Çmimi i Madh i Japonisë, Hamilton dominon provat e lira – ja oraret

Periskopi.com Sporti

Nuk ka histori në Japoni. Lewis Hamilton dominoi të dy sesionet e provave të lira në Çmimin e Madh të Japonisë në pistën e Suzukas duke paralajmëruar Sebastian Vettel-in se edhe në garën e radhës britaniku është favoriti i madh për suksesin final.

Me kohën 1 minutë 28 sekonda e 217 të mijtat, kampioni në fuqi i botës i vendosi të gjithë rivalët në rresht pas tij. Shoku i tij i skuadrës Valteri Bottas u pozicionua i dyti me 4 të dhjetat e sekondës më i ngadaltë se anglezi.

Vetëm i treti Vettel por problemi i madh i gjermanit dhe Ferrarit qëndron te kohët e vendosura në Suzuka, pasi skuadra italiane ka një ritëm shumë të ulët krahasuar me Mercedesin dhe jo më kot Vettel ishte më shumë se 8 të dhjetat e sekondës më i ngadaltë se Hamilton.

Akoma më keq bëri Kimi Raikkonen i cili u la pas edhe nga piloti i Red Bull Max Verstappen. Pas tyre u pozicionuan Riciardo e Ocon.

Ndërkoh orari i garës do zhvillohet siç vijon në foto./Periskopi/

FBK Superliga, oraret e ndeshjeve në fundjavë

Periskopi.com Sporti

Edhe Federata e Basketbollit të Kosovës ka bërë të ditur oraret e ndeshjeve të fundjavës.

Kështu java e dytë nis me ndeshjen Prizreni – Borea, me datë 29 shtator, nga ora 17:00.

Ndeshjet e tjera do zhvillohen kështu:

30 shtator / ora 17:00 / KB Trepça – KB Golden Eagle Ylli
30 shtator / ora 19:00 / KB Prishtina – KB Lipjani
30 shtator / ora 20:00 / KB Rahoveci – KB Bashkimi

Dermatologët: Oraret kur nuk duhet të dilni në plazh

Periskopi.com Shëndeti

Rrezet e forta të dielit në stinën e verës mund të shkaktojnë sëmundje të rrezikshme të lëkurës. Për këtë arsye, dermatologët këshillojnë që nga ora 11:00 deri në orën 16.00 nuk duhet të qendrojmë në diell, pasi dehidratohet lëkura.

Ndërsa përsa i përket kremit kundra diellit, ai duhet të aplikohet mbi lëkurë një herë në dy orë dhe sa herë që dalim nga uji.

Dermatologia Loreta Kuneshka tregon: “Rrezet dëmtojnë lëkurën edhe bëjnë një plakje më të shpejtë të saj. Domëthënë, bëjnë që lëkura të dëmtohet, të thahet, të dehidratohet. Dhe kjo është shumë problem për femrat sepse sjell plakje të parakohshme të lëkurës”.

Dielli nuk shkakton vetëm dëmtim estetik të lëkurës, sipas dermatologes.

“Gjithashtu këto rreze janë kancerogjene sepse dëmtojnë strukturën e qelizave të lëkurës dhe mund të sjellin shfaqjen e kancerit të lëkurës, qoftë në një lëkurë normale, qoftë edhe në nishane ekzistuese. Mund të bëjnë që nga nishane normale ato mund të kthehen në nishane të dëmshme për lëkurën”, shpjegon dermatologia.

Lëkura më delikate është ajo e fëmijëve. Sipas mjekes, rrezet e diellit i zenë të vegjëlit edhe kur janë në çadër. Për këtë arsye, rekomandohet që ata të pushojnë buzë detit vetëm në orët e para të mëngjesit.