Kallëzim penal ndaj Ardian Gjinit

Periskopi.com Lajme

Dega e Alternativës në Gjakovë sot zyrtarisht ka dorëzuar kallëzimin penal në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, ndaj kryetarit të Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, drejtoreshës së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Adelina Shehu Kola, drejtorit të QKMF-së në Gjakovë, Kujtim Zarari dhe udhëheqësit të departamentit të Administratës në QKMF, Musë Gjergjaj, për aplikimin e pagesave joligjore për shërbimet në mjekësinë familjare në Gjakovë, ndaj kategorive të liruara me ligj.

Alternativa thotë se aplikimin e pagesave joligjore ndaj pensionistët, personat me aftësi të kufizuara, nxënësit dhe kategoritë tjera të parapara me aktin nënligjor të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale.

“Si arsyetim të këtij kallëzimi, Alternativa konsideron se pagesa e participimit edhe nga pacientët të cilët në bazë të Ligjit për Shëndetësi, të cilët janë të liruar nga pagesa, është vepër e kundërligjshme që është praktikuar tash e dy muaj nga qeverisja lokale dhe menaxhmenti i QKMF-së në Gjakovë. Meqë kemi informacione të vazhdueshme për veprime në kundërshtim me Ligjin dhe aktin nënligjor të nxjerrë nga Ministria e Shëndetësisë dhe Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, konsiderojmë se një praktikë e tillë duhet të trajtohet nga Prokuroria Themelore në Gjakovë dhe të ndërmerren masa që ky akt i kundërligjshëm të ndërpritet menjëherë dhe keqpërdoruesit e detyrës zyrtare të nxirren para drejtësisë”, thuhet në komunikatë.

Për një muaj, Prokuroria në Gjakovë akuzoi 170 persona

Periskopi.com Lajme

Në Prokurorinë Themelore në Gjakovë , gjatë muajit janar 2019, janë ngritur 131 aktakuza kundër 170 personave, për vepra të ndryshme penale nga Kodi i Republikës së Kosovës.

Në Departamentin e Krimeve të Rënda, gjatë kësaj periudhe janë ngritur 5(pesë) aktakuza kundër 9  (nëntë)personave, gjithashtu i njëjti Departament ka bërë 2( dy) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit.

Departamenti i Përgjithshëm i kësaj prokurorie ka ngritur 126( njëqindenjëzetegjashtë) aktakuza kundër 161(njëqindegjashtëdhjetenjë) të pandehurve, po ashtu ka bërë 8 (tetë) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit.

Departamenti për të Mitur, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, ka bërë 3 propozime për masë Edukative.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, vazhdon të mbetet e përkushtuar në luftimin e kriminalitetit, ngritjes së efikasitetit, transparencës dhe llogaridhënies.

 

Prokuroria e Gjakovës sqaron arsyet e rrëmbimit të një personi nga fshati Bec

Periskopi.com Lajme

Prokuroria Themelore në Gjakovë, kanë ndaluar dy persona M.G dhe A.B., meqenëse ekziston dyshimi se të njëjtit më 11 nëntor në fshatin Bec të Gjakovës kanë rrëmbyer personin I.J., nga fshati Rashkoc i Gjakovës në atë mënyrë që e kanë kërcënuar me armë dhe e kanë detyruar të futet në automjetin e tyre, dhe e dërgojnë tek liqeni i Radoniqit.

Arsyeja e rrëmbimit është se viktima I.J., ka marrë pjesë në zgjidhjen e një kontestit në mes të motrës së pandehurit M.G.,  dhe bashkëshortit  të saj,  duke e kanosur që këtë çështje ta zgjidhë në favor të  tyre, te cilën gjë viktima “ka pranuar ta bëjë”.

Prokurori i çështjes i ka propozuar Gjykatës Themelore në Gjakovë,  që ndaj të pandehurve të caktohet masa e paraburgimit  në afat prej 30 ditësh.