Zeka për rezultatin e PEK’ut: Nuk kam hyrë në garë me fitu, por me tregu që këtu ka dikush moral politik

Periskopi.com Lajme

Pavarësisht se me partinë e tij nuk arriti që ta kalojë pragun, e mbeti jashtë Kuvendit, Milaim Zeka iu është gëzuar fitores së Vetëvendosjes. Në një prononcim për Gazetën Express, kreu i PEK-ut, e krahason fitoren e Albin Kurtit me bombardimet e NATO-s e pavarësinë e Kosovës.

Milaim Zeka karrierën e tij në politikë vendosi që të mos ta vazhdojë në partinë e udhëhequr nga Fatmir Limaj, por, i vetëm të sjellë në skenën politike në vend një parti të re.

Pak para se që vendi të shkonte në zgjedhje të jashtëzakonshme, Zeka vetëm se kishte krijuar partinë e tij PEK.

Mirëpo, Partia Euroatlantike e Kosovës, nuk arriti që të kalojë pragun për të hyrë në Kuvend të Kosovës.

Pavarësisht kësaj Zeka si duket iu gëzua rezultatit. Në një bisedë për Gazetën Express, kreu i PEK-ut, po thotë se është i lumtur për fitoren e Vetëvendosjes, derisa e ka konsideruar atë si një nga momentet më historike që prej shpalljes së pavarësisë.

“Unë personalisht jam nga njerëzit e parë atë natë që e kam uru publikisht dhe kam thënë që dërgimi i klasës së vjetër politike në pension të përkohshëm është fitorja më e madhe e Kosovës prej shpalljes së pavarësisë edhe deri sot. Tre momente i konsideroj të rëndësishme në jetën politike të këtij vendi, momenti dita e lirisë 24 marsi, kur kanë fillu bombardimet momenti i dytë është shpallja e pavarësisë së Kosovës edhe momenti i tretë është dita e diele që zgjedhjet kanë shku në mënyrë paqësore edhe kasta e vjetër politike ka ra prej skenës politike, unë mendoj që e vetmja bukël që i njek minjtë e të kaluarës politike në Kosovës është Albin Kurti, a kam dilema a kam pikëpyetje në mënyrën qysh ai do ta udhëheq Kosovën i kam 1 milionë pikëpyetje, por, u dashtë me ardh një njeri si Albin Kurti për me hallakatë klasën e vjetër politike e cila është dashtë realisht vetë me u tërheqë prej skenës politike”, tha ai.

Derisa ka folur për rezultatin që ka marrë partia të cilën ai udhëheq në zgjedhje, Zeka shton se nuk është i zhgënjyer.

“Aspak nuk jam i zhgënjyer, për arsye se nën 1 nuk kemi pas komisioner, 10 % të votave vetëm në Drenicë janë të pavlefshme dhe nën 3 nuk kemi pritë rezultat tjetër, dhe nuk kam hi në garë për me fitu, kam hy në garë për me i tregu qytetarëve të Kosovës që ka dikush etikë kod e moral politikë”, shton ai.

Milaim Zeka ka folur edhe për atë se a do të bashkëpunonte me Albin Kurtin nëse do të merrte ftesë nga ai.

“Unë mendoj që e vetmja gjë që mundem me ndihmu Albin Kurtin është duke pasur parasysh të kaluarën time politike, mënyrën ma perfektë e kisha udhëheq delegacionin e Kosovës për të zhdukur duke pas parasysh që edhe nana ime është e zhdukur vetën time e shoh në këtë pikë, mund ta ndihmoja Albin Kurtin, nëse ai konsideron që unë jam njeri që mund ta ndihmoj”, ka thënë ai.

Kreu i PEK-ut, tha se ka pak mëdyshje sa i përket krijimit të një qeverie në mes të LDK-së e Vetëevendosjes, e shton se ka kritikë për Albin Kurtin për atë që tha se nuk do të lejojë ministra të Listës Serbe në Qeverinë e tij.

“Unë e njoh LDK-në mendoj që ka me kanë bejgi një problem i madh formimi i qeverisë, por, ajo mu që më ka habit është deklarata e Kurtit që tha se nuk e pranoj listën Serbe në qeveri kur e dinë që një gjë të tillë nuk mundet me ba, sepse kushtetuta thotë decidivisht se nuk mund të krijohet asnjë qeveri e Kosovës pa qenë brenda Lista Serbe, prandaj Albini ma së pari duhet me ndryshu kushtetutën pastaj me dhanë një deklaratë të tillë. LDK ndodhet para një dileme shumë të madhe sepse krahu që është kundër VV -së, është ma i fuqishëm sesa Vjosa Osmani”, ka bërë të ditur ai.

Partia Euroatlantike e Kosovës e udhëhequr nga Milaim Zeka ka arritur që të sigurojë vetëm 1065 vota në zgjedhjet e gjashtë tetorit, apo 0.14%

 

‘Qyre qyre çka t’ka ble gjyshi, gutu gutu qafe qafe’ – Shpjegimi interesant për korrupsionin i kandidatit për deputet nga PEK-u

Periskopi.com Lajme

Yll Isufi, kandidat për deputet nga Partia Euroatlantike, ishte i ftuar në emisionin ‘Interaktiv’ në KTV.

Kandidati nga Gjilani, duke folur për luftën ndaj krimit dhe korrupsionit dha një shpjegim qesharak se çfarë është korrupsioni,

“Korrupsioni te na është i lindur. Në gjak e kemi korrupsionin. Shembull ma të thjeshtë po ta marr për shembull një gjysh, një dajë, një teze, i shkon nipit, ngutu ngutu çka t’ka ble gjyshi, qyre, qyre, qafe, qafe. Ky është korrupsioni”.

Videoja e shpjegimit të tij është bërë hit në rrjete sociale.

PEK-u i Milaim Zekës do të ketë numrin 129 në zgjedhjet e 6 tetorit

Periskopi.com Lajme

Në KQZ, po vazhdon të tërhiqet shorti për numrat që partitë politike do të mbajnë në fletëvotimet në zgjedhjet e 6 tetori, raporton Periskopi.

Pas PDK-së edhe Partia Euroatlantike e Kosovës, ka tërhequr numrin.

129 është numri që PEK-u i Milaim Zekës do të mbajë në fletëvotimet për zgjedhjet e 6 tetorit. /Periskopi

 

Kush është kosovarja që u kthye nga Holanda për t’i ushqyer kafshët në Kosovë

Periskopi.com Lajme

Flora Bujupi, e cila e la një jetë modeste në Holandë dhe u kthye në Kosovë, po e kalon jetën e saj duke i shëruar, ushqyer, strehuar kafshët  të cilët janë të pa mbrojtur dhe enden rrugëve, raporton arbresh.info.

52 vjeçarja, ka vendosur që pjesën e mbetur të jetës së saj, të ja kushtojë kafshëve që shumica prej nesh nuk i shohim, nuk i konsiderojmë, madje edhe ushtrojmë dhunë ndaj tyre.

Ajo, në një intervistë të dhënë për arbresh.info ka thënë se dashuria e saj ndaj kafshëve i vjen që nga fëmijëria.

Dashuria që e kam ndaj kafshëve më vjen nga fëmijëria. Kam qenë e vogël dhe jetoja me familjen time në katund. Kemi pasur kafshë të ndryshme në shtëpi, jam rritë me dashurinë e tyre dhe prej asaj kohe i dua shumë”, ka thënë Bujupi.

“Ai që nuk i do kafshët, nuk e do as njeriun”

Bujupi, e cila me kushtet e saja vetanake ka hapur një qendër strehimi për kafshët e rrugëve, ka thënë se përveç diasporës nuk e përkrahë askush.

’Për fat të keq, neve na duhet edhe shumë kohë për me u vetëdijesua në lidhje me këtë çështje. Një njeri i cili nuk i do kafshët, nuk mund t’i dojë as njerëzit. Unë kam hapur këtë qendër strehimi me kushtet e mija në fillim, më vonë filloi diaspora të më përkrahë. Kemi bashkatdhetarë që më ndihmojnë sa do pak në lidhje me këtë. Për ndryshe përkrahje nga institucionet shtetërore nuk kam aspak. Kam tentuar të kërkojë por nuk më kanë dhënë përgjigje.”

Flora Bujupi, në të njëjtën kohë është edhe kandidate për deputete nga Partia Euroatlantike e Kosovës (PEK), dhe ka deklaruar se nëse bëhet deputete do të tentojë të ndryshojë legjislacionin e të drejtave të kafshëve.

Së pari duhet të ndryshojë  legjislacioni i të drejtave të kafshëve. Duhet të bëhet më tepër për t’i vetëdijesuar qytetarët në lidhje me këtë dhe ka shumë gjëra që duhet të bëhen”, ka pohuar Bujupi.

Ajo në fundi ka bërë apel qytetarëve që nëse nuk mund t’i ndihmojnë kafshëve të rrugëve, të paktën të mos ushtrojnë dhunë të tyre.

I bëjë apel të gjithë qytetarëve që nëse nuk mund t’i ndihmoni, të paktën mos ushtroni dhunë ndaj tyre, sepse edhe këta kanë shpirt që i dhemb”, ka thënë Bujupi./ arbresh.info/

Ramiz Lladrovci ia merr një kandidat për deputet Milaim Zekës

Periskopi.com Lajme

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci ka bërë një postim në Facebook ku ka njoftuar për një aderim të ri në PDK. Ai ka treguar se Egzon Dervishi i cili ishte kandidat për deputet nga partia e Milaim Zekës, është kthyer në PDK.

“Kandidati i partisë PEK me numër 34, Egzon Dervishi, nga sot, kthehet dhe i bashkohet Partisë Demokratike të Kosovës. Ne i dëshiruam mirëseardhje z. Dervishi, duke e përgëzuar për zgjidhjen e tij, duke e siguruar se Drenasi dhe Drenica, janë dhe mbesin bastion i PDK-së, në shërbim të qytetarëve”, ka shkruar Lladrovci përkrah fotos së publikuar.

Ndërkaq fotografi me të njëjtin person ka publikuar edhe kryetari i PEK’ut, Milaim Zeka.

“Në Drenicë , në konakun e familjes Dervishi, bashkë me Prof. Dr. Xhafer Ismajlin, Hysen Gecin dhe avokatin Isak Hoxha. Të gjithë kandidat për deputetë. Faleminderit Egzon Dervishaj”, ka shkruar Zeka në përshkrimin e fotografive të cilat i ka publikuar pak para Lladrovcit.

Zeka mirëpret në grupin e kandidatëve për deputetë Manuella Konin

Periskopi.com Lajme

Kreu i Partisë Euroatlantike të Kosovës, Milaim Zeka ka mirëpritur në partinë e tij, Manuella Konin, një personalitet i njohur nga Prizreni.

Zeka ka thënë se Koni do të jetë kandidate për deputete të Kuvendit të Kosovës.

‘’Mire se na erdhe Manuella Koni

Sot ne zyrat e Partise Euroatlantike te Kosoves, bashke me kolonel Hysen Gecin dhe avokatin Isak Hoxha, i deshiruem mireseardheje ne grupin e deputeteve te ardheshem te Kuvendit, personalitetes te njohur nga qyteti i Prizrenit, zonjes Manuella Koni.

Ajo, bashke me ne te tjereve, do garoje per deputete ne Parlamentin e Kosoves’’, ka shkruar ai në Facebook./PERISKOPI/

 

Numri dy i PEK-ut tregon pse nuk i përcjellin sondazhet

Periskopi.com Lajme

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Euroatlantike të Kosovës, Hysen Geci ka thënë se në partinë e Milaim Zekës nuk përcillen sondazhet, shkruan Periskopi.

Ai tha se në Kosovë shumica e partive politike identifikohen me liderin, por në PEK ka edhe personalitete të tjera që kanë shumë ndikim dhe janë të njohur.

“Nuk jemi të interesuar t’i përcjellim sondazhet, arsyeja është se aty nuk kemi hi me i plotësu dëshirat e askujt, por të punojmë seriozisht. Kjo është vetëm një pjesë, ka të bëj me pjesë e cila është e demoralizume me pushtetin edhe punët në vend, është edhe puna e seriozitetit të lidershipit tonë me jashtë. Derisa na e kanë tërhjek vërejtjen se nuk po e luftojmë korrupsionin dhe ne nuk e kemi marrë seriozisht, kjo tregon se sa jemi në rregull me marrëdhëniet me jashtë”, tha Geci. /Periskopi

Largohet i riu i PEK-ut: Milaim Zeka thotë se ai nuk ishte as anëtar i partisë së tij

Periskopi.com Lajme

Shkumbin Demolli ka dhënë dorëheqje nga Partia Euroatlantike e Kosovës.

Sipas tij, fillimisht është propozuar për deputet dhe pastaj është larguar nga lista nën arsyetimin se kështu ka vendosur Kryesia.

“Me keqardhje dua të ju njoftoj se më nuk jam në listë për deputet në këtë mandat, përfundimisht i ndaj rrugët me këtë parti, me mashtrues nuk mund të qëndroj”.

E kryetari i kësaj partie, Milaim Zeka në një prononcim për Periskopin thotë se Demolli nuk ka qenë asnjëherë anëtar i PEK-ut.

Madje, Zeka tha se Demolli asnjëherë nuk ka ofruar ndonjë dëshmi që ka dhënë dorëheqje nga partitë ku ka qenë anëtar më herët.

“Ai është larguar nga lista sepse s’ka qenë anëtar i PEK’ut dhe e dyta për shkak të procedurave. Ai nuk ka ofru kurrëfarë dëshmire tek sekretari organizativ që ka dhënë dorëheqje prej një partie tjetër, prandaj është largu nga lista. Pikërisht pse nuk ka qenë anëtar i PEK’ut është largu nga lista për kandidat potencial për deputet”, përfundon Zeka./Periskopi/

Shkumbin Demolli jep dorëheqje nga Partie Euroatlantike, nuk e kandiduan për deputet

Periskopi.com Lajme

Shkumbin Demolli ka dhënë dorëheqje nga Partia Euroatlantike e Kosovës.

Sipas tij, fillimisht është propozuar për deputet dhe pastaj është larguar nga lista nën arsyetimin se kështu ka vendosur Kryesia.

“Me keqardhje dua të ju njoftoj se më nuk jam në listë për deputet në këtë mandat, përfundimisht i ndaj rrugët me këtë parti, me mashtrues nuk mund të qëndroj”.

Më poshtë mund ta lexoni njoftimin e plotë të tij në Facebook.

Lista e 45 kandidatëve për deputetë të partisë së Milaim Zekës

Periskopi.com Lajme

Partia Euroatlantike e Kosovës ka dorëzuar listën e saj me kandidatë për deputetë.

Kësaj liste i prinë kryetari i partisë Milaim Zeka, ndërkaq përbën edhe 45 kandidatë për deputetë.

“Këtë moment kemi dorëzu dokumentacionin për zgjedhjet për parlament në listë kemi 45 deputetë janë të niveleve të ndryshme të përgatitjeve profesionale”, tha Hysen Gecaj, sekretar organizativ i kësaj partie.

Lista e plotë:

 

Milaim Zeka tregon cila do të jetë motoja e partisë së tij në këto zgjedhje

Periskopi.com Lajme

Milaim Zeka në Imazh të RTK-së ka thënë se do të bëj fushatë duke i lutur qytetarët që të dalin e të votojnë, shkruan Periskopi.

Gjatë debatit me zëdhënësin e LDK-së, Besian Mustafa, Zeka foli rreth fushatës së tij, dhe në fund përmendi edhe moton me të cilën do të paraqitet para qytetarëve gjatë fushatës për zgjedhjet e 6 tetorit.

“Motoja ime do të jetë “DIl, Voto, mos voto për mu, por dil e Voto”, pasi nuk du që ma të keqpërdoret vota e qytetarëit të Kosovës. Nuk do ta kërkoj votën për vete, vetëm le të dalin e të votojnë”, tha Zeka në RTK. /Periskopi

PEK’u i Milaim Zekës bëhet bashkë me Partinë Republikane të Kosovës

Periskopi.com Lajme

Partia Euroatlantike e Kosovës dhe Partia Republikane e Kosovës janë bërë bashkë për zgjedhjet e 6 tetorit.

Ata kanë mbajtur sot një konferencë për media dhe kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për të garuar bashkë në zgjedhjet e jashtëzakonshme.

Kryetari i Partisë Euroatlantike të Kosovës, Milaim Zeka tha se kanë pasur oferta nga partitë e mëdha, por që sipas tij ato nuk ishin të denja për koalicion.

“Nënshkruajmë kontratë bashkëpunimi për të garuar  më zgjedhje të datës 6 tetor me një listë të përbashkët. Nuk kemi hyrë për të garuar me asnjë parti politike, kemi hyrë të krijojmë një autostradë të ndryshimit në vend. Partitë të tjera nuk kanë qenë të denja që të shkohet në koalicion me to. Kemi pas oferta nga të gjitha partitë e mëdha, por ajo qe ka lënë një përshtypje politike të republikanët e Kosovës sa na përket neve, ka qenë qëndrimi ynë që ne të krijojmë murin kinez mes së keqes dhe të mirës në Kosovës. Nuk do të kishte kurrfarë kuptimi nëse do të  shkonim me cilëndo parti që e ka degraduar vendin”, tha Zeka.

E kryetari i Partisë Republikane e Kosovës, Faton Kurti, tha se janë bashkuar meqë Kosova me të vërtetë ka nevojë për një alternativë.

“E mbështes çdo fjalë që tha (Milaim Zeka) por dua të shtoj qe ne u bashkuam se Kosova me të vërtetë ka nevoje për një alternativë, është bërë fjalë e përditshme kjo, alternativat nuk mund ti sjellin ato parti që e kanë zhgënjyer elektoratin e vet që 20 vjet. Këto dy parti (partia republikane dhe euroatlantike) janë qendër e djathtë konservatore. Ne nuk do ta luftojmë korrupsionin, por do ta eliminojmë korrupsionin, pastaj do t’i kyçemi zhvillimit ekonomik”, tha ai.

Në këtë konferencë u tha se sot do t’i dorëzojnë listat në KQZ dhe se njerëzit e përfshirë në ato lista janë të figura të reja.

 

Zeka: Si mund të bashkëpunojë Isa Mustafa me Albin Kurtin, i cili e quajti argat të Serbisë dhe e gjuajti me vezë

Periskopi.com Lajme

Kreu i Partisë Euroatlantike, Milaim Zeka i quan të pakuptimta koalicionet e lidhura ditëve të fundit në skenën politike, transmeton Periskopi.

Sipas Zekës, nuk mund të hysh në koalicion me atë që e fyen, e akuzon dhe e quan vrasës.

‘’Shokues koaliconi AKR-Nismëa, PSD-AAK. Tërësisht i pakuptimtë koalicioni LDK-VV. Sepse nëse ka carje aq të mëdha, akuza për tradhti, spiunazh, haraç, vrasje, me ata njerëz nuk mund të shkosh në koalicion’’, tha Zeka në Info Magazine.

”Janë koalicione aq hipokrite e biseda aq të paftyra. Mas pari i kam cepu Nismës, pastaj  i kam sha të tjerat. Alibn Kurti i ka thënë Isa Mustafës argat të Seerbisë, e ka gjuajt me vezë, e sprej në fytyrë. Cka kish me mendu opinion me shku ne koalicion me Frashër Krasniqit”

‘’PEK definitivisht ka vendos me shku e vetme në zgjedhjese pse programi jonë dallon në vija të trasha me parti tjetra’’/PERISKOPI/

 

 

 

 

Aziz Salihu i bashkohet PEK’ut të Milaim Zekës

Periskopi.com Lajme

Ish boksieri i mirënjohur, Aziz Salihu, është i paparashikueshëm! ‘Zizi’ është anëtarësuar në partinë politike të udhëhequr nga Milaim Zeka, Partinë Euroatlantike të Kosovës.

Aziz Salihu, legjenda e boksit shqiptar. Mirë se erdhe në Partinë Euroatlantike të Kosovës”, shkruan në profilin e facebookut te Hysen Gecajt.

Zeka: Premtoj hapjen e burgjeve të reja për ata që e kanë shkatërruar këtë vend

Periskopi.com Lajme

Milaim Zeka është treguar i ashpër për koalicionin që lidhën sot PSD dhe AAK. Ai thotë se ‘Shpend Ahmeti e ka bërë Prishtinën xhungël’.

Por në fund Zeka, thotë se PEK’u i tij, do të ndërtojë burgje të reja për ata që kanë shkatërruar këtë vend.

Ja postimi i plotë:

Paftyresia e partive te kualicionet parazgjedhore

Hajde e biri ne fije pse po behen keto kualicione?! Vetem me mashtru qytetarin e Kosoves. Vetem me mbulu hajnite dhe deshtimet e partive.

Shikojeni se ku e ka degradu Prishtinen Shpend Ahmeti?! Qytet xhungel. Qytet pa gjelbrim, pa kend lojerash per femi, pa trotuare, pa rruge, pa lifta neper ndertesa. Thjeshte asnje ndryshim pozitiv.

Per qeveri nuk kemi se çka me fole. Çdo gja ashte no coment. Tregohum nje sen te hajerit qe e mbani ne mend?! Sinqerisht kisha pas qef me dite. 88 zevendesministra. Miliona te vjedhur. Kjo qeveri na ka folur vetem per Serbine e Vuçiqin. Ka kriju psikozen e luftes. Kjo ka bere qe rinia te ike nga vendi ne numer me te madh se sa ne kohen e Millosheviçit.

Partia Euroatlantike e Kosoves nuk frigohet nese nuk hyne ne Parlament. Ne frigohemi nese e rrejme dhe e vjedhim Kosoven! Ne nuk gatuajme dhe nuk servirim rrena per me ardhe ne pushtet, qe permes pushtetit me vjedhe djersen e popullit. Ne premtojme uje, rryme, spitale, shkolla, çerdhe, heqeje tvsh ne dogana, heqeje te homologimit, zero dogane per makina te importuara, zero tax per investime nga diaspora dhe investitoret e huaje…

Ne pemtojme se me ne nuk ka tabela zyrtare! Me ne nuk do te vidhet paraja publike. Me ne nuk ka zyra punesimi neper parti politike!

Premtojme hapjen e burgjeve te reja per ata qe e kane shkaterru kete vend!!!

 

Milaim Zeka optimist se PEK do ta marrë pushtetin

Periskopi.com Lajme

Kryetari i Partisë Euroatlantike të Kosovës, Milaim Zeka, ka treguar planet e subjektit të tij, nëse bëhet pjesë e qeverisë së ardhshme të vendit.

Ai është shprehur shumë optimist se PEK do të marrë pushtetin. Zeka ka paralajmëruar se partitë e vogla do ta krijojnë qeverinë e re.

“Baza jonë është: Stop hajnisë së parasë publike”, ka thënë Zeka në emisionin “Pressing”, në televizionin T7.

Sipas Zekës, nëse partia e tij vjen në pushtet, nuk do të ketë “asnjë makinë me shkronjën Z. Veturat zyrtare do të tërhiqen”.

“Do t’ia kursejmë shtetit 250-300 milionë euro”, ka deklaruar Zeka në T7.

Ai po ashtu ka paralajmëruar veprime të tjera, nëse PEK hyn në qeveri.

“Do të heqim TVSH’në në dogana. Ku ke pa, pos në vende diktatoriale”, është shprehur ai.

“S’ka homologim. S’ka vazhdim të regjistrimit të makinave çdo vit, por çdo dy vite”, ka premtuar Zeka.

Zeka: Në LDK janë tallur edhe me Adem Jasharin e Ibrahim Rugovën, VV është partia e shekullit për mashtrim

Periskopi.com Lajme

Në KQZ sot janë regjistruar tri parti të reja politike. Mes tyre është edhe Partia Euroatlantike e Kosovës me udhëheqës Milaim Zekën. Anëtari i LDK’së në KQZ dhe ai i Vetëvendosjes, u tallën në momentin kur u përmend partia e Zekës. Por ky i fundit, ka disa fjalë për ta. Për LDK’në, Zeka thotë se ‘individë nga kjo parti janë tallur edhe me Adem Jasharin e Ibrahim Rugovën’, e për Vetëvendosjen, thotë se është ‘partia e shekullit për abuzim dhe mashtrim’…

Milaim Zeka sot ka regjistruar partinë e tij, Partinë Euroatlantike të Kosovës në KQZ. Ende pa nisur aktivitetin, në mbledhjen ku u regjistrua edhe PEK-u i Milaim Zekës, anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve janë tallur me të. Përfaqësuesi i LDK’së në KQZ, Sami Hamiti, filloi i pari kur kolegu i tij nga VV filloi të qeshë në momentin kur u fol për regjistrimin e partisë së Zekës.

 “Adnan, mos qesh se gjysën e votuesve ka me na i marrë”, i tha Hamiti i LDK-së, zyrtarit të Vetëvendosjes, Adnan Rrustemit.

Rrustemi ia ktheu po ashtu me ironi.

“Veç gjysmën a?”, ia kthen Rrustemi, teksa ironia e tyre me partinë e Milaim Zekës shkaktojnë të qeshura tek pothuajse të gjithë pjesëtarët e kësaj konference.

Por, Milaim Zeka, ka reaguar ndaj kësaj, siç e quan ai ‘tallje cinike’ të LDK’së dhe VV’së me partinë e tij. Për LDK’në, thotë se individë të kësaj partie janë tallë edhe me luftën e Adem Jasharit e edhe me vetë Rugovën.

“Lidhur me atë talljen cinike që e kanë ba përfaqësuesi I LDK’së dhe VV’së, mundem vetëm me thanë që individë të LDK’së janë tallë qe 20 vite me qytetarët e Kosovës, me luftën e Adem Jasharit, janë tallë edhe me Rugovën, janë tallë edhe me grevën e minatorëve dhe natyrisht që tallen edhe me neve si lëvizje e re politike sepse e shohin që qytetarët janë për ndryshime radikale”, ka thënë Zeka në një prononcim për Periskopin.

Ndërkohë, për Vetëvendosjen, Zeka thotë se është ‘partia e shekullit për abuzim dhe mashtrim’.

|Sa i përket Lëvizjes Vetëvendosje, VV është partia e shekullit për abuzim dhe për mashtrim. Askush në historinë e kombit shqiptar, asnjë lëvizje politike nuk u tallë me fukarallëkun dhe patriotizmin e shqiptarëve sa Lëvizja Vetëvendosje. E kanë rrejtë popullin për bashkim me Shqipërinë, e kanë rrejtë popullin për bashkim të Mitrovicës, e kanë rrejtë fukaranë për një milion gjëra dhe në realitet nuk kanë bërë asnjë veprim konkret për shtetndërtimin e Kosovës. Është e vetmja parti që merr parë nga Kuvendi i Kosovës ndërkohë që nuk pranon as simbolet e Republikës së Kosovës, as himnin as flamurin, as kurrgjë hiç”, ka thënë Zeka për Periskopin.

Ai ka thënë se në zgjedhje të gjithë do t’i masin forcat ndërkohë që për partinë e tij, thotë se ‘ka program konkret’.

“Prandaj do i masim forcat në zgjedhje. Jam shumë i bindur që me ekipën tonë kemi paraqitë një alternativë tepër serioze para qytetarëve të Kosovës. Kemi program shumë konkret. Çdo zgjidhje për problemet në Kosovë është e lehtë nëse ndalen abuzimet dhe hajnia”, ka thënë Zeka./Periskopi/

Skenës politike i shtohen edhe tri parti, mes tyre PEK’u i Milaim Zekës

Periskopi.com Lajme

Komisionin Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka marrë vendim në mbledhjen e radhës që të miratojë kërkesën e tri partive politike për regjistrim.

Bëhet fjalë për Iniciativës Politike “Partia Balliste”,  Partinë Euroatlantike të Kosovës  e udhëhequr nga deputeti Milaim Zeka dhe Partinë Demokratike të Diasporës.

 

 

“Konstatohet se me 8 vota për është regjistruar subjekti politik Partia Balliste me numër rendor 54″, tha kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka.

“Me 9 vota për është regjistruar Partia Demokratike e Diasporës (PEK), me numër rendor 55”, tha ajo.“Me 9 vota për është regjistruar Partia Demokratike e Diasporës, me numër rendor 56”, shtoi Daka, raporton EO.

Në këtë mbledhje është parashikuar që të diskutohet edhe lidhur me rastet për Prokurorinë e Shtetit për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të vitit 2017.

Zeka: Turp si po flisni për njëri-tjetrin, në Kosovë të gjithë njihemi

Periskopi.com Lajme

Kryetari i Partisë Euroatlantike, njëherësh deputeti Milaim Zeka, në një publikim në rrjetin social “Facebook” ka kritikuar gjuhën që po përdorin njerëzit e politikës në Kosovë ndaj kundërshtarëve politikë – raporton Periskopi.

Atë, Zeka e ka quajtur ‘retorikë poshtëruese’.

Sipas tij, është turp të flasësh në atë mënyrë përderisa në Kosovë të gjithë e njohin njëri – tjetrin.

Reagimi i plotë i Zekës:

Retorike poshteruese ndaje kundershtareve politik

Po lexoje shume deklarate te kolegeve te mi deputete, po edhe te politikaneve te tjere, te cilet po flasin me nje gjuhe poshtruese dhe denigruese ndaje kundershtareve politik. Turp!

Hajde flasim per programet tona politike dhe ekonomike. Hajde flasim per hajnine e parase publike nga ata qe kane udhehequr me kete vend. Hajde flasim me argumente se kush e ka shkaterru Kosoven e pasluftes. Mos u lodhni me te tjerat. Mos u bashkoni me propoganden serbe, sepse ne Kosove te gjithe e njohim njeritjetrin…!!!

Zeka: Haradinaj po më bën ftesë për kualicion, i thash ma mirë hajde ti në PEK

Periskopi.com Lajme

Deputeti Milaim Zeka ka publikuar disa fotografi nga bashkëbisedimi që pati gjatë një dasme me ish-kryeministrin, Ramush Haradinaj – raporton Periskopi.

Zeka ka shkruar në Facebook se Haradinaj i ka bërë ftesë për koalicion.

Madje, tregon se si i është përgjigjur ai.

“Kryeministri po me bene ftese per kualicion. Ma mire po i them me ardhe ai ne PEK!”, ka shkruar Zeka në Facebook.

Ai thotë të jetë gëzuar me kthimin e Haradinajt nga Haga.

“Nuk di per te tjeret, po une dhe familja ime jemi gezuar qe u kthy nga Haga”, ka shkruar Zeka tutje në Facebook./PERISKOPI