçari debutoi në peshat e rënda më ehrët këtë vit, kur mposhti Chazz ëitherspoon në rundin e shtatë, pasi amerikani u dorëzua.

Dhe testi më i vështirë për Usyk padyshim se do të jetë Joshua.

Ukrainasi, përndryshe, ka një bilanc prej 17 fitoreve nga po aq ndeshje, me 13 prej tyre që i ka përfunduar me nokaut.

Më poshtë, të gjitha nokautet e tij të përfshira në një video. /Periskopi.com/

Kampioni i ri i Botës mesazh Bellewit: Eja, tani e ke radhën

Periskopi.com Sporti

Oleksandr Usyk është kampioni më i ri i peshave të mesme/të rënda “Cruiseweight”.

31-vjeçari arriti që ta kalonte kundërshtarin, Murat Gassiev, pas vendimeve të gjyqtarëve të ndeshjes, shkruan IndeksOnline.

Menjëherë pas garës, ukrainasi i ka kërkuar duel britanikut, Tony Bellew.

Kam dëgjuar se Tony Bellew është duke kërkuar luftë me fituesin e World Series Boxing Super – kështu që, hej Bellew ejani, unë jam i gatshëm. Nëse ai pranon, unë mezi pres që kjo të ndodhë. Do ta bëjë të hani sa më shumë shpaget”, ka thënë Usyk.

Usyk në total ka të zhvilluar 15 duele profesionale, ku ka arritur 15 fitore, 11 me nokaut.

Në anën tjetër, Bellew, para se të pensionohet ka kërkuar ta zhvillojë edhe një duel, i cili me shumë gjasa mund të jetë ndaj ukrainasit.

Kujtojmë që 35-vjeçari ka të zhvilluar 33 meçe profesionale, ku ka arritur 30 fitore, 20 me nokaut dhe 2 humbje.