Përfundon seanca dëgjimore, prokurori tregon kush u lirua nga masa e paraburgimit në rastin “Patentë Shoferët”

Periskopi.com Lajme

Seanca dëgjimore për të arrestuarit e ditës së premte për rastin e “patentë shoferëve” ka përfunduar para pak qastesh, raporton Periskopi.

Për katër nga të dyshuarit prokurori ka vendosur të mos e kërkoj masën e paraburgimit ndërsa, për pjesën tjetër ende nuk është marrë vendim.

Pasi prokuroria paraqiti provat për akuzat që i ngarkojnë dhe pala mbrojtëse po ashtu i paraqiti pretendimet e tyre, vendimi për të mos i paraburgosur katër nga të akuzuarit u mor.

Për gazetarët këtë e konfirmoi prokurori, Ilaz Beqiri.

“Shkëlqim Statofci, Haki Jashari, Liljana Bozhovic dhe Ava Kurteshi është vendosur të mos u caktohet masa e paraburgimit sepse kanë vlerësuar se nuk ka bazë që ndaj tyre të caktohet masa e paraburgimit”, u shpreh Beqiri, i cili tha se edhe për të tjerët do të meeret vendim brenda 48 orëve.

Prokurori Ilaz Beqiri ka thënë se për 19 të pandehur ka kërkuar një muaj paraburgim./Periskopi

Përfundon Seanca -mungesa e kuorumin pamundëson të votohet Draft Rezoluta për Luginën

Periskopi.com Lajme

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ia ka dërguar Kuvendit për shqyrtim dhe miratim Draft Rezolutën për kërkesat legjitime të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Pas shumë diskutimeve që u bënë, udhëheqësi i Seancës Xhavit Haliti mbylli seancën pa votuar pasi që në sallë ishin vetëm një numër i vogël i deputetëve.

Për mungesë kuorumi, seanca u mbyllë për të vazhduar në diskutimet seancën e ardhshme, ndërsa deputetët u porositën që ta lexojnë e përpunojnë këtë rezulutë deri atëherë.

Në një dokument ekskluziv të siguruar nga Periskopi, presidenti ka kërkuar që me miratimin e kësaj Rezolute shqiptarët e Luginës së Preshevës të bëhen pjesë e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Po ashtu, kërkohet që çështja e shqiptarëve të Luginës së Preshevës të ngritët në çdo forum ndërkombëtar ku marrin pjesë përfaqësuesit të institucioneve të Kosovës.  /Periskopi