Pamela Anderson e quajti përbindësh dhe tha se ia shkatërroi jetën – reagon futbollisti

Periskopi.com Sporti

Dhjetë orë më parë, deri në kohën kur jemi duke e shkuar këtë artikull, Pamela Anderson befasoi të gjithë duke bërë një postim të gjatë në Instagram, ku pretendon se është abuzuar dhe mashtruar nga një përbindësh si bashkëshorti i saj, futbollisti i Marseilles, Adil Rami.

Rami dhe Anderson kanë qenë të martuar për një kohë, por gjithçka ka marrë fund pas postimit sensacional të ish-modeles dhe aktores së njohur, shkruan Periskopi.

“Dy vjetët e fundit të jetës sime kanë qenë një gënjeshtër e madhe. Kam qenë e mashtruar dhe e besoja se ne ishim në <<dashuri të madhe>>? Jam e shkatërruar pasi në ditët e fundit e kuptova që ai e kishte jetuar një jetë të dyfishtë. Dikur bënte shaka për lojtarët tjerë që kishin apartamente afër grave të tyre. Ata burra ai i quante përbindësha”, shkroi Pamela në postimin e saj.

“Por kjo është ende më keq. Ai i gënjeu të gjithë. Si është e mundur t’i kontrollosh zemrat dhe mendjet e të dyja grave në këtë mënyrë – Jam e sigurt që ka ende të tjera. Ai është përbindësh”.

“Si është e mundur që kam mundur të ndihmoj aq shumë gra të tjera, pa qenë mjaftueshëm e mençur për ta ndihmuar veten”, ka përfunduar postimin e saj aktorja.

Sidoqoftë, tani ka ardhur reagimi nga Rami, i cili ka postuar foton e njejtë në Instagram duke shkruar:

“Një ndarje nuk është asnjëherë e lehtë,” shkruan Adil.

“Siç ndodh shpesh në këto situata, emocionet mund të na pushtojnë dhe të themi gjëra të ekzagjëruara. Pamela është person i plotë, të cilin unë shumë e respektoj, e cila ka bindja, e cila është e sinqertë në vështirësitë e saj, dhe për të cilën dashuria ime gjithmonë ka qenë e sinqertë.

“Këtë dua ta kujtoj. Nuk mendoj se ne duhet ta zbulojmë intimitetin tonë, historinë tonë, e cila na takon vetëm neve.

“Në këtë pikë, megjithatë, dua t’i vë dritë. Në asnjë rast nuk kam bërë jetë të dyfishtë, unë vetëm dua të kem një marrëdhënie të gjatë me fëmijët e mi dhe nën e tyre Sidonie, për të cilën unë kam shumë respekt.

“Mbetem besnik ndaj vlerave dhe besimeve të mia.”

Adil ka dy fëmijë me ish-të dashurën, binjakët Zayn dhe Madi (3-vjeçar), Sidonie Biemont. /Periskopi.com/

Pamela Anderson ndahet nga futbollisti i njohur: Ai është përbindësh, jam e shkatërruar (Foto)

Periskopi.com Showbiz

Pamela Anderson ka bërë një postim të gjatë në llogarinë e saj të Instagramit, duke e akuzuar futbollistin Adil Rami se e kishte abuzuar se kishte qenë abuzues dhe se e kishte tradhtuar gjatë dy vjetëve sa ishin në lidhje dashurie.

“Dy vjetët e fundit të jetës sime kanë qenë një gënjeshtër e madhe. Kam qenë e mashtruar dhe e besoja se ne ishim në <<dashuri të madhe>>? Jam e shkatërruar pasi në ditët e fundit e kuptova që ai e kishte jetuar një jetë të dyfishtë. Dikur bënte shaka për lojtarët tjerë që kishin apartamente afër grave të tyre. Ata burra ai i quante përbindësha”, shkroi Pamela në postimin e saj.

“Por kjo është ende më keq. Ai i gënjeu të gjithë. Si është e mundur t’i kontrollosh zemrat dhe mendjet e të dyja grave në këtë mënyrë – Jam e sigurt që ka ende të tjera. Ai është përbindësh”.

“Si është e mundur që kam mundur të ndihmoj aq shumë gra të tjera, pa qenë mjaftueshëm e mençur për ta ndihmuar veten”, ka përfunduar postimin e saj aktorja.

Pamela Andersoni e viziton ‘burrin më të pafajshëm në botë’ Julian Assange-in në burg

Periskopi.com Lajme

Pamela Andersoni e ka përshkruar Julian Assange-in si “burrin më të pafajshëm të botës” dhe ka thënë se po bëhej një luftë ‘për t’i shpëtuar jetën’, pasi aktorja e vizitoi themeluesin e WikiLeaks në burgun e Belmarshit.

Ajo po shoqërohej nga redaktori i sajtit, Kristinn Hrafnsson, për atë që WikiLeaksi e përshkroi si vizita e parë sociale te Assange pasi ishte arrestuar nga policia pas revokimit të azilit politik.

ShBA-ja ka kërkuar ekstradimin e Assange-it, por paraprakisht ai është dënuar me 50 javë burg për shkeljen e kushteve në mënyrë që të shmangte ekstradimin në Suedi. Assange qëndroi në ambasadën ekuadoriane për 7 vjet ndërsa akuzat i ka cilësuar si politike.”

“Ai është njeri i mirë, ai është pabesueshëm i mirë. E dua, dhe s’mund as ta imagjinojë se nëpër çka ka kaluar,” tha aktorja Anderson.

Pamela Anderson kundër femrave dhe fushatës #MeToo: Mos shkoni në hotele me njerëz të huaj

Periskopi.com Showbiz

Aktorja ka dalë kundër fushatës #MeToo kundër abuzimit seksualisht të femrave!

Aktorja e njohur Pamela Anderson ka folur në një intervistë për një temë që ka bashkuar femrat anë e mbanë botës vitin e fundit.

Ajo ka dalë kundër fushatës #MeToo, fushatë kjo e filluar nga femrat të cilat janë abuzuar seksualisht nga meshkujt, për të marrë një punë.

Anderson ka thënë: “Mendoj se feminizmi mund të shkojë shumë larg. Unë jam feministe, por mendoj se kjo valë e tretë e feminizmit është një gjë e panevojshme. Mendoj se i paralizon meshkujt”.

Ndërsa për fushatën #MeToo, Pamela është shprehur: “Mendoj se kjo fushatë është diçka e tepërt. Më falni, ndoshta do të më vrasin që e thash këtë. Por, nëna ime më ka mësuar që të mos shkoj në hotel me një të huaj. Nëse një mashkull ju hap derën dhe është vetëm në një robdeshambër, merrni edhe një person tjetër para se të hyni në dhomë”.

Kjo deklaratë e Anderson ka marrë shumë kritika sidomos nga femrat, kurse shumë edhe e kanë përkrahur duke thënë se më në fund një femër po i tregon gjërat ashtu siç janë.