Vdesin 5 fëmijë si pasojë e zjarrit në një shtëpie në Pensilvani

Periskopi.com Lajme

Pesë fëmijë kanë vdekur nga zjarri i cili e përfshiu një shtëpi në Pensilvani gjatë së dieles. Këtë e kanë konfirmuar edhe autoritetet atje. Rasti ka ndodhur ditën e diele në ora 13:15, ndërsa një 12 vjeçar dhe një 17 vjeçar shpëtuan pasi që kërcyen nga çatia.

Shefi i Departamentit të Zjarrit, Guy Santone, tha që viktimat janë të moshës 8 muajsh deri në 7 vjeç.  Hetuesit janë duke punuar për t’i ditur shkaqe e zjarrit të madh.

Raportohet gjithashtu se zjarri ishte shumë i shpejtë dhe nuk kishte kohë për t’i shpëtuar ata.

“Ne ofrojmë empatinë tonë të plotë për të gjithë ata që u prekën nga kjo tragjedi e madhe dhe do të lutemi për ta dhe pë rata që shpëtuan” tha Santone.

Për Time-News, komshija Donika Scott, tha se zjarri u përhap aq shpejtë sa që nuk kishte dëgjuar asgjë. Sipas hetimeve të para, zjarri filloi nga dhoma e ndenjes ndërsa zjarrfikësit nuk arritën që ta shuanin për 4 orë.

Trump viziton sinagogën ku u vranë 11 persona, shpërthejnë protestat

Periskopi.com Lajme

Presidenti amerikan Donald Trump vizitoi këtë të martë sinagogën në Pittsburgh, aty ku 11 persona u qëlluan për vdekje gjatë fundjavës në vazhdën e një sulmi me tipare antisemitike, ndërkohë që më shumë se 1.000 protestues ishin mbledhur aty pranë për ta bërë të qartë se shefi i Shtëpisë së Bardhë nuk ishte i mirëpritur.

Duke mbajtur slogane që lexonin “Presidenti urren, larg shtetit tonë!” dhe “Trump, hiq dorë nga nacionalizmi i bardhë tani”, protestuesit ishin mbledhur pranë sinagogës “Pema e jetës”, ku ndodhi masakra e së shtunës.

Trump, i shoqëruar nga bashkëshortja Melania, sikurse edhe nga e bija Ivanka dhe bashkëshorti i kësaj të fundit, Jared Kushner, me këtë të fundit që është hebre, ishte aty për të ndezur nga një qiri për secilën prej 11 viktimave, të vrarë gjatë shërbesës së quajtur “Shabbat”.

Vizita kontroverse e tij vjen pasi vajtuesit u mblodhën në sinagogat aty pranë dhe iu bashkuan procesioneve në rrugë, në funeralet e parë për disa prej viktimave të sulmit më vdekjeprurës antisemitik në historinë moderne të Shteteve të Bashkuara, shkruan Top Channel.

Shërbesa për vëllezërit Cecil dhe David Rosenthal, që të dy rreth të 50-ave, ishte e para në nder të atyre që u vranë, në atë që ishte një krim nga urrejtja. Shërbesat për doktorin 66-vjeçar, Jerry Rabinowitz, dhe 71-vjeçarin Daniel Stein vijuan më tej në Pittsburg, ku dhjetëra banorë protestuan kundër vizitës së Trumpit.

I dyshuari Robert Bowers përballet me mbi 20 akuza të lidhura me gjakderdhjen te “Pema e jetës”. 46-vjeçari raportohet t’u ketë thënë policëve, pasi u kap, se “thjesht donte të vriste hebrenjtë”, teksa pretendonte përmes medieve sociale se hebrenjtë po ndihmonin të lëviznin karvanet me refugjatë nga Amerika Qendrore drejt Shteteve të Bashkuara, e duke i quajtur emigrantët “pushtues”.