Këto janë fjalët e Bleonës për Norën e Robertin, pas ndarjes

Periskopi.com Showbiz

Mbrëmjen e kaluar Robert Berisha pranoi publikisht ndarjen nga Nora Istrefi.

Lajmin e bëri të ditur nëpërmjet një postimi prekës në Instagram, ku tregonte se pavarësisht gjithçkaje ata janë miq të mirë deri në vdekje dhe Norës i ka borxh jetën.

Postimi i këngëtarit është shoqëruar me mijëra komente dhe mes tyre ka edhe nga personazhe të njohur të ekranit.

Një prej tyre është edhe këngëtarja Bleona Qereti, e cila i bashkohet dhimbjes së tyre.

“Fat të mirë për të dy. Ndryshe nga njerëzit e tjerë unë ndjej dhimbjen tuaj dhe atë që po kaloni. Do ta kapërceni këtë. Ju dua të dyve”, ka shkruar Bleona.

Kujtojmë se edhe Bleona Qereti është përballur me një situatë të ngjashme, pas ndarjes nga bashkëshorti i saj Gani Bardha.