Finalisti i CL, Tottenhami zhgënjen në Greqi: Humb epërsinë prej dy golave dhe fiton një pikë

Periskopi.com Sporti

Finalisti i edicionit të kaluar në Champions League, Tottenhami nuk ka arritur të regjistrojë më shumë se një barazim 2-2 si mysafir i Olympiacosit, në kuadër të Grupit B.

Kjo pavarësisht se londinezët avancuan 2-0 pas 30 minutave lojë, falë një penalltie të konkretizuar nga Harry Kane në minutën e 26-të dhe një shënimi nga Lucas Moura, katër minuta më vonë, raporton Periskopi.

Vendësit luftuan shumë dhe shënuan golin e parë një minuta për mbylljes së intervalit të parë me anë të Daniel Podence.

Nëntë minuta pas fillimit të pjesës së dytë, Mathieu Valbuena shënoi për 2-2.

Gola të tjerë më nuk pati dhe të dy skuadrat tani kanë nga një pikë në Grupin B. /Periskopi.com/