Zjarri në Shëngjin shumë pranë banesave, vazhdojnë përpjekjet për ta mbajtur në kontroll

Periskopi.com Lajme

Vazhdon procesi i shuarjes së zjarrit në malin me pisha, Shëngjin, në një kohë kur flakët gjenden shumë pranë banesave.

Zjarri masiv, i shkaktuar afër portit të Shëngjinit po mbahet nën kontroll nga zjarrfikësit dhe forcat e ushtrisë.

Siç mund ta shihni nga videoja, çka po e vonon shuarjen e zjarrit, që ra një natë më parë është terreni i vështirë dhe era.

Aktualisht, tymi ka mbuluar mbarë zonën në fjalë.